back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Drejtshkrimi i Gegnishtes ose Gegnishtja e Standardizueme” – libër nga Mehmet Elezi

Gazeta

Mehmet Elezi - Gegnishtja e Standartizueme
Mehmet Elezi – Gegnishtja e Standartizueme

“Drejtshkrimi i Gegnishtes ose Gegnishtja e Standardizueme”

libër nga Mehmet Elezi

Njoftim shumë i pritur dhe me vlera tepër të mëdha kombëtare. E kam pritë me shum’ gëzim. Në Abetaren e vitit shkollor 1946-1947, në kllapa shruhej (Gegënisht). E gjithë korrespondenca zyrtare deri pas Çlirimit (1944), është në gegënisht. Edhe akti i shkrimit të Pavarësisë, është në gegënisht ku thuhet “…prej sod Shqipnija shpallet e mosvarëme…”
Më vjen habi dhe keqardhje për ndonjërin “kompetent” që s’e njehë gjuhen shqipe në zhvillimet e sajë, dhe i habitur nga fakti historik, shprehet që nuk mundet të ekzistojë Drejtëshkrim gegërisht??? Radio Prishtina deri në fund të vitit 1972, emisionin e jepte në gegënisht.
Unë mbeta i befasuar, kur pas kësaj filloi në toskërisht, që artikuloheshin fjalët nga folësit e Kosoves, si një i huaj që mëson për herë të parë shqip. Përgëzime për punën e jashtëzakonëshme studimore – shkencore në pasurimin e gjuhës shqipe në interes të madh kombëtar.
Hamëz Koci

Mehmet Elezi
Mehmet Elezi

“Drejtshkrimi i Gegnishtes ose Gegnishtja e Standardizueme”

Ka dalë nga shtypi libri me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në gegnisht, botim cilësor i Fondacionit ALSAR.
Është hera e parë që botohet një libër i tillë në Tiranë.
Libri u përgatit për botim nga Mehmet Elezi, i cili ka shkruar edhe parathënien dhe e ka pajisur me shënime.

Në vijim një fragment nga parathënia.

Gegnishtja i ka pasë rregullat e drejtshkrimit para se me i pasë shqipja e sotme standard!
Pikëpamjet për gjuhën shqipe të standardizueme i kam shtjellue në disa libra dhe në media. Nji reformim të standardit, pa ia cënue bazën, e shoh jetik. Nji hapje me kritere shkencore për pasunitë e gjuhës shqipe në dialektin gegë, të përjashtueme për arsye jashtëgjuhësore, do ta shëndetësonte gjuhën. Do t’ia forconte imunitetin. Do ta mbushte me energji të reja.
Atëherë pse tashti kjo vemendje për gegnishten e normëzueme?
Gegnishtja dhe tosknishtja janë dy mushknitë e gjuhës shqipe. Si njerëz të lirë, nuk mund t’ia lejojmë vetes “luksin” me shpërfillë qoftë edhe nji shkronjë a tingull të saj. Të shpërndamë në disa shtete në Ballkan, të bamë pikë e pesë nëpër botë, e vetmja që na njajtëson qartësisht si shqiptarë asht fjala shqipe. Pa gjuhë shqipe s’ka shqiptarë.
Vërehet nji prirje me e gjallnue gegnishten. Herë-herë ma fort si vullnet i paorganizuem, sesa si ndihmesë e mirëfilltë.
Disa shkrimtarë po shkruejnë gegnisht. Edhe në Itali e në vende të tjera të zhvillueme njerëz të letrave shkruejnë në dialekt. Në Zvicër përdorimi i dialektit në ligjërimet publike shihet si cilësi elitare.
Do të tjerë shkruejnë në nëndialekt. Dihet se gegnishtja ka katër nëndialekte: shkodranishten, kosovarishten, nëndialektin e Shqipnisë së Mesme dhe nëndialektin e Dibrës, Tetovës e trevave përreth. Edhe tosknishtja ka tri nëndialekte. Gjithkush ka të drejtë me ba zgjedhjen e vet, por nëse nëndialekti paraqitet si dialekt, krijohet pështjellim në gjuhë.
Herë mbas here thuhet se gegnishtja s’ka normë drejtshkrimi. Sa herë e kam lexue ose ndëgjue këtë pohim, jam habitë me guximin e atyne që e shqiptojnë. E errësojnë të vërtetën me qëllim, apo bajnë të ditunin për gjana, që nuk i njohin fare? Me gjasë edhe njana, edhe tjetra.
Gegnishtja i ka pasë rregullat e drejtshkrimit para se me i pasë shqipja e sotme standard.
Librin mund ta gjeni te libraria ARTE’S, në fund të bulevardit Zogu I, përballë shtatore së mbretit; po edhe në librari të tjera.
14 prill 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.