Drejt një dialogu të domosdoshëm midis mendimit shqiptar dhe Qytetërimit Botëror – nga Robert Martiko

Gazeta

Robert Martiko (ai)
Robert Martiko (ai)
Drejt një dialogu të domosdoshëm midis mendimit shqiptar dhe Qytetërimit Botëror
nga Robert Martiko

Ky libër nuk synon vetëm t’i lexojë figurat e mëdha shqiptare përmes historisë, filologjisë apo kronologjisë. Duke i çliruar nga burgu muzeor dhe duke ua rikthyer kuptimin për jetën e sotme, ai përpiqet t’i vendosë në dialog me Homerin, Platonin, Danten, Leonardon, Xhordano Brunon, Galileon, Kantin, Hegelin, Ajnshtajnin, Bergsonin dhe gjigandë të tjerë të qytetërimit, duke kërkuar te secili jo vetëm veprën, por edhe idenë e njeriut që mishëron.
Sepse një kulturë nuk rritet duke mbetur e mbyllur në vetvete. Ajo rritet kur hyn në dialog me ndërgjegjet më të mëdha të njerëzimit.
Dhe një figurë kombëtare si Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Etëhem Haxhiademi, Lasgush Poradeci, Pjetër Meshkalla, Nënë Tereza apo Skënderbeu bëhet universale kur fillon t’i flasë jo vetëm historisë së popullit të vet, por historisë së njeriut.
Mjafton të zbulohet ideja e Njeriut që secili prej shqiptarëve të dëgjuar mishëron.
Ky është pikërisht dialogu që kultura shqiptare është e thirrur të zhvillojë sot me qytetërimin botëror.
Pas shkrimit “Kur shpellat e Lascaux-së shikojnë Akademinë Shqiptare pa folur” do të vijojë shkrimi me titullin: “Kur Dante shikon Akademinë Shqiptare”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit