back to top
23.4 C
Tirana
E mërkurë, 15 Korrik, 2026

Dr. Bledar Prifti kërkon t’u hedhë hi syve shqiptarëve… – nga Artur Shkurti

Gazeta

Dr. Bledar Prifti inkurajon... propagandën
Dr. Bledar Prifti inkurajon… propagandën
Dr. Bledar Prifti kërkon t’u hedhë hi syve shqiptarëve…
nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës – “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 1 korrik 2026

Dr. Bledar Prifti
inkurajon propagandën shpërfillëse të Izraelit ndaj shqiptarëve,
duke na turpëruar, duke nxitur inferioritetin,
dekurajimin dhe çorientimin e analizës…*

Oh,sa qenë të gënjyer,
ata që vuan për botë,
Turp të madh kanë rrëfyer,
punuanë fare kotë!
Naim Frashëri

Dr. Bledar Prifti, profesori i jashtëm i politikës në St. Petersburg College Florida, boton në Gazetën “Dielli” të Vatrës një artikull me titullin “Armiku më i madh i shqiptarëve…” (30 qershor 2026)
Titulli qartësisht premton për sofizma, se një profesor i politikës nuk mund t’i lejojë përgjithësimet si “armiku më i madh” dhe me autorë “të gjithë shqiptarët”. Nuk ekziston “armiku më i madh i shqiptarëve” përveç se figurativisht. Nuk mund të ketë një dakortësi të provuar të të gjithë shqiptarëve. Dr. Prifti nuk e ul veten të bëjë debat me ndonjë artikull konkret, por u përvishet gjithë shqiptarëve, edhe pa shkruar të gjithë shqiptarët mendimet e tyre. Kjo do të thotë se Bledarit për CV-në e vet “pro hebreje” dhe pro Izraelit i duhet vetëm një artikull ku t’i përvishte çdo kujt që ka dalë, po del e do të dalë. Pra, po lë një “artikull-ideologji” me porosinë “mos m’i prekni hebrenjtë dhe Izraelin se do të mërzitem shumë e do t’u quaj komb i prapambetur me kulturë politike të sëmurë”.
Citojmë Dr. Bledar Prifti: “Në gjirin e shqiptarëve po përhapet si zjarr një valë e rrezikshme dhe e verbër urrejtjeje ndaj shtetit të Izraelit dhe popullit hebre. Kjo urrejtje ushqet me një teori konspirative të neveritshme dhe absurde, sipas së cilës lobet hebreje gjoja kanë orkestruar shpopullimin e Shqipërisë për ta mbushur vendin me kolonë hebre ose palestinezë, si pjesë e një plani të madh për ekspansion Izraelit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.”
Koment: Autori e bombardon lexuesin qëllimisht me miksim përgjithësimesh të padrejta dhe raportim të pjesshëm ose të shtrembër për të futur në një thes kritikën serioze me “konspiracionistët”. Kjo bëhet bashkë në mënyrë që “logjika hebreje” të vrasë “me një gur të Bledar Priftit dy zogj”, edhe “ata që ia fusin kot” edhe ata që e kanë kritikën ndaj Izraelit me fakte. Bledari nuk na provon me ndonjë artikull “hebre” nëse vetë hebrenjtë janë shqetësuar apo jo nga kritika shqiptare. Atëherë kësaj i thonë “I zoti e jep, tallalli s’e shet”. Çfarë kuptimi ka t’i mbetet hatri dr. Bledarit, kur vetë shtypi izraelit nuk po thotë gjë. Pra Bledari del vetë vullnetar. Për ne do të ishte më me interes të dëgjonim vetë shtypin e Izraelit.
Është botërisht e ditur që Izraeli është mbështetësi kryesor i Qeverisë Rama dhe është evidente që kjo është qeveria më shpopulluese ndër shqiptarët.
Qeveria Rama i ka hequr titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit dhe ka dëmtuar sektin bektashi dhe këto dy dëme janë të lidhura me justifikimin që sekti bektashi duhej shkëputur nga lidhjet me Iranin. Ky nuk ishte interes i vetë bektashinjve shqiptarë, por i Izraelit. Izraeli e ka detyruar Qeverinë Shqiptare t’i japë emrin shqip “Besa” si emërtim të Muzeut Hebraik në Tiranë. Kjo është dëmtim i rëndë i kulturës kombëtare shqiptare, sepse e shkatërron kuptimin e emrit “besa” nga “Besë e bujarëve shqiparë” në “Besëlidhje shqiptaro-izraelite”. Përmes kësaj lëvizje të rëndësishme propagandistike synohet të dëmtohet Sistemi Arsimor e Edukativ i shqiptarëve.
Më 2 mars 2023, (gjashtë muaj para sulmeve të Hamasit) i kemi shkruar një letër me shumë etikë dhe argument të bazuar Kryeministrit të Izraelit Beniamin Netanjahu për të kundërshtuar rrëmbimin dhe vendosjen e emrit BESA si emërtim të Muzeut Hebraik. Të njëjtën letër ia nisëm edhe Universitetit të Telavivit, Qendrës Botërore për Kujtesën e Holokaustit Yad Vashem, Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Argumentuam dëmin kulturor që do të kenë shqiptarët nga kjo grabitje dhe tjetërsim i kuptimit të BESËS në besëlidhje shqiptaro-izraelite. Kemi shkruar edhe më vonë shumë. Nuk morëm asnjë përgjigje dhe asnjë reagim. Shpërfillje e provuar ndaj një përfaqësuesi të sistemit arsimor shqiptar, që qartësisht po e shkruante se BESA është fjala kyç për të emërtuar “sintezën shqiptare të besimeve fetare”, produkti më i lartë kulturor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ndërkohë Dr. Bledar Prifti, fyen inteligjencën shqiptare duke shkruar pa dallim e pa diferencim, në mënyrë të turpshme:
Citojmë: “Intelektuali shqiptar nuk ka lidhje reale as me intelektin e vërtetë, as me interesin kombëtar. Çdo gjë që bën është në funksion të promovimit të vetes dhe të interesave të ngushta personale. Ai është ose pa ide, ose me ide të mbrapshta që vetëm e thellojnë krizën. Në vend që të ndriçojë rrugën, ai e errëson atë edhe më shumë për të ruajtur privilegjet e veta.”
Që të kapësh “me presh në duar” Izraelin duke grabitur kulturën abstrakte (Besën) kjo është “intelekt i vërtetë” Bledar. Pse nuk e bëre ti këtë?! Që të shkruash për të tillë temë, qartësisht nuk është një interes privat. Servilizmi jot ndaj hebrejve, për interesa materiale, i plotëson kushtet e asaj që thotë Sami Frashëri:
“Secili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim. Nuk është për t’u qortuar ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet, por s’ka poshtërsi më të madhe se të rrezikosh atdheun për interesa personale.” Si pjesë e inteligjencës shqiptare ne besojmë që e kemi bërë detyrën dhe ia kemi ndriçuar udhën Sistemit Arsimor Shqiptar, duke i bërë të qartë se pse qeveria proizraelite po i hiqte titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit, pse po dëmtonte Rilindjen Kombëtare, Edukimin Kombëtar, Sistemin Arsimor, pse po shkruante libra tjetërsues për Vëllezërit Frashëri, pse po dëmtonte “Mësonjëtoren”, pse po shkombëtarizonte Korçën. Çfarë doni ju më të mirë nga inteligjenca shqiptare? Ju doni që të jetë “servil” si puna juaj ndaj izraelitëve!
Ne nuk po kundërshtonim politikën globale të Izraelit, por po shkruanim si shkollë laike dhe për diçka që prek interesin shqiptar.
Dr. Bledar Prifti e ka gjetur udhën që është servilizmi ndaj hebrenjve dhe Izraelit, që kanë në dorë me shumicë departamentet ku Bledari kërkon punë “shkencore” si kjo “paçavure” që ka kundër shqiptarëve. Të thuash se “intelektuali shqiptar nuk ka lidhje me intelektin e vërtetë”, kjo është tepër e ndyrë, se shqiptarët kanë më shumë intelekt se hebrenjtë, më shumë moral se hebrenjtë, më shumë forcë se hebrenjtë dhe më shumë humanizëm se hebrenjtë. Që nuk janë të pasur sa hebrenjtë, kjo provon se ata vërtetë kanë virtyte, nëse e shohim me syrin e Balzakut që thoshte se në themel të çdo pasurie qëndron një krim dhe meqë hebrenjtë quhen më të pasurit në botë, ka një arsye dhe atë e di Balzaku. Pasuria nuk është çështje zgjuarsie, por është çështje morali individual dhe kombëtar. Nëse shqiptarët janë individualistë, kjo fare nuk i prish punë botës. Botës i prishin punë “kombet që u bëjnë gropën të tjerëve”. Dr. Bledar Priftit i kujtojmë thënien e Kancelarit Gjerman “Izraeli po bën disa punë të ndyra për ne”. Kjo është një provë e mirë për atë që thamë më lart se si sigurohet pasuria me punë të pastra apo punë të ndyra. Nuk kemi parë që Izraeli ta kundërshtojë përcaktimin e kancelarit gjerman.
Dr. Bledar Prifti është i shqetësuar se kritika për Izraelin është shtrirë edhe në diasporë. Pra, nuk ka lënë shqiptar në këmbë pa kritikuar. Shqiptarët, intelektualët, diasporën. Dyshoj që ka ndonjë shqiptar me të cilin të krenohet Bledari!
Citojmë: “Çfarë e bën këtë situatë edhe më ironike, më të turpshme, dhe më absurde është fakti se edhe vetë diaspora shqiptare është një promotor i zëshëm dhe i zellshëm i këtij konspiracioni të sëmurë. Ata duan të na bindin se arsyeja pse qindra mijë shqiptarë braktisën Shqipërinë nuk ishte dëshira e tyre e ligjshme për një jetë më të mirë, por një komplot i madh i huaj për ta mbajtur vendin të varfër dhe për ta zbrazur.” Bledari kërkon t’u hedhë hi syve shqiptarëve. Që t’u bësh kritikën kritikave të shqiptarëve pa referuar asgjë, por duke e zgjeruar qëllimisht fokusin, është një manipulim sofist. Asnjë profesor serioz nuk do ta fuste “të tërë diasporën shqiptare” dhe “inteligjencën shqiptare” në një thes, qoftë edhe për t’i bërë lëvdata jo më për kritika. Me sa duket merr më shumë kredite CV-ja e tij nëse bordet hebreje të universiteve mësojnë se Bledari na paska djersitur duke luftuar me “të gjithë disaporën”, “me të gjithë shqiparët”, “me të gjithë inteligjencën”. Megjithëse ne jemi kritikë ndaj Izraelit, ne nuk e tërheqim “kërrabën nga vetja” me sofizëm e të themi “Po, të gjithë shqiptarët janë kundër Izraelit”. Kritikat i kemi të adresuara dhe të fokusuara në një problem konkret që mendojmë se e argumentojmë mjaftueshëm. Bledari dëmton më shumë izraelitët nëse fiktivisht thotë “gjithë shqiptarët janë përfshirë nga vala anti-hebre”. E bën këtë për t’u thënë hebrenjve se s’ka mbetur tjetër veç Bledarit t’i shpëtojë nga shqiptarët. E ulët!
Bledari vijon me turpërimin e të gjithë diasporës shqiptare për të dhënë mesazhin “Mos u merrni me Shqipërinë nëse jeni jashtë (lëreni në dorë të Izraelit), ndryshe jam gati t’u rrëmoj plagët si vijon, citoj: “Mirëpo, nëse e kanë “kuptuar” këtë “komplot”, pse nuk kthehen dot në atdhe? Kush i mban me forcë në SHBA, në Gjermani, në Itali apo në Britani? Asnjeri. Ata vetë zgjedhin të mos kthehen, sepse e dinë thellë në shpirt se problemi nuk është “komploti i hebrenjve”, por Shqipëria që ata lanë pas, një vend i kapur nga hajdutëria, korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë.” Qëllimisht i bën çorap argumentet dhe i zgjeron në atë formë që askush nuk do të merret me të, sepse Bledari i lë kufijtë qëllimisht evazivë.
Bledari na fyen inteligjencën kur thotë: “Siç e kam thënë edhe më parë, është në natyrën e kombeve me kulturë politike të sëmurë dhe të prapambetur të fajësojnë gjithmonë të tjerët për fatin e tyre.”
Bledarit nuk i intereson se kush e sjell “kulturën e sëmurë politike” që në fakt është përsëri një ndërhyrje e huaj. Pse duhej shqiptarët ta dobësonin vetë Sistemin Arsimor dhe Universitetet sado të korruptuar të ishin?! Nuk ka asnjë logjikë! Pse duhet shqiptarët të prishin Harmoninë Fetare. Pse duhet që shqiptarët të spiunojnë e të eksportojnë jashtë të gjithë databazën e spiunimit me dhunë shtetërore pa patur ligj, të fëmijëve shqiptarë (6-18 vjeç)? Kjo nuk është punë shqiptare, por e huaj, që pastaj u kundërvihet shqiptarëve dhe Bledarit i duken “inteligjentë” grabitësit dhe viktimat i duken njerëz kot. Bledari nuk pranon ankesa për Izraelin, dhe nuk pranon të shqyrtojë asnjë argument shqiptar. Pra, mirë që shpërfillen nga Izraeli, por shqiptarët nuk përfillen as nga Bledari, që u shtrembëron, u fsheh të vërtetën e kritikës që kanë ndaj Izraelit. Dr. Bledar Prifti nuk begenis të marrë në shqyrtim ndonjë autor konkret, ndonjë grup konkret, apo ndonjë artikull konkret, por krejt në tym zbraz një armë që godet “të gjithë shqiptarët”, “të gjithë inteligjencën shqiptare” dhe “të gjithë diasporën”.
Bledari e di shumë mirë që Karteli Politik PS-PD-LSI-Mundësi janë në unison pro Izraelit. Pse nuk u thotë shqiptarëve “Merrni shembull nga Rama-Berisha-Meta-Shehaj me dashurinë që tregojnë ndaj Izraelit”?! por u përvishet shqiptarëve të tjerë! Kjo do të thotë se Dr. Bledar Prifti e fut Kartelin Politik dhe veten e tij si pjesë të Izraelit dhe jo si pjesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Bledari u këshillon shqiptarëve të vetëfshikullojnë veten dhe të kursejnë edhe Izraelin edhe çdo shtet fqinj që përfiton prej Qeverisë Antikombëtare lëshime dëmtuese në kurriz të Shqipërisë. Citojmë Bledarin: “Në vend që të shohin problemin tek vetja, të reflektojnë dhe të përpiqen ta ndryshojnë, ata e kërkojnë fajtorin jashtë kufijve. Si rrjedhojë, këto kombe kurrë nuk arrijnë të piqen politikisht dhe ekonomikisht. E keqja më e madhe nuk vjen nga jashtë. Kjo e keqe është brenda nesh. Shqiptarët janë të aftë të tregojnë me vepra se janë armiku më i madh i vetes së tyre.”

*Titulli i Shkrimit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.