back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Dorëshkrimi i nji Poeti dhe nji Poezie të jashtzakonshme – nga Gjergj Jozef Kola

Gazeta

Erich Fried -  Kjo asht ajo që asht...
Erich Fried – Kjo asht ajo që asht…

Dorëshkrimi i nji Poeti dhe nji Poezie të jashtzakonshme

nga Gjergj Jozef Kola

Lajmi i mirë e i bukur në fundjavë…
Para vendit të punës në Vjenë, ndodhet nji Antikuar, ku nji burrë e grue pensionista, kanë punue mësuesa gjuhë-historie e tash kanë hapë kët dugajë prestigjoze.
Fati i tyne i mirë se tue kenë vjenezë kanë lidhjet e tyne të padukshme e sa herë që nji koleksionist ndrron jetë, këta ia marrin trashëgiminë dhe e tregtojnë…
Jena miq tash sa kohë, qyshse unë para do vjetësh mora aty nji pikturë të Erik Reisenhofer me titullin kuptimiplote Skutari 1916
Aty u bamë miq e jena ende sot e ata i dijnë sy interesat e mija: Piktura të krijuesve austriakë në Luftën e Parë në Shkodër – Shqipni…(osmanët ndejtën 4.5 shekuj e nuk e vizatuen nji rrugë në Shkodër,) ndërsa austriakët kanë shumë të tilla…
Interesi jem i dytë janë dorëshkrimet e poetëve austriakë e kështu këto ditë sapo dola prej shkolle më thirrën prej lerg:
“Herr Kola, kena diçka të bukur fort për ty!”
U afrova dhe sapo e mora në dorë m’u dridhën të dyja njiherësh.
Ishte si me pasë në duer nji vepër të tre kolosëve të rilindjes shqiptare: Faik Konicës, Gjergj Fishtës e Anton Zakos…
Poezinë në fjalë e njihja që në auditorin e universitetit Karl Francenz në Graz, edhe autorin për herë të parë aty e kisha ndeshë. Poezija kishte diçka mahnitëse në mu, që kujtoja se i njifshe tanë poetët ma të mirë të botës…
“Si asht e mujtun mos me e njoftë: Erich Fried?!” Tash që poezija e tij ma e famshme, emblemë austriake e poezisë gjermane, e ngjashme me poezinë hymn të Fishtës apo të Naimit për gjuhën shqipe ndodhet në dorën teme nuk e di se çfarë ndjesije kam.
Në “Muzeumin e letërsisë arbnore” si pjesë përmbamëse e “Insitutit për mbrojtjen e kulturës arbnore” që ka m’u hapë së shpejti në Vjenë kjo poezi bashkë me disa origjinale të tjera ka me pasë vendin e nderit.
Shijoni mikesha e miq disa poezi të autorit në kët fundjavë:

Gjergj Jozef Kola
Gjergj Jozef Kola

1.Erich Fried u lind në Vjenë në Maj të vjetit 1921, e vdiq në Londër në 1988. Poeti u largue nga Vjena në moshën 17 vjeçe, pse Adolf H. nji ish-piktor nuk i donte poetët e artistët përreth vedit e kryeqytetit austriak.
Poezia e famshme, “Es ist was es ist – Kjo asht ajo që asht” u shkrue ne vjetin 1983… dhe pati famë ndërkombtare…

2.Pa magjine e gegnishtes shumë poezi gjermane s’kisha me i kuptue kurrë….
Gjergj Jozef Kola.

Erich Fried - Es ist was es ist
Erich Fried – Es ist was es ist

3. Erich Fried – Kjo asht ajo që asht

Kjo s’ka kuptim
thotë arsyeja
Kjo asht ajo që asht
thotë dashunija

Kjo asht fatkeqsi
thotë llogorija
Nuk asht gjà tjetër veçse dhimbje
thotë frika
Ash e pashpresë
thotë dija
Kjo asht ajo që asht
thotë dashunija

Kjo asht qesharake
thotë krenaria
asht mendjelehtë
thotë matunia
Kjo asht e pamujtuna
thotë përvoja
Kjo asht ajo që asht
thotë dashunija.

Erich Fried (1921-1988)
Erich Fried (1921-1988)

4. Erich Fried – Si ishte dashte me u puthe ti

Kur të puthi
Nuk asht vetëm goja jote
Jo vetëm kerthiza
Jo vetëm prehni jot
Që po puthi
Unë puthi edhe pvetjet tueja
Dishirat tueja
Puthi zhytjen ndër mendime
Dyshimet dhe guximin tand
dashuninë tande për mue
dhe lirinë tande prej mejet
kambën tande
që ka ardhë deri këtu
e prep largohet
unë të puthi ty
njashtu si je
dhe njashtu si ke me kenë
nesër dhe ma vonë
kur koha jeme të mbarojë…

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.