
“Don Kishoti i Mançës”
dhe madhështia e tij ndër kohra
Kushdo që e ka lexuar këtë vepër të jashtëzakonshme e di mirë se Servantes-i na kujton vlerat universale, fatkeqësisht të harruara gjithnjë e më shumë, si besnikëria, mirësjellja, ndershmëria dhe kërkimi i drejtësisë sociale. Pavarësisht vështirësive, Don Kishoti na mëson rëndësinë e të pasurit ëndrra, edhe kur ato duken të pamundura ose kur na bëjnë të dukemi të çmendur në sytë e të tjerëve.
Krahas urtësisë popullore të mishëruar nga figura e Sanço Pançës, reflektimet e Don Kishotit mbi vlerat, virtytet dhe defektet njerëzore – si liria, drejtësia, nderi, solidariteti dhe dashuria – përfaqësojnë mësime autentike të jetës që janë ende jashtëzakonisht të rëndësishme sot.
Ndër citimet e shumta që mund të nxirren nga Don Kishoti i Mançës, këtu janë disa nga më përfaqësueset e sistemit të vlerave që Cervantes transmeton përmes “Kalorësit i fytyrës së vrerosur”:
Qëllime fisnike në jetë – Kapitulli XXXII
“Disa ecin në rrugën e gjerë të ambicjes krenare, të tjerë në atë të lajkave servile dhe të ndyra, të tjerë sërish në atë të hipokrizisë mashtruese dhe disa të fesë së vërtetë; por unë, i udhëhequr nga ylli im, eci në shtegun e ngushtë të kalorësisë, në ushtrimin e së cilës përbuz pasurinë, por jo nderin!
Liria – Kapitulli LVIII
“Liria, Sanço, është një nga dhuratat më të çmuara që qielli u ka dhuruar njerëzve; nuk ka asnjë thesar në tokë apo në dete që mund të të barabitet me të. Për lirinë, si për nderin, njeriu mund dhe duhet të rrezikojë jetën, ndërsa skllavëria është e keqja më e madhe që mund t’i godasë njerëzit.”
Virtyti – Kapitulli XLII
“Dëgjo, Sanço: nëse ndjek rrugën e virtytit dhe merresh me veprime të virtytshme, nuk do të kesh arsye t’i kesh zili ata që kanë si paraardhës princa apo zotninj. Gjaku trashëgohet, por virtyti fitohet dhe vetëm virtyti vlen atë që gjaku nuk mundet!”
Bukuria – Kapitulli LVIII
“Dije, Sanço, – u përgjigj Don Kishoti, – se ka dy lloje bukurish: ajo e shpirtit dhe ajo e trupit. Bukuria e shpirtit manifestohet në intelekt, ndershmëri, sjellje të mirë, bujari dhe edukim. Të gjitha këto cilësi mund t’i përkasin edhe një njeriu të shëmtuar… dhe kur dikush fokusohet në kët bukuri, në vend që të lindë me forcë dhe avantazhe fizike.”

Mosmirënjohja – Kapitulli LVIII
“Ndër mëkatet më të këqija të kryera nga njerëzit, disa thonë se më e rënda është krenaria; unë në vend të kësaj them se është mosmirënjohja, pasi thuhet se ferri është plot me mosmirënjohje. Unë jam përpjekur ta shmang kët mëkat qysh kur kam përdorur arsyen. Nëse nuk mund t’i kthej përfitimet e marra me vepra të tjera bujare, i zëvendësoj me dëshirën për t’i bërë ato që nuk janë të mjaftueshme përfitimet e marra, i kompensojnë ato në një farë mënyre.”
Përulësia – Kapitulli XLII
“Ji krenar, Sanço, për origjinën tënde të përulur dhe mos ki turp të thuash se vjen nga një familje fshatare. Nëse s’ndjehesh i turpëruar, askush s’do të të kritikojë. Bëje synim tëndin të jeshë më shumë një i përulur i virtytshëm se sa një mëkatar krenar. Janë të panumërt ata, që pavarësisht origjinës së përvuajtjes, janë ngjitur në lartësitë e dinjtetit panor dhe perandorak. E mund të jepja kaq shumë shembuj sa do të lodheshe duke më dëgjuar!
Këto dhe shumë reflektime të tjera tregojnë se Don Kishoti është një libër i përjetshëm. Edhe pse është shkruar në vitin 1615, mësimet e tij mund të zbatohen edhe sot. Pa dyshim, një vepër që të gjithë duhet ta lexojmë të paktën një herë në jetë.