back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Dom Pjetër Gruda (1922-1989) kleriku i paralizuar që u mbajt i burgosur derisa vdiq

Gazeta

Dom Pjetër Gruda, (1922-1989) - Martir i persekutimit komunist
Dom Pjetër Gruda, (1922-1989) – Martir i persekutimit komunist
Dom Pjetër Gruda (1922-1989)
kleriku i paralizuar që u mbajt i burgosur derisa vdiq

Dom Pjetër Gruda ishte i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste. Vetëm 3 muaj para se të shpallej amnistia e klerikëve, i paralizuar prej shumë kohësh dhe i mbajtur në burgun Nr. 305 në Sarandë, Dom Pjetër Gruda dha shpirt mes mundimesh të mëdha.
Pjetër Palok Gjeloshi – Gruda, lindi në fshatin Grudë të Malit të Zi, më 1 gusht 1922. Studimet e formimin për meshtar i bëri në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor, në Shkodër. Meshën e parë e kremtoi më 1946. Që nga ky vit filloi misionin e tij meshtarak duke u emëruar famullitar në Shkrel, prej nga më vonë u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit kur u mbyllen Kishat dhe tempujt e tjerë fetar nga regjimi komunist në Shqipëri.
Pas mbylljes së tempujve dhe institucioneve fetare, Dom Pjetër Gruda, si shumica e klerikëve tjerë, qe detyruar të punonte si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Kështu krijimtaria e tij intelektuale, sepse Dom Pjetër Gruda qe intelektual dhe artist i artit skenik, do të ndërpritej brutalisht nga regjimi çnjerëzor e antikulturor komunist.
Me talentit artistik që kishte, Dom Pjetër Gruda do të ishte bërë regjisor i njohur, po të mos i ndërpritej brutalisht krijimtaria. Kujtojmë se vuri në skenë shumë pjesë teatrore, ndërmjet të cilave dramën “Flije Atdheut”.
Është dënuar dy herë nga regjimi komunist. Herën e parë u dënua dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951, në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie.
Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit u paralizua. Por, megjithatë regjimi komunist e mbajti sërish të burgosur.
Siç provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi, kleriku Pjetër Gruda vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun Nr. 305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim.
Marrë nga Gegnisht, 8 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.