
Dom Nikoll Gazulli shkëmben mendime me albanologun Norbert Jokl
nga Florian Hoti
Në letërkëmbimin me N. Joklin, në 11 letra, dom Nikoll Gazulli shkëmben mendime me albanologun e madh austriak për etimologjinë fjalëve të shqipes. Herë pas here ai i dërgonte Joklit pjesë nga Fjalori i tij. Disa prej fjalëve që ai mori në shqyrtim, ku në të gjitha gjen miratimin edhe të prof. Eqerem Çabejt, po i sjell ma poshtë. Por me ardhjen e diktaturës askush nuk mundej me e përmendë rolin e jashtëzakonshëm të Gazullit në lamì të albanologjisë e gjuhësisë (shën. i imi)
–cërrkue – fol. “me rrahë delli a zemra me shpejti të madhe…” – Sipas Gazullit formim nga onomatopeja cërr-cërr, që imiton zhurmat e lehta e të përsëritura. Fillimisht nga një cërr me prap. -k doli cërrk, e më pas, me prapashtesën e dytë -o, u formua folja cër/r/koj. Po kështu edhe folja tjetër me cërkue e me curkue: khs. shprehjen me cërkue lopën “me e mjelë kah pak, pika- pika”.
–cucman-e – mb. “frikacak-e”. Formim nga cuc – me prap. -man (khs. Jaraman, rreckaman etj.). Për cuc – Gazulli mendon një paraardhëse tuc/e/- nga tuts-, ku -ts- është kthyer në -c-, dukuri e njohur në gjuhën shqipe. Për ndërrimin t- ; c- në ballë të fjalës, mund të mendohet ose një disimilim regresiv, ose ndikim i fjalës cucë “vajzë”.
–cupil-i em. “copa binarësh që mbështeten në trenë e ndeshen në gërshanëza të ndërtesës, që i mbajnë mos me bâ bark”. Gazulli jep formimin cup + il. Eshtë një me sup-i (khs. supi i krahit).
dergjë-a em. “tuberkuloz-i”. Lidhet me ergjë-a “lëngatë…” si një formim me parashtesën d- (d-ergjë).
–ftaj-i em. “edh gjashtë muejsh e përpjetë”. Khs. edhe ftujak e ftujë e më tej edhe foljen /me/ përftue. Etimologjia do shpjegime të mëtejshme.
–grabohç-i em. “qênse prrallash; gjarpën me dy krena”. Lidhet e krahasohet me Grabovius “hyjni ilire”.
–gjavë-a em. “gja-ja, gjojë-a”. Këtu edhe folja gjavue “me gjuejtë”. Formim nga gja “gjojë”; v-ja antihiat.
–gjim-i em. “mur me bark, me shtremba”. Khs. me gjamën “strehë nën gur”. Krahasim i qëlluar. Gjim në këtë mes paraqitet si shumës i singularizuar i gjam/ën.
–herë-a em, me dy kuptime: “1. orë-a… në krye të herës “në fillim”; 2. Ndoshta hyjnija ilire e Dalmacisë Iria…; khs. ndër namë: Të vraftë Hera.
–kajë-a em. “kajët e qenit. brima si në vaj që lëshon qeni” (Gazulli jep për krahasim foljen me kajllue. Kajë ngjan të c foljes qaj me depalatalizimin e grykores. Pra, një formim nga kaj me prapashtesën -ë, me të cilën formohen nga foljet emra veprimi (khs. rrënojë, shtrojë, ankojë etj.).
-klemez-a em. “pjesë anatomike e trupit lidhet me foljen me lè “lind”. Edhe sot e kësaj dite në krahinën e e Mirditës përdoret togu i fjalëve lemza e… për organet gjenitale. Kemi këtu ngjashmëri veprimi me lemzë-a “lëvizje e pavullnetshme e mushkërive….”, Klemzë-a, pra, duhet të jetë k + lemëz).
–knajtë-a em. “mâ mirë” (f. 205). Formim nga këndajtë-a (kë-parashtesë + ândë-a).
–krypsorrë-a em. “gur i shëndritëshëm si në të përhîm…”. Formim nga kryp/ë + sorrëme (përkat. “krypë e sorrëme”), kompozitë e formuar nga emër + mbiemër.
–lashtë-a em. “voesë”. Me mprehtësi Gazulli dalloi formimin + shtë (khs. aty edhe lig + ë/sht), duke paramenduar rënien e okluzivit g në grupin trikonsonantesh.
–meteh-i (metef-i) em. “1. Kufi… 2. Vend i naltsuem, në të lam”. Pas bën krahasimin me serbokroat, e me greq., Gazulli jep shpjegimin e plotë. “Në Kanu të Lekës guri i kufinit për me u pranue si i tillë do të ishte i sjellun teh kundruell gurit tjetër”. Këndej Gazulli na qet në rrugë për të gjykuar se me paraqet një përngjitje me kuptimin “me teh”, ku teh-u “anë e mprehtë”. Kemi të bëjmë këtu me një fjalë që shpjegohet nëpërmjet shqipes e me mjetet e saj e që mund të bëhet zanafilla e etimologjisë së emrit të krahinës që quhet Metohi, me kuptimin kufi.
–murrelë-a em. “mizë e madhe”. Sipas Gazullit formim nga murr ë/më + elë: murr/më “i murrmë”.
–ndojnik-u em. Formim me parashtesën nd- dhe fjalën sllave ojnik-u.
–palavig-u em, me dy kuptime: “1. Urë e vogël; 2. Shkopij të trashë me taka me vû shputën e kambëve mbë të, me se kalojnë kënetat ndër do krahina”. Gazulli jep për krahasim fjalën vig-u. Mund të mendohet pra për një formim pala + vig, ku pala – trajtohet si parashtesë e gegnishtes veriore me funksion të paqartë.
–përhoshë fol. “1. me i hy kuj në hatër… 2. M’u përhoshë “me pasë simpati”, Gazulli 309 jep për krahasim emrin Hosh-i e aty edhe emrat ilirë Hostila, Hostius etj.
–përshkardhë fol. “1. /me/ robnue: 2. /me/ përdhunue”. Formim nga shkarth “shërbëtor” me parashtesën për -. Më drejt ngjan për + shkardh + ku kardh- është një me gardh: sh-ja parashtesë intensive. Kuptimi i parë i krejt fjalës del “me shkatërrue” = “me prishë gardhet” (gjerdhet).
–pitigonë-a em. “grua llapazane”. Gazulli sheh këtu një formim nga piti + gon ë, ku gon/ë e krahason me greq. gynës “grua”.
–shaputë-a em. “shputa e këmbës…”, formim nga shë+ putë. Me hapjen e ë-së paratheksore në a fjala përfundoi shaputë.
–shpet-i em. “rrethim me huj të latuem”. Krahasohet me shpat-i. Është shumësi i singularizuar i fjalës shpat.
–tirk-u em. “…shajak”. Gazulli jep këtë rrjedhë: tirk = tjerrë (khs. tirl-a), duke menduar një prejfoljor formuar me prap. -k, pra tir + k.
–thiler-e mb. “njeri kryeneç …”, formim nga emri thi “derr” me prap. turke – ler.
–vêse-t em. Me mprehtësi Gazulli dalloi këtu “shumësin e fjalës vend”, me të cilin lidhet edhe fjala vise. Te Gazulli edhe kuvêse-t “shm. kuvênde-t, sikurse: vêse-t shm. i fjalës vend-i”.
(*materiali u mor prej “Studime gjuhësore” të David Lukës, në punimin e të cillit gjenden shumë ma tepër fjalë prej Fjalorit të Nikoll Gazullit… ka ana tjetër, çdo botim i sotëm përmbledhës që nuk i përmban studimet e Nikoll Gazullit në fushë të etimoligjisë, nuk asht i plotë)
Marrë nga Muri i FB, Pro gegnishtes, 18 korrik 2025