Divjaka në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjën

Gazeta

Protesta në Divjake për Shkrirjen e Bashkisë
Protesta në Divjake për Shkrirjen e Bashkisë
Divjaka kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjën
qytetarët dhe kryebashkiaku në protestë për “Territorialen”

Në mbështetje të kërkesës së qytetarëve ishte edhe kryetari i bashkisë Divjakë, Josif Gorreja, i cili doli në krah të banorëve duke argumentuar se kjo bashki ka shumë faktorë për të vijuar të funksionojë më vete.
Në protestë mbajtën fjalime edhe banorë të shumtë, të cilët kundërshtuan shkrirjen e bashkisë dhe kërkuan që zëri i komunitetit të merret parasysh.
Pjesë e protestës ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e PD-së, Ilda Dhori, të cilët mbështetën kundërshtimin e qytetarëve ndaj reformës territoriale.
Bashkia Divjakë përbëhet nga 5 njësi administrative: Divjakë, Tërbuf, Gradishtë, Grabjan dhe Remas. Në territorin e saj përfshihen 36 fshatra dhe qyteti i Divjakës.
Sipas të dhënave të censusit të vitit 2023, Bashkia Divjakë ka rreth 25 mijë e 900 banorë rezidentë, ndërsa sipas gjendjes civile numri i banorëve është rreth 56 mijë e 800.
31 korrik 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit