
Divjaka e prerë n’besë nga partia, që i qëndron besnike prej 30 vitesh
nga Myslym Murrizi
Si duket nga “Besa” e Ramës mesazhi është i qartë që prerja në besë është thelbi i modelit qeverisës të Rilindjes si pjellë e PKSH nga viti 1944 e derisa ti jepni besën një të pa besi
E kam thënë disa herë që: kush harron shpejt gabon shpesh dhe do të vuaj gjatë mbi shpinw harreswn e tij.
Divjaka në 9 palë zgjedhje lokale, nga viti 1992, 1996, 2000, 2003, 2007, 2011, 2015, 2019, 2023, ka votuar në 6 palë zgjedhje PS; në vitet 1992, 2000, 2011, 2015, 2019, 2023 dhe 2 palë zgjedhje PD ne vitin 1996, 2007 e njëherë në vitin 2003, PPDNJ.
Divjaka ne 36 vite pluralizem nga 11 pal zgjedhje politike 1991,1992,1996,1997,2001,2005,2009,2013, 2017, 2021, 2025 ka votuar vetëm 2 herë për PD, në mars 1992 dhe maj 1996 ndërsa 9 palë zgjedhje politike per PS
Divjaken BASHKI e ka bërë Presidenti Berisha në dhjetor të vitit 1994 pas nje premtimi që bëri gjatë fushatës per referendiumin edhe pse Divjaka votoj kundra referendiumit duke mos e prerë në besë PS, partinë që po e pret në besë sot. Berisha nuk i preu në besë por e dekretoi Divjakën Bashki edhe pse ne ate koh kryetar i komunës Divjakë ishte z. Stavri Zaka i PS
Divjaka e ka marrë në pronësi me dokumenta, Plazhin e Divjakës në dhjetor 1998 dhe e beri fakt shkurt të vitit 1999, pas një këmbëngulje timen si deputet dhe mirëkuptimin dashamirws tw tw ndjerit Bashkim Fino, që ishte ministër për pushtetin lokal, kur kryetar bashkie ishte z. Filip Gorreja dhe këshilli bashkiak emëroi si drejtor të plazhit z. Gjergj Janku.
Nga viti 1960 deri ne vitin 1999, plazhi i Divjakës komandohej nga Lushnja dhe numëroheshin me gishtat e dorës Divjakasit e punësuar aty. Edhe në procesin e privatizimit të 3 pallateve dhe kabinave të plazhit përfituan pothuajse vetëm lushnjarë dhe të tjerë, por jo divjakas.
I vetmi divjakas që ka përfituar një pallat nga privatizimi ka qenë Prof. Mali ose vjerri i ish deputetes së PD znj. Ilda Dhori.

Lagunën e Karavastasë e mori një biznesmen nga Durrësi
Godllën e Vogël pas repartit ushtarak, sot posta e policisë e privatizoi një tjetër nga Durrësi.
Kënetën e Pandeliut, një biznesmen nga Tirana, idhtar i PS.
Për kujtesë të atyre që duan të harrojnë për hatër të bindjeve skllave ndaj PS po ju kujtoj se Divjaka ishte e vetmja pikë e VEFA-s që i ka marrë 100% paratë e futura te ky fondacion 7.2 milion euro në vitin e mbrapsht 1997, si asnjë vend tjetër në të gjithë Shqipërinë…
Dhe vjen një ditë që mosmirënjohja të kthehet mbrapsh si “mirënjohje” ndaj atyre që ju je treguar mosmirënjohës.
Divjaka si Bashki e sotme ka rreth 65.000 banorë dhe rreth 40.000 votues.
Divjaka Bashki e sotme ka rreth 22.000 hektarë tokë dhe është ndoshta prodhuesja më e madhe bujqësore në Shqipëri
Divjaka sot si Bashki ka rreth 10 km bregdet por për fat të keq i shndërruar në moçal dhe mijra kilometra larg të qenurit Plazh e i lënë në këtë gjendje qëllimisht ndoshta për t’ia dhënë si “qerasje” ndonjë halabaku me emrin alabar…
Kjo teoria që Divjaka i duhet Lushnjes për të patur dalje në det me “kënaqi” shumë se po mendoja si do ja bëjë Korça, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Tepelena, Dibra, Kukësi, Skrapari, Kuçova, Mallakastra, Burreli, Puka e të tjera për të dalë në detë?!
Se Tirana “ka” si dalje në det Gjirin e Lalëzit dhe në Green Cost-in në Palas ku banojnë pothuajse të gjitha halet e politikës Shqiptare që vjedhin në Tiranë.
Nuk e di mbi çfarë kriteri është parë shkrirja e bashkisë Divjakë se për popull, për votues, për sipërfaqe është ndër 25 bashkitë më të mëdha që ka Shqipëria nga 61 që janë
Mos ndoshta është parë vetëm në aspektin e Besës që Divjaka i ka qëndruar besnike PS dhe Rilindjes non stop dhe Rilindja po ia kthen besën me pabesi që ta ketë edhe më shumë Besnike në zgjedhjet e 2027 e në vazhdim duke besuar si të pabesë që janë në Sindromin e Stokolmit që dashurohesh me “dhunuesin”?!
Divjaka sot ka të punësuar rreth 600 punonjës përfshi edhe 4 njësitë administrative që janë pjesë e saj (Gradishtë, Grabian, Tërbuf, Remas)
Ju garantoj që as 60 prej jush nuk do jeni më të punësuar kur të jeni me bashkinë Lushnje, ndaj habitem shumë me “besnikwrinë” tuaj si administratë ndaj PS, që nuk dilni në protestë.
Gjithsesi kush beson në Zot e di mirë që vjen një ditë dhe do të paguash për mosmirënjohjen ndaj atij apo atyre që të kanë bërë mirë ose për mbajtjen e besës si skllav me të pabesët që të kanë parë thjesht si fletëvotimi e jo si qytetar!
Me 11 maj të vitit 2025, votuat përsëri rreth 80% për PS. A e keni pyetur ndonjëherë pse heshtin si vemje mender deputetët e PS të rrethit Lushnje që përfituan nga vota juaj “besnike” e nuk ju pjerdhin fare të jenë aty në protestë me Ju?!?!?
Po që do ta votojnë rresht si qenë të tredhur shkrirjen e bashkisë Divjakë në Parlament sa t’iu shkojë për t’u votuar a e dini?!?!?!?
Besnikëria si skllevër ka kosto, dhe koston do ta paguani një ditë sado e largët t’ju duket ajo ditë!Kush hesht nga përçmimi dhe voton si skllav “robërinë”e tij, nuk e meriton Lirinë!!
Marrë nga Muri i FB Myslim Murrizi