
Dita e Deklaratës së të Drejtave, 2025
Aktivitete Presidenciale, Proklamata
Dyqind e pesëdhjetë vjet ma parë, Kombi ynë u ngjiz në liri, liria jonë u rrëmbye nga duart e tiranisë dhe populli ynë u bashkue me guxim si një Komb nan Zotin, i përkushtuem ndaj parimeve të pavdekshme të sovranitetit, drejtësisë dhe vetëvendosjes.
Sot, ne festojmë me krenari ratifikimin e Deklaratës sonë të të Drejtave – dokumenti revolucionar që mishëron në ligj parimet e lirisë, dinjitetit njerzor dhe procesit të rregullt ligjor mbi të cilin u themeluen Shtetet e Bashkueme. Në këtë Ditë të Deklaratës së të Drejtave, ne me krenari e çojmë përpara vizionin e guximshëm të Etërve tanë Themelues. Ne riangazhohemi për liritë e përjetshme të mishërueme në Deklaratën e të Drejtave dhe betohemi të ruejmë, mbrojmë dhe sigurojmë gjithmonë të drejtat tona të dhana nga Zoti, trashëgiminë tonë të lavdishme amerikane dhe mënyrën tonë kushtetuese të jetesës. Mbas Luftës Revolucionare, hartuesit e Kushtetutës sonë lanë mënjanë 10 mbrojtje kryesore nga autoriteti qeveritar që përfundimisht do të njiheshin si “Deklarata e të Drejtave”. Mbas dekadash shtypjeje nën sundimin britanik, James Madison – Ati i Kushtetutës – arriti të kuptonte se ishte e nevojshme të përcaktoheshin kjartë liritë që mbronte ligji, duke përgatitë terrenin për triumfin e vetëqeverisjes së vërtetë. Edhe pse Madison dikur ishte i shqetësuem se një projektligj i shkruem i të drejtave nuk do të kishte sukses në mbrojtjen e forcave të tiranisë dhe shtypjes, miku i tij Thomas Jefferson ma vonë e bindi atë: “Një projektligj i të drejtave asht ajo që populli ka të drejtë të ketë kundër çdo qeverie në tokë, të përgjithshme ose të veçantë, dhe ajo që asnjë qeveri e drejtë nuk duhet ta refuzojë ose të mbështetet në përfundime.”
Në vitin 1789, Kongresi i Parë i Shteteve të Bashkuara hartoi 10 amendamentet e para të Kushtetutës dhe më vonë i dërgoi ato në Shtetet për t’i ratifikuar. Duke vepruar kështu, Shtetet siguruan përgjithmonë një sërë lirish që asnji tiran nuk mund t’i shkelte kurrë – duke përfshirë të drejtat për të folë dhe për t’u adhurue lirisht, për të mbajtë dhe armë, për t’i rezistue arrestimit dhe sekuestrimit të paligjshëm të pronës private, për t’u
sigurue një gjyq të shpejtë dhe të drejtë dhe për t’u mbrojtur nga ndëshkimi mizor dhe i pazakontë – dhe pohoi se Shtetet mbajnë të gjitha pushtetet që nuk i janë dhanë Qeverisë Federale. Ma shumë se dy shekuj ma vonë, këto parime themelore ligjore mbeten gjaku i Republikës sonë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në zemër të ligjeve tona, sistemit tonë të qeverisjes dhe jetesës sonë.
Hartuesit tanë e kuptuen se kodifikimi i të drejtave tona vetëm me bojë nuk do të ishte i mjaftueshëm dhe se të drejtat tona vareshin nga qëndrueshmënia e parimeve themelore amerikane si ndamja e pushteteve, procesi i rregullt ligjor, kontrollet dhe balancat dhe të drejtat e shteteve. Megjithatë, mbi të gjitha, ata e dinin se të drejtat tona do të mbështeteshin përgjithmonë në një qytetari të mirë dhe morale të përkushtuem ndaj virtyteve që i dhanë jetë Republikës sonë dhe kanë mbështetë lirinë tonë përmes fitores dhe humbjes, triumfeve dhe pengesave, dhe kohnave të paqes dhe luftës që nga 4 korriku 1776. Çdo ditë, Administrata jeme po vepron me forcë dhe bindje për të mbrojtë këto liri, kuptimin e shtetësisë amerikane dhe trashëgiminë tonë kushtetuese. Ne po rivendosim sundimin e ligjit, duke luftue kundër ligjit të krahut të majtë, duke pastrue burokracitë tona të korruptueme dhe duke tharë kënetën, dhe duke sigurue përgjithmonë që populli amerikan të mos i përgjigjet Uashingtonit, Uashingtoni i përgjigjet popullit amerikan. Ndërsa i afrohemi 250 viteve të lavdishme të pavarësisë amerikane vitin e ardhshëm, ne me krenari e çojmë përpara trashëgiminë e farkëtuem nga Themeluesit tanë në erën e revolucionit. Ne rinovojmë angazhimin tonë për të mbështetë gjithmonë të mirën e përbashkët dhe dinjitetin e personit njerëzor – dhe mbi të gjitha, ne premtojmë të ruejmë premtimin e një Republike krenare, të lirë dhe vetëqeverisëse për veten tonë dhe mbasardhësit tanë.
Prandaj, tash, unë, Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazë të autoritetit që më asht dhanë nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara, shpall me anë të kësaj 15.12.2025, si Ditën e Deklaratës së të Drejtave. U baj thirrje popullit të Shteteve të Bashkueme, veçanërisht mësuesve, edukatorëve dhe administratorëve të shkollave, që ta shënojnë këtë përkujtim me ceremoni dhe aktivitete të përshtatshme.
Në dëshmi të kësaj, unë kam vënë dorën teme në këtë ditë të 15 të dhjetorit, në vitin e Zotit tonë dymijë e njëzet e pesë, dhe të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dyqind e pesëdhjetë.
Donald J. Trump, 15 Dhjetor 2025
Në shqip nga Bep Martin Pjetri
Shkodër, e mërkurë, 17.12.2025