back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkesë zyrtare z. Ilirjan Celibashi – për Zgjedhjet KQZ Shqipëri

Gazeta

“Pranvera Vieneze” - Veprimtari e Shkrimtarëve të Diasporës - 2023
“Pranvera Vieneze” – Veprimtari e Shkrimtarëve të Diasporës – 2023
Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkesë zyrtare z. Ilirjan Celibashi
për Zgjedhjet KQZ Shqipëri

Njoftim Zyrtar
Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë sapo i drejtoi një kërkesë zyrtare z. Ilirjan Celibashi, Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet KQZ Shqipëri.
Për dijeni janë njoftuar gjithashtu dhe përfaqësia e OSCE Presence in Albania dhe SPAK.
Kërkesë për sqarime mbi procesin e votimit të Diasporës dhe zbatimin e kontratës me DHL 
Datë: 25 Shkurt 2025
Nr. Protokolli: EXEC112025

I nderuar z. Celibashi, Komisioner Shtetëror për Zgjedhjet,
në një moment me rëndësi historike për vendin, për herë të parë qytetarëve shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë iu dha mundësia për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në përgjigje të kërkesës së paraqitur nga organizata jonë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL), e cila sfidoi me sukses dispozitat përjashtuese të mëparshme të Kodit Zgjedhor.
Procesi u zhvillua me interes dhe pjesëmarrje të lartë, ku mbi 200.000 shtetas votuan nga jashtë, një përqindje mbresëlënëse në krahasim me praktikat ndërkombëtare. Diaspora për Shqipërinë e Lirë e përshëndet këtë zhvillim dhe falënderon institucionet dhe aktorët që kontribuan në realizimin e saj.
Megjithatë, duke qenë se ky proces u realizua për herë të parë, dhe shqetësimet e shumta të ngritura nga qytetarë me vendbanim jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Greqi – një nga vendet me përqindjen më të lartë të votuesve – si dhe vëzhguesve tanë në terren jemi të detyruar të shprehim shqetësimin tonë serioz mbi një sërë parregullsish të konstatuara, që hedhin dyshime mbi funksionimin korrekt të proçesit, përfshi shpërndarjen selektive,
mungesën e verifikimeve bazë, dhe mosrespektimin e proçedurave standarde nga palët e përfshira në logjistikën e votimit.
Duke qenë se transparenca është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi publik ndaj çdo procesi elektoral, kërkojmë me insistim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të japë shpjegime të plota dhe dokumentuara, si dhe të mundësojë akses publik mbi të dhënat që lidhen me zbatimin e kontratës me DHL dhe integritetin e votës së diasporës. Kjo është e domosdoshme për të evituar një precedent të rrezikshëm që mund të minojë kredibilitetin e zgjedhjeve në të ardhmen.
Pas shqyrtimit të kontratës së shërbimit me operatorin ndërkombëtar postar DHL ju paraqesim në vijim disa prej çështjeve kyçe që kërkojnë sqarim të menjëhershëm dhe të plotë dhe të cilat i konsiderojmë thelbësore për transparencën, besueshmërinë dhe përmirësimin e proçeseve të ardhshme:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

I.Zbatimi i Kontratës me DHL dhe nënkontraktorët
1.Pse DHL ka nënkontraktuar palë të treta në Greqi, kur kjo nuk parashikohet nga ligji apo kontrata?
2.A ka qenë KQZ në dijeni dhe a ka dhënë miratim të posaçëm për këtë praktikë? Nëse po, në çfarë forme?
3.Cili ishte protokolli zyrtar që DHL në Greqi duhet të ndiqte për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfeve? A ka një dokument të dakordësuar ndërmjet KQZ dhe DHL mbi procedurat standarte? (Nëse po, luteni të na vihet në dispozicion si dokument)
4.Në çfarë mase është monitoruar zbatimi i këtij protokolli, veçanërisht në shtete me përqindje të lartë të votuesve si Greqia? Si sigurohej ndjekja e këtij prorokolli?

II.Transparenca mbi dorëzimin kthimin dhe përmbajtjen e e zarfeve
5.A ekzistojnë firmat/ nënshkrimet nga zgjedhësit unikë si marrës për çdo rast të dorëzimit dhe marrjes së zarfit si dhe pamjet filmike video (CCTV) nga operatori postar nga mbërritja në tokën shqiptare drejt Parkut Olimpik, të parashikuara në aktin nënligjor përkatës, sipas kërkesave të kontratës?
6.A ka pasur raste kur persona të tretë kanë marrë apo dorëzuar më shumë se numri i anëtarëve të familjes që kanë votuar (p.sh. një person që merr apo dorëzon 10 zarfa)?
7.A janë kryer verifikime/ hetime të pavarura për këto raste dhe nëse po, cilat janë rezultatet?
8.Sipas sistemit të gjurmimit të DHL-së sa ishte numri i zarfave të mostërhequr në pikat e shpërndarjes së DHL-së apo nënkontraktorëve të saj në Greqi në momentin e mbylles së afatit me datë 11 Maj 2025, ora 19:00 CET?
9.Vëzhguesit tanë në terren kanë konstatuar disa herë përgjat numërimit se Zarfi A i një qarku (psh. Gjirokastër) është gjendur brenda zarfit B të një qarku tjetër (psh. Durrës). Si shpjegohet kjo kur tavolinat e përgatitjes së zarfave të votimit nga DHL janë të ndara sipas qarqeve?

III.Problematika me zarfe të Padërguara
10.Sipas informacioneve tona dhe deklaratave publike tuajat, rreth 12.000 nuk janë dërguar fare tek votuesit e rregjistruar dhe të konfirmuar si zgjedhës unikë në sistemin PER. Si është e mundur që individëve të regjistruar rregullisht në platformën PER (me email dhe numër telefoni të konfirmuar) dhe të konfirmuar si zgjedhës unikë nuk u është dërguar zarfi nga DHL?
11.Ku ndodhen fizikisht zarfet e padërguara sot? A ndodhen këto në depot e DHL-së në Shqipëri apo tek KQZ?
12.A ka një raport përmbledhës nga DHL për këto raste. Nëse po, a mund të vihet në dispozicion publik?

IV. Kërkesa shtesë për transparencë
13. Ju lutemi të publikoni një raport të detajuar mbi:
-Numrin e zarfeve të dërguara për çdo shtet;
-Numrin e zarfeve të pakthyera;
-Raste të raportuara me probleme;
– Hapat që janë ndërmarrë për çdo problematikë të evidentuar.
14.A është bërë ndonjë auditim i pavarur mbi zbatimin e kontratës së shërbimit me DHL dhe cilat janë gjetjet kryesore?
DPSHL, si nismëtare e të drejtës së Votës së Diasporës, e konsideron të papranueshme çdo praktikë që cënon integritetin e votës së qytetarëve dhe kërkon sqarim publik mbi të gjitha aspektet e proçesit. Mbrojtja e kësaj të drejte kushtetuese është një përgjegjësi institucionale, por edhe një detyrim moral përballë qytetarëve shqiptarë me vendbanim jashtë Shqipërisë, të cilët për herë të parë patën zë në vendimmarrjen politike të vendit.
Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ndjehet e detyruar të ndjekë me përgjegjësi të plotë integritetin dhe transparencën e këtij proçesi, jo vetëm për të korrigjuar problematikat e konstatuara, por edhe për të siguruar që vota e qytetarëve të mos vihet në dyshim në asnjë rast të ardhshëm apo të minojë besueshmërinë e proçesit në terësi.
Presim me prioritet përgjigjet tuaja të plota dhe mbetemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë që ndihmon për zbardhjen e plotë të këtyre çështjeve.
Me respekt,
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.