back to top
31.2 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Diabolizmi i Kthimit të Eshtrave të Mithat Frashërit – Reflektime nga Artur Shkurti

Gazeta

Varri i Mid'hat Frashërit, në Hartsdale, New York,
Varri i Mid’hat Frashërit, në Hartsdale, New York,
Diabolizmi i Kthimit të Eshtrave të Mit’hat Frashërit
Reflektime më 7 mars 2026 mbi varrin e Mit’hat Frashërit
nga Artur Shkurti

Kthimi i eshtrave ishte akt i duhur (për një mendje të mirë e jo të ligë), por pak e dinë që, paradoksalisht, ishte një nga Dhelpëritë, e Ligësitë dhe Pabesitë më të Mëdha të Edi Ramës.
Kthimi i eshtrave u bë për të mbuluar dëmtimin e Naim Frashërit, të Vëllezërve Frashëri, të 7 marsit, të Korçës dhe të Edukimit Kombëtar në përgjithësi. Këto nuk janë punë të lehta. Po si do t’i “ndihmohte” Mithat Frashëri?! Natyrisht që Mit’hati nuk kishte bërë asgjë për t’i ndihmuar, por Mit’hati nuk e di çfarë kuçedre diabolizimi do të dilte në shekullin e 21, që do të quhej “Klani Vëllazëria Frashëri” e mbushur me filogrekë që sulmonin Vëllezërit Frashëri, duke dashur t’i përthithin me të njëjtën logo që ndryshonte fare pak, nga “Vëllezërit Frashëri” e bëjmë “Vëllazëria Frashëri” dhe i tundojmë kooperativistët e fshatit Frashër me “ju jeni të zgjuar”, pa zgjuarsinë tuaj “Vëllezërit Frashëri” nuk do të kishin dalë, ndaj keni të drejta në veprën e Vëllezërve Frashëri, ndaj suluni edhe ju të merrni merita. Sidoqoftë mos e vrisni mendjen se Vëllezërit kanë vdekur dhe “Krishti (ortodoks-filogrek) u ngjall” dhe kemi “Vëllazërinë Frashëri” që e kemi mbjellë kudo në Kartelin Politik, me ortodoksë e bektashinj që ndajnë pushtetin ekonomik, politik, kulturor, fetar mbi “eshtrat dhe kalbëzimin e veprës kombëtare të Vëllezërve Frashëri”.
Që anëtarët e Partisë Socialiste të mos kishin dyshim në ligësinë e kreut, Varri i Mit’hatit u prish dy herë dhe nuk u dha asnjë raport mbi hetimet. Kështu socialistët e morëm mesazhin, që Partia Socialiste nuk kishte parasysh një nderim të vërtetë, por diçka të nivelit diabolik të nivelit të lartë, pra ata nuk mundet të nderonin Kreun e Ballit Kombëtar, por ja që dardha e kishte bishtin mbrapa. Natyrisht që shumica e socialistëve nuk janë dakort me këtë nivel diabolizmi, por kush do t’ua shpjegojë?! Instituti Lumo Skëndo që mori pjesë në këtë punën e kthimit të eshtrave?!

Konkretisht:
Mit’hati u soll meqë diabolikisht
Do të ngrihej fiktivisht rëndësia e Kongresit të Manastirit mbi “Mësonjëtoren e parë shqipe” Korçë, kur nuk është e vërtetë se Kongresi i Manastirit është “bijë” dhe jo “nënë” e Mësonjëtores.
Do të ngrihej Manastiri në vend të Korçës, kur është Korça e 7 marsit 1887 para Manastirit të 22 nëntorit 1908.
Do të ngriheshin fiktivisht rëndësia e brezit të dytë rilindas, me synimin diabolik të vrisnin baballarët e Rilindjes (të mbuluar kinse me harresë)
Ja kështu!
Marrë nga Muri i FB Artur Shkurti, 15 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.