back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dhuna rikthehet sërish mbi Mbrojtësit e Teatrit Kombëtar… Katër figura të njohura në Komisariatin Nr. 1

Gazeta

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Protestë
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Protestë

Dhuna rikthehet sërish mbi Mbrojtësit e Teatrit Kombëtar…

Katër figura të njohura në Komisariatin Nr. 1

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare

Policia ka marrë me forcë Tit Seranajn, Ergys Mërtirin etjerë nga Aleanca, para se të bënin liven e çdombrëmshme.
Janë në Komisaratin Nr. 1. Kanë ushtruar dhunë në komisarat. Pas gjithë sulmeve, vjen edhe sulmi drejtpërdrejt ndaj fjalës në rrugë të qytetarëve. Kush të mundet të vijë këtu. Nuk ka më gjë për të humbur. Policia po arreston njerëz se flasin. Policia po rreh njerëz. Policia po vret njerëz.
.

Adriatik Lapaj

Te Komisariati Nr. 1 janë shoqëruar Ergys Mërtiri, Titi Seranaj, Donald Martini dhe Gentjan Hasani… aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
I kanë marrë në pedonale. Ka dëshmitarë okular që janë gjuajtur brenda në Komisariat (2 prej tyre) dhe kanë dëmtime në fytyrë.
As ne si avokatë nuk po na lejojnë të hyjmë.
Jam në pritje të hyrjes në komisariat.
.

Agron Tufa

Arrestimi i sociologut të njohur Ergys Mërtiri
dhe 3 aktivistëve të tjerë të Aleancës për mbrojtjen e teatrit ështe shenjë e humbjes së durimit. Qeveria fashisto-komuniste e Ramës me policinë e udhëhequr nga Sigurimi i diktaturës së etërve, po jep sinjalin e shokut “Cigarja”: “Pushtetin e kemi fituar me grykën e pushkes (vini re, jo me votë), dhe do ta mbrojmë me grykën e pushkës!”. Shpresat për ta rrëzuar këtë diktaturë me votë kanë vlerë brenda një normaliteti qoftë dhe minimal. Por asnjë normalitet sado minimal, nuk ekziston më. Mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por dhe më e domosdoshmja: kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të mbulohet me turp!
.
Ministri i r Blendi Çuçi - dhe Edip Çuçi
Ministri i r Blendi Çuçi – dhe Edip Çuçi

Genc Sejko

Dënoj me forcë ndalimin e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Dhuna dhe arroganca nga policia e shtetit, vërtetojnë edhe një herë që, largimi i Sandër Lleshajt ishte thjesht një makiazh.
.

Fran Haçi

Titi Seranaj, Donald Martini Gentian Hasani dhe Ergys Mertiri, ndalohen në pedonale nga çuçllat e policisë… Ndigjoni dhe shikoni mirë çfarë ndodh, kujt ja ndjen se çfarë bëhet me anëtarët e Aleancës për Teatrin, ato janë të ndaluar te Komisariati Nr. 1.
Thjesht kriminale çuçulliste!
.

Dritan Kaba

Katër qytetarë të nderuar në profesionet e veta dhe model për nga kontributi i tyre për Kombin dhe vlerat kombëtare janë rrëmbyer nga Policia pa asnjë shpjegim, kur dihet që Policia nuk ka të drejtë të shoqërojë qytetarë pa qenë duke kryer një krim në flagrancë apo duke pasur një urdhër ndalimi nga Gjykata!
Ergys Mërtiri: publicist, njeri me një kurajo qytetare të madhe; Titi Seranaj: arkitekt, qytetar model dhe qëndrestar në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe artisti Donald Martini dhe Gentian Hasani.
Ky është shtet policor dhe diktatorial.
Ndaj duhet protestë aq sa të mos ketë vënde në qeli. Duhet protestë qytetare për të bërë qëndresë, ndryshe… Do të jetojmë në një vend të zi.
.

Basir Çollaku

Çuçi e nis me Pranga sërish Teatrit…
Ministrat e Ramës kanë çelësat e kashtës.
Arrestimet e pedagogut Ergys Mërtiri, arkitiketin Tit Seranaj, Donald Martinit e Gentian Hasani dhe pjesëtarë të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, tregojnë shenjën e regjimit:
Pak rëndësi ka kush bëhet ministër: Lleshi, Xhafaj, Tahiri, apo i sapoemëruari Çuçi.
Do të jenë të gjithë njëlloj, nëse kanë KM Edi Ramën..
Paniku dhe urrejtja e tij janë dhunë mbi këdo.
Ministrat janë instrumenta për t’i bërë qejfin pacientit të dhomës 4 të vitit 84, kati i katërt…
Për ministrin Çuçi, ky bilanc arrestimesh, është njëlloj si të dorëhiqesh ditën e parë të punës
.

Neritan Liçaj

Policia diktatoriale… ka ndaluar antarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë arsye… Cuc gangsterri!Ka ndaluar Titi Seranaj
arkitekt, Donald Martinin artist dhe Ergys Mërtiri.
Turp më i madh nuk bëhet!
.

Xhafer Sadiku

Përballë regjimit kriminal
Merret vesh se te Komisariati Nr. 1 kanë shoqëruar Ergys Mërtirin, Titi Seranajn, Donald Martinin dhe Gentjan Hasanin: aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
I kanë marrë në pedonale dhe ka dëshmitarë që thonë se në Komisariat, dy prej tyre i kanë goditur dhe kanë dëmtime në fytyrë.
Është tipik një regjim kriminal.
.

Adriana Kalaja

Rama, bastardi jep urdhër të arrestohen djemtë e Aleancës. Po afron koha që do shkosh pas hekurave.
Janë ndaluar Ergys Mërtiri, Titi Seranaj, Gentjan Hasani
dhe Donald Martini.
Lironi djemtë e Aleancës sa s’është vonë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.