
Dhe foli Amerika… dhe foli imperializmi amerikan!!
nga Kazanova Aliaj
Çfarë tha?! Heshtje…
Po pse moo, pas fitores heshtje ju bijtë e çlirimtarëve të nginjur e të ngopur, pse heshtni, a fituat…!?
Filloni reprezjaljet eksperience kini, vëllai kundra vëllait…!
Këndoni Internacionalen dhe Bella Ciao… dhe mos harroni porositë e shokut Ramiz që ju la kur iku në Amerikë, i ziu si azilant vuajti këtu po vuan edhe atje përtej varrit…!
Filloni, ç’prisni teatri mbaroi!
Gjithë ajo ironi e sofistikuar për popullin vëlla i pabindur, filloni reprezaljet, taksat, gjobat, prishjet e shtëpive, grabitjet e tokave, burgosni ata që kundërshtojnë, u merrni tokat dhe ndërtoni rrugë natën që i prishni ditën, shkatrroni fshatrat që të ikin dhe ata të mbeturit e fundit, dhe jeni rehat… jetoni të lumtur…! Kështu e la Ramiz Alia me gojë në të gjallë të tij, e me shkrim në fermanin e fundit të pashait te kuq…!
Merreni, dhe bani sikur u jepni atyre pronat, se ato na duhen për fëmijët tanë për këtë luftuam… dhe çau ferrën e iku pak në Amerikë si azilant, për një pension e për t’u mjeku, se u lodh i shkreti t’u vjedhë..!
Fituat?! – pyet përtej varrit, se aty e ka mendjen edhe i vdekur… E mirë, u qetësu se i çuan haber çakejtë e kuq dhe u uroj me sytë e përlotur, se edhe në varr ai qan, – e tha: Na qoftë për hajër diktatura!! Se Shqipëria gjithmon humb, fitojnë pushtetet dhe pushetarët, e populli kthehet në bagëti ku e rjepin të gjallë.
Hosana Baraba…
Gëzuar fitoren, ku urrejtja e shqiptarit ndaj shqiptarit u përligj me pushtet të grabitur tash e 80 vjet, dhe ky vend nuk gjen qetësi se fajin e ka populli, që asht ba dele që i marrin leshin, mishin, qumështin, dhe e rjepin të gjallë e s’i lenë as kakërdhiat, hijenat e pushteteve…
Dhe tragjedia vazhdon.
E analistët nuk pushojnë, kërkojnë me lupë të vërtetën!
E thjeshtë fare, një formulë u përdor nga çlirimtarët: I grabisni, i vrisni dhe mos i lini të ngrejnë kokë!! – të fala Ramizi nga Amerika…!
Mos e këndoni më Internacionalen si hymn të skllevërve por Marshin e Barabajt… Mos u ndalni! Vetëm përpara! Të fala nga Amerika!
Ramizi, biri besnik i Partisë…!
Marrë nga Muri i FB Kazanova Aliaj, 31 maj 2025