
Deri kur ti, Edvin Kristaq Rama…
nga Gëzim Hajdari
Deri kur ti, Kristaq Edvin Rama, do të abuzosh me durimin tonë? Kur do të shpëtojmë ne së qeni objekt i tërbimit tënd? Kur do të marrë fund kjo paturpësi e pafrè e jotja? A nuk e kupton se komplotet e tua janë zbuluar? A nuk e sheh se komploti yt ndaj Atdheut dhe Kombit është i qartë dhe i dukshëm për mbarë popullin shqiptar? A mos mendon se ndonjë prej nesh s’është në dijeni të gjamës që na ke shkaktuar këto 14 vite?
Ti, Edvin Kristaq Rama, duhej të ishe dënuar me kohë nga Gjykata e Popullit, duke mbartë me vete edhe rrënimin që vazhdon të komplotosh kundra nesh.
Në Shqiperi, dhe konkretisht në kufijtë tanë, një ushtri barbare është mbledhur kundër Republikës së Shqipërisë; numri i armiqve të saj rritet çdo ditë; dhe ne e shohim udhëheqësin e tyre këtu brenda mureve të qeverise shqiptare – dhe jo vetëm brenda tyre, por edhe në Foltore, Gjykatën Kushtetuese dhe në Presidencën e Republikës – të thur çdo ditë komplote të reja kundër vendit dhe mbarë Kombit Shqiptar! Nëse Ligji, për shkelje të rënda ndaj Kushtetutës, vendos, o Edvin Kristaq Rama, të urdhërojë arrestimin dhe dënimin tënd, besoj se të gjithë njerëzit e mirë do të thonë se u vonua shumë në zbatimin e asaj që duhej ta kishte bërë me kohë.
Çfarë tjetër po pret, o Kristaq Edvin Rama, nëse as errësira e natës nuk mund t’i fshehë kobet e tua, as muret e shtëpisë sate nuk e parandalojnë dot përhapjen e thashethemeve të komplotit tënd? Je i rrethuar tashmë nga të gjitha anët; çdo gjë që mendon, për ne është më e qartë sesa drita e diellit!’’.
(Përshtatje sipas Ciceroni-t – Fjala solemne kundër Katilinës)