back to top
-2.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

Delenxhinj & delenxhesha – nga Elona Caslli

Gazeta

Hija e dëshpërimit...
Hija e dëshpërimit…
Delenxhinj & delenxhesha
nga Elona Caslli

Teksa përballesh me shumat e frikshme të korrupsionit rilindas, i vetmi etiketim që të vjen ndërmend është “Delenxhinj & delenxhesha”.
Delenxhiu apo delenxhesha është skaji fundor i vesit. Përmes çdo delenxhiu apo delenxheshe… vesi prek fundin.
E kam nënvizuar shpesh faktin që Gjeni është vendimtar në rrugëtimin jetësor të një njeriu. Askush nuk i shpëton betejës me të.
Duke qenë gjenetikisht inferiorë, u shkolluan, u munduan përdhunshëm të nguliteshin në kujtesën e shoqërisë si ajka e kombit, brodhën nëpër botë, morën pushtetin dhe u kthyen përsëri te gjeni i tyre, i cili ka vetëm një slogan që prej 44: “Vidh, plaçkit, poshtëro dhe sundo!”
Me gjithë milionat e eurove të vjedhura, nuk mund ta kapërcenin dot Gjenin e tyre. Me gjithë luksin e shfrenuar, nuk arritën kurrë të krijonin një marrëdhënie të mirëfilltë me thelbin e bukurisë njerëzore. Mbetën peng i mjedisit ku u ngjizën dhe teksa sot kërcejnë si delenxhie dhe delenxhinj mes avujve të delirit dhe milionave të vjedhura, kupton se ata mund të kenë fituar çdo betejë, por në betejën me gjenin janë përjetësisht të humbur.
Post Scriptum – Janë thjesht delenxhinj dhe delenxhesha me disa miliona euro. 
Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 5 dhjetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.