Dacibaot shqiptare dhe demaskimet politike – nga Xhafer Sadiku

 

Absurdi shqiptar i diktaturës  - Foto sa 1000 fjalë

Absurdi shqiptar i diktaturës – Foto sa 1000 fjalë

Dacibaot shqiptare dhe demaskimet politike 

nga Xhafer Sadiku

Besnikët e Partisë së Punës së Shqipërisë, informatorët kryesorë të Sigurimit të Shtetit. 
Në Kongresin e Pestë, (1966) PPSH bëri program të saj politikën e Partisë Komuniste të Kinës, revolucionin kulturor proletar. Fletë – Rrufetë (dacibaot shqiptare) dhe demaskimet politike terrorizuan këdo që shfaqte ndonjë rezervë për sjelljen e regjimit dhe gjendjen e vendit. Kështu, vetëm gjatë vitit 1967 
në Shkodër u demaskuan 134 persona, 
në Vlorë 140, 
në Dibër 107, 
në Lushnje 144, 
në Durrës 153, 
në Korçë 147, 
në Tiranë 183 etj. 
Masat, besnike të Partisë, u bënë burimi kryesor i informacionit për Sigurimin e Shtetit. Kështu, nëse në vitin 1966 në seksionin e Sigurimit të Shtetit të rrethit të 
Tropojës erdhën 77 informacione nga masat, në 1967 numri i të dhënave arriti në 356, 
në Fier nga 474 në 545, 
në Kukës nga 242 në 440, 
në Vlorë nga 215 në 440, 
në Shkodër nga 664 në 1200, 
në Dibër nga 640 në 812, 
në Korçë nga 538 në 747, 
në Elbasan nga 503 në 669, 
në Tiranë nga 367 në 517,
në Gjirokastër nga 221 në 473 etj. 
Ndërsa të dhënat nga masat shtoheshin, të dhënat nga agjentura pakësoheshin.


Marrë nga “Historiku i Sigurimit të shtetit”, f. 1158

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook