back to top
21.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Çyrykëzimi dhe imoraliteti i “Shqipërisë Europiane” refleksion nga Emi Krosi

Gazeta

Studiuesja Emi Krosi
Studiuesja Emi Krosi
Çyrykëzimi dhe imoraliteti i “Shqipërisë Europiane”
refleksion nga Emrije Krosi

E shkëputur nga teksi i fjalimit të KM (cituar fjalët e tij).
“Nuk ishin fëmijë ata”; “Si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral sesi nuk duhet të sillet”; “Jam pa fjalë”; “Më hidhen në fyt pse them se gjysma e burrave janë çyrykë”. “Ky është opinioni im”, – ka deklaruar Edi Rama, në takimet elektorale Dibër dhe Kavajë.
Pas kësaj deklaratë të çyrykëzimit të meshkujve/ burrave/ djemve, (mos vuan vetë KM nga ky handikap) gratë/vajzat i ka “zënë frika” nga çrregullinet bipolare të çyrykëzimit mashkullor dhe duhet ose “të dashurohen” me KM ose të “votojnë” të kuqen (në kontekstin groteks) kush e kupton!!
Por ajo që më habiti ishte mesazhi i një gjyshi të thekur komunisto-patronazhist që me gjuhë të paburri të çyrykut të tij mashkullor në dimrin e moshës së tij, për femrat opozitare: “Ik moj kuçkë e Salës, keni 30 vjet që rrini pas ideve të Saliut…”, që kjo mostër (emrin nuk po ia bëj publik për hir të etikës time), nuk quhet gjysh, se folësja ishte vajzë, por metaforën e pervesitetin gjejini vetë.
Nuk duhet të përdoret një fjalor kaq i ulët nga askush (as për ministreshat femra) që duhet të japin llogari, për punën e tyre në keqqeverisje prej 12 vitesh, por çuditërisht na e jep “theatroja e qeveriut të zbrazur të Erion Isait të Kolonjës”, kur grupe grash gjoja folkloriste që përdoren “si kallogre” në spektaklet tallavaiste 100 lekëshe, ku shumë fshatra janë fantazëm, apo kur KM, u sugjeron, fëmijëve: “…të gugullojnë për fotot nudo”, kur “dhembja” për vrasjen e adoleshentit tek shkolla ‘Fan Noli’, mbylli tik-tokun, d.m.th e “mbylli” por është hapur, si perves që është KM duke ofenduar burrat se janë cyrykë, po ato gra si ti quajmë çyryke??! A do ta pranonin? Ndaj janë vërshuar ca trushkulur, meshkuj të tredhur, qenbirqenë komunistë, që shajnë me fjalë të ndyra, si ai gjyshi me pampersa shurre, quan “kuçka” dhe “prostituta”, apo “gojore të Berishës” ca njerëz që për hir të Partisë, shesin gruan, çfarë gruaje, por nënën e tyre të vdekur.
Ky regres i tmerrshëm shoqëror, në një shtet më të varfrin në Europë, një shoqëri “që quhet morale/ konservatore” si paska mundësi imoralizmi e saj me tallavatë publike të BBVIP dhe “gojoret publike” të qeveritarëve, kanë diskreditur një popull të tërë, por sigurisht votuesit opozitarë? A janë armiq opozitarët? A duhen të “vdesin” votuesit ballista dhe kulakë? A duhet të diskretitohen gratë/ fëmijët autikë/ pensionistët/ mendimtarët ndryshe? Pse, të mendosh ndryshe nuk është e ndaluar. Mund të jesh socialist/ demokrat/ zogistë/ majtistë/ djathtistë/ komunistë/ ballistë/ pacifistë etj…etj [-ista], por jo armik.
Por ajo që më indinjoi më shumë, janë mesazhet e artistëve (poetëve/ shkrimtarëve), që e “quajnë veten edhe talente” në shkrimet e tyre tallaveske, apo “poetë modernë” që “urrejnë censurën” por e pëlqejnë atë përmes intimidimit të gjuhës së kundërshtarit politik, “si antikonformistë” (nëse e kuptojmë këtë fjalë) me ish “artistin madhor” Erion Isaj, duke ofenduar retorikën demokratike të kritikës (deri në faqen time!!).
E bëra këtë shkrim, sepse SPAK “është jashtë loje”, por nënat dhe burrat e dinjitetshme, apo dhe gra po të ndershme, por ashtu siç ia tregoi vendin demokrati Ilir Vrenozi, do t’ia tregojnë dhe burrat “çyrykë” të Krosit të Klosit, sepse kanë qenë mësuar të rrijë sipër kalit të shalës, jo jo në samarët e gomarit.
Shënim: (Jam kritike e çdo padrejtësie politike, përçarjeje fetare/ gjinore/ krahinore, që është e papranueshme për nivelin tim kulturologjik, sepse jam imtimiduar dhe unë si intektuale nga “çyrykëzimi” i gjuhës poshtëruese të KM).
Postimet fyese do fshihen!
Faleminderit për mirëkuptimin!
Marrë nga Muri i FB Emi Krosi, 22 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.