back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Çu En Lai (5 mars 1898 – 8 janar 1976) – përgaditi Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Cu En Lai & Mao Ce Dun
Cu En Lai & Mao Ce Dun

Çu En Lai (5 mars 1898 – 8 janar 1976)

përgaditi Saimir Z. Kadiu

Pas vizitës së Hrushovit në vitin 1959, vizita më e rëndësishme e një zyrtari të lartë komunist në Tiranë është ajo e Çu En Lait në janar 1964.
Pas prishjes me BS, në vitin 1961 dhe fillimin e “dashurisë” me Kinën Popullore u shpeshtuan vizitat reciproke Shqipëri – Kinë. Por asnjëherë nuk pati një takim Enver Hoxha – Mao Ce Dun!!
Çu En Lai ishte kryeministri i parë kinez (pasi komunistët morën pushtetin në Kinë me 1 tetor 1949) dhe Numri 2 i regjimit komunist kinez.
Ai e mbajti këtë post deri sa vdiq me 8 janar 1976.
Gjatë viteve 1949 -1958, Çu En Lai ishte edhe Ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës.
Konsiderohet një nga diplomatët më të mëdhenj të gjeneratës së tij si dhe arkitekti i fillimit të marrëdhënieve Kinë – SHBA, në vitin 1972.
Ishte pro hapjes së Kinës me Perëndimin.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në Francë në kohën e rinisë së tij (ku ishte një nga frekuentuesit e kafenesë së famshme parisiane “Cafe de Flore”) e kishte “infektuar” siç duket…
Gjatë vizitës në Tiranë thuhet që i ka thënë tanëve në mënyrë lakonike kineze: “Hapja me botën e jashtme është nje rrugë e shkurtër…!”
Përkthyes gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri ishte Fan Cen Cuo, kinezi i parë që mësoi shqipen në Shqipëri… që më pas do të bëhej edhe ambasador në Tiranë.
Çu En Lai e vizitoi Shqipërine tre herë gjatë viteve 60′.

Çu En Lai & Deng Yingchao
Çu En Lai & Deng Yingchao

Çu En Lai ka lindur 5 Mars 1898…
Çu En Lai u martua vetëm një herë, por nuk pati fëmijë. Më vonë adaptuan një vajzë dhe një djalë… Bashkëshortja e tij Deng Yingchao (1904-1992) ishte një nga gratë më të njohura dhe më të pushtetshme në Partinë Komuniste të Kinës.
Ajo do të hiqte rregullin famekeq kinez për vajzat kineze njohur si foot binding (si këpucë hekuri që nuk lejonte rritjen e këmbeve tek vajzat)
Djali i adoptuar quhej Li Peng (1929 -2019) dhe do të bëhej kryeministri gjakatar Li Pengu i Masakrës së Tienanmenit (5 qershor 1989)

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.