back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Çlirohu nga Psikologjia e Turmës, largohu nga kulti i individit, ngri lartë kultin e mëmëdheut – nga Abedin Kaja

Gazeta

Funeral në Kalimash 1991 - (foto Barry Lewis)
Funeral në Kalimash 1991 – (foto Barry Lewis)

Çlirohu nga Psikologjia e Turmës,

largohu nga Kulti i Individit, ngri lartë Kultin e Mëmëdheut!

nga Abedin Kaja

Psikologjia e turmës e bën një popull të humbas vetëdijen.
Ashtu si edhe më parë, shqiptarët vazhdojnë të jenë të nxituar në gjykim dhe agresiv në veprim, pa e menduar se njeriu i turmës është barbar, është një krijesë që e ka humbur arsyen dhe që vepron instiktivisht.
Në turmë njeriu udhëhiqet nga spontaniteti, dhuna, egërsia dhe heroizmi i qënieve primitive.
Psikologu francez Gustav Le Bon, ishte i parë që studioi shkencërisht sjelljen e turmave.
Sipas Le Bon, psikologjia e turmave, ekzistenca e një mase anonime përfaqësonte një shenjë regresi në shoqërinë moderne, që humbiste atë diversitet individual, i cili përbënte pasurinë dhe trashëgiminë e vërtetë të shoqërisë njerëzore.
Humbja e arsyes në grumbullimet e masave, për psikologun francez, ishte tregues i një humbjeje shumë më të madhe: shkrirja e një identiteti individual në një identitet kolektiv. Pa një arsye autonome, sugjeronte Le Bon, njeriu kthehet pas në gjendjen e kafshës dhe në natyrë, qeniet e të njëjtës specie i ngjajnë gjithmonë e më shumë njëra-tjetrës: kështu, në turmë, njeriu bëhet “kafshë” dhe instiktet e tij primitive e bëjnë praktikisht identik me ata që ndajnë të njëjtën eksperiencë grupi.
Bashkë me çfarë na mëson psikologu francez Le Bon, marrëzia më e madhe e shqiptarëve është se, ne vrasim njëri-tjetrin për idhujt, për liderët e partive, për forcimin e pozitës së pushtetit të tyre, pozitë që ka qënë dhe vazhdon të mbetet dhunuesi ynë më i madh.
Duke ditur se ku na ka çuar psikologjia e turmës, tashmë që kemi një farë pjekurie social-politike dhe ekonomike, ne duhet të kuptojmë se fati ynë është dhe duhet të jet në dorën tonë dhe jo në dorën e dhunuesve tanë.
Jeta është gjithçka që ne kërkojmë prej saj.
Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket ty.
Çdonjëri prej nesh duhet ta kërkojë gabimin dhe rrugën e arsyes tek vetja.
Gjithçka që do është përherë me ty, mjafton të dish ta kërkosh atë.
Çfarë qëndron pas dhe para nesh janë çështje të vogël në krahasim me atë që gjendet brenda nesh.
Nëse ke një ëndërr që pret të marrë jetë, hidhe hapin e parë; zgjohu, çlirohu nga psikologjia e turmës, largohu nga kulti i individit, ngri lartë kultin e at-mëmëdheut!

Vincent Van Gogh - Te burgosurit
Vincent Van Gogh – Te burgosurit

Marre nga muri i FB nga Abedin Kaja, 23 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.