
Çka shkruan Montenegro News për Konferencën e Bujanit
përgaditi Fahri Xhara
Konferenca e Bujanit (e mbajtur nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944) ishte një moment kur shqiptarëve iu premtua një gjë, por iu dha diçka krejt tjetër, ndërsa kuadri malazez në Parti luajti rol kyç në “akrobacitë” rreth kufijve.
Ja si u realizua kjo “lojë”:
1.Premtimi në Bujan (Vetëvendosja)
Në atë konferencë, ku morën pjesë komunistë shqiptarë dhe jugosllavë (ndër të cilët kishte shumë nga trevat fisnore malazeze), u miratua një rezolutë që thoshte qartë: Kosova dhe Metohia janë pjesë e Shqipërisë dhe populli atje ka të drejtë për vetëvendosje deri në shkëputje. Ky ishte e vetmja mënyrë që partizanët të fitonin mbështetjen e masave shqiptare, të cilat në atë kohë në masë ishin me Ballistët.
2.“Manovra” malazeze dhe Tito
Pasi lufta filloi të anonte nga fitorja, udhëheqja jugosllave (ku Milovan Gjilasi dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo kishin ndikim të madh në terren) e kuptoi se humbja e Kosovës dhe Metohisë, si dhe e pjesëve të Malësisë, do të ishte vetëvrasje politike.
Anulimi i Bujanit: Me arsyetimin se “momenti nuk është i përshtatshëm” dhe se fillimisht duhet të mposhtet fashizmi, rezoluta e Bujanit praktikisht u la mënjanë.
Administrata ushtarake (1945): Në vend të bashkimit me Shqipërinë, në Kosovë u dërgua ushtria nën komandën e Sava Drljeviqit për të shtypur kryengritjen e atyre që kishin besuar në premtimet e Bujanit.
3.Çfarë morën shqiptarët?
Në vend të shtetit ose bashkimit, ata morën një krahinë autonome brenda Serbisë. Këtu qëndron arsyeja pse për Bujanin u hesht për dekada. Ishte një truk klasik lufte: të përdoret emri i Bajram Currit dhe vëllazërimi me dr. Markoviqin për të ngritur shqiptarët kundër okupatorit, e pastaj në fund të luftës të tërhiqen kufijtë në mënyrë që të përmbushen interesat e shtetit të ri jugosllav.
Marrë nga Muri i FB, Fahri Xhara