CIA dhe Dosja e Gjakut në Mirditë – përgaditi Leon Molla

Gazeta

Leon Molla - Autor i shkrimeve
Leon Molla – 
CIA dhe Dosja e Gjakut në Mirditë
përgaditi Leon Molla

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA) ka qenë në dijeni të vazhdueshme të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri, veçanërisht të lëvizjeve antikomuniste në zonën e Mirditës. Kjo ndodhte përmes rrjeteve të komunikimit të rezistencës shqiptare, e cila transmetonte informacion përmes radio-lidhjeve të fshehta nga toka shqiptare drejt qendrave perëndimore.
Një nga ngjarjet më të përgjakshme që u raportua menjëherë ishte vrasja e Bardhok Bibës, deputetit komunist të Mirditës, më 7 gusht 1949, pranë Shpalit, në një atentat të organizuar nga një grup nacionalistësh shqiptarë. Dokumenti zyrtar i CIA-s, i klasifikuar më parë dhe i deklasifikuar më vonë, e përshkruan situatën si kritike dhe ndëshkuese, duke theksuar se pas këtij akti, regjimi komunist i Tiranës nisi plane të përgjakshme për nënshtrimin total të Mirditës, të urdhëruara drejtpërdrejt nga ministri i Brendshëm Mehmet Shehu.
Në dokumentin e CIA-s, kapedani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni, i cili në atë kohë ndodhej në azil politik në Romë, rrëfen për agjentët amerikanë se Bardhok Biba kishte vrarë njërin nga djemtë e tij. Dokumenti nuk e përmend qartë nëse bëhej fjalë për Mark Gjomarkaj apo për Llesh (Aleksandër) Gjomarkaj, por e lë të kuptohet qartë se Bardhoku ishte një armik i betuar i familjes kapedanore dhe i popullit të Mirditës. Në këtë rrëfim shfaqet për herë të parë evidenca zyrtare ndërkombëtare për përfshirjen e Bardhok Bibës në likuidimin e drejtpërdrejtë të pjesëtarëve të familjes Gjomarkaj.
Shumëkush ka folur për Bardhokun sipas pikëpamjeve të veta: disa e kanë quajtur burrë të mirë që donte Mirditën, të tjerë si një vegël të bindur të regjimit komunist që punoi kundër vullnetit dhe traditës mirditore. Por një gjë mbetet tashmë e dokumentuar: ai ishte një figurë e përfolur, e cila kishte vënë dorë mbi gjakun e kapedanëve dhe kishte mbjellë përçarje në një krahinë që për shekuj kishte jetuar me nder dhe kod.
Gjithashtu, nuk qëndron teoria se Bardhokun e vrau vetë regjimi komunist. Ky është një mit i shpërndarë për të relativizuar hakmarrjen e popullit dhe të nacionalistëve. Në të vërtetë, ai u vra nga dora e antikomunistëve shqiptarë, përmes një atentati të mirorganizuar, i cili sipas burimeve të CIA-s, u krye nga “X”, që më pas jetoi për dekada në Perëndim dhe ndërroi jetë në moshë të thyer në Bruksel.
Të gjitha këto dokumente dhe dëshmi, për herë të parë të përkthyera dhe të studiuara në thellësi, do të botohen së shpejti në librin: “Gjurmët e përgjakura të Mirditës – sipas CIA”
Ky botim do të përmbajë dokumente të deklasifikuara amerikane, dëshmi gojore dhe analiza historike që hedhin dritë mbi tragjeditë e heshtura të një krahine që kurrë nuk u përkul, por që për dekada të tëra u përgjak përmes dhunës së organizuar shtetërore

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit