
Çfarë do të thotë të rriten në 5% të GDP-së shpenzimet për mbrojtjen?
vëzhgim nga Klodi Stralla
Para 2 ditë, në takimin e radhës të NATO-s, u vendos që shpenzimet e mbrojtjes, për çdo shtet antar (32 shtete), të rriten në shifrën prej 5% të GDP-së të vendit. Ky ishte edhe qëllimi i këtij takimi, që vlerësoi prioritare nevojën e riarmatimit të Europës, në kushtet aktuale të një kërcënimit të mundshëm ushtarak rus.
Ndonse mediat dhe përgjithësisht opinioni ynë publik u dhanë prioritet pasqyrimit visual, me fotot e liderëve pjesmarrës, veshjet dhe pozimet e grave të tyre, darkën mbretërore të shtruar nga i zoti i shtëpisë (mbreti i Holandës), u cekën pak ose aspak sqarimi i efekteve mbi mirëqenien e popujve që do të shkaktojë rritja me 5% e GDP-së për mbrojtjen.
Unë (si qejflli shifrash) për të qënë i saktë iu drejtova mikut tim, ekonomistit Koço Broka, për të marrë disa shifra konkrete:
Sipas statistikave tona për vitin 2025, shpenzimet ushtarake të mbrojtjes janë diku rreth 6.7 % e buxhetit të shtetit dhe 2.1% e GDP-së të vendit, ose më konkretisht në një buxhet si i yni prej 8.2 miliard euro dhe GDP rreth 18.6 miliard euro, shpenzimet e mbrojtjes zenë rreth 550 milion euro.
Vendet pjesmarrëse në samit (me përjashtim të Spanjës) e pranuan unanimisht këtë rritje prej 5% të GDP-së të tyre, si shpenzim për mbrojtjen. Kjo do të thotë që Shqipëria jonë do të kalojë nga 2.1% të GDP-së që e ka aktualisht, në 5% ose nga 550 milion euro në 1.3 miliard euro, një shtesë prej 2.4 herë ose 750 milion euro.
Ku do të gjenden këto miliona euro? Sigurisht do të hiqen nga sektorë të tjerë, si shëndetësia, arsimi, infrastruktura etj, që edhe kaq sa i kemi, janë nga më të ultat në rajon.
Ky ishte samiti i vërtëtë i NATO-s për shqiptarin e thjeshtë, ndonse jo edhe për pushtetarët e lartë të Shqipërisë, që i shohin këto samite si “parada mode”
Marrë nga Muri i FB Klodi Stralla, 26 qershor 2025