back to top
23.8 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

Bytyçët 50 vjet në SH.B.A. – nga Orhan Sakiqi

Gazeta

Serxhio Bitici
Serxhio Bitici
Bytyçët 50 vjet në SH.B.A. (N. Y)
nga Orhan Sakiqi

Sa herë vij në NY takoj mikun tim të hershëm Sergio Bitici (Bytyçi). Historia e fisit të tij asht si e shumë shqiptarëve të tjerë, të arratisur nga Atdheu në Jugosllavi, Itali dhe mandej ardhun në tokën e bekueme si e quejnë Sergio dhe John Bitici SH.B.A. në librin e tyne – Atdheu dhe toka e bekueme (Jeta dhe Aktiviteti i familjes). Në parathënie të librit Dr. Hamdi Oruçi shkruan: Bytyçët janë nga shqiptarët bamirës, që nuk flitet keq për ta. Pjestarët e familjes sonë erdhën në SH.B.A. mbasi jetuem 15 vjet si “emigrantë” në Kosovë e Jugosllavi, ku jetuem në nji vorfni të thellë, si qytetarë të rendit të tretë, kurse shqiptarët vendas trajtoheshin si qytetarë të rendit të tretë. Veprimtaria patriotike e katër vëllezërve Bytyçi asht e herëshme dhe kjo është paraqitur e plotë në librin e Sergios – Kosova path to freedom – si edhe në librin që përmenda ma nalt. Në këtë shkrim timin do përmend nji veti të shqiptarit mikpritja, konak bukë e zemër. Shkruajnë: Na të katër vllaznit i kemi qëndrue besnik traditës tonë, e cila ka respektuar dhe respekton bujarinë dhe mikpritjen tradicionale, simbas kanunit të Lekë Dukagjinit. Duket si lavdim, por këto fakte i evidentojmë për hir të së vërtetës dhe historisë, që të mos harrohen gjyshët tanë në Pac të Bytyçit që kanë pas kullën katër katëshe, ma e famshmja shtëpi në krahinën e Malësisë së Gjakovës. Në atë kullë ish oda e mysafirëve, ku shtroheshin për kuvend e të ngrana 100 vetë. Simbas kanunit nji odë e tille ishte e hapun 24 orë në ditë, e ku secili mysafir ishte i mirëseardhun. Edhe kali i tij po ashtu rehatohej. Aty patën bujtë shumë personalitete shqiptare, që nga rilindasit deri në shtator 1944, kur gjermanët e gjuajtën me top dhe e dogjën sepse aty strehoheshin forca anti-gjermane ato të beglerëve Kryeziu të Gjakovës. Ata ishin nacionalistë.

Sergio e John Bitici - Atdheu & Toka e Bekueme
Sergio e John Bitici – Atdheu & Toka e Bekueme

Më 1989, Federata e Amerikës Pan Shqiptare “Vatra” kish shpallë organizimin e seminarit shkencor “Pjetër Bogdani” ku ligjëruesit ishin dr. Ibrahim Rugova dhe prof. Engjëll Sedaj. Ata u sistemuan në apartamentin tonë të mysafirëve. Në atë apartament kanë bujtur Sali Berisha, Gramos Pashko, Ismail Kadare, etj.
Katër vëllezër, katër biznese në fushën e restoranteve. Aspak e lehtë kur e fillon nga e para. Kuzhina italiane ishte ajo që ata u detyruan të praktikojnë. Ndihma e patriotit Tahir Kërrnaja ishte e gjithanëshme. Ai e quante vedin – ushtar i thjeshtë i Shqipnisë Etnike.
Në vitin 1995, Sergio me shokë u mundua të hapë biznes turizmi edhe në Shqipni, por “viti i mrapshtë 1997”, i dogji shpresat. Kur kam ardhë së pari në N. Y. në vitin 1998, kam pa lodhjen por dhe frytin e punës së vëllezërve Bitici. Në fillim së bashku mandej sekush më vete. Ka njerëz në këtë botë që shpirti i tyne mban vetëm të mirën. Ndaj po t’u njihni mos i lëshoni kurrë. Dhe unë nuk e lëshoj Sergion.
Kur vi dhe shoh akurelet e tij, asht piktor ma shumë se diletant dhe pimë kafen këtu pranë shtëpisë së tij si në foton që po postoj. Ai sot në pension, por nuk e len pa ardhë në Shqipni gati çdo vit.Mirë u takofshim i dashur Sergio.
Marrë nga Muri i FB, Orhan Sakiqi, 28 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.