
Brigitte Bardot “Ëndrra e pamundur e burrave të martuar”
(28 shtator 1934 – 28 dhjetor 2025)
përgaditi Saimir Kadiu
“Ëndrra e pamundur e burrave të martuar”
(Marguerite Duras)
Ikona e filmit francez Brigitte Bardot, simboli i sensualitetit u shua sot në moshën 91 vjeçare…
Ajo luajti në 46 filma…
Filmi “Dhe Zoti krijoi gruan” i dha asaj famë botërore.
Ajo u tërhoq nga filmat në vitin 1973.
Brigitte Bardot mbetet më e famshmja nga të gjithë yjet e kinemasë franceze.
Brigitte Bardot ishte befasuese, madje befasuese e bukur. E gjatë, bjonde, lakore, me buzë të derdhura ajo mishëroi klishenë e sensualitetit francez në filmin e mesit të shekullit XX.
Brigitte Bardot nuk mrekullonte vetëm publikun e kinemasë. Edhe intelektualët filluan të merreshin me fenoneminn Bardo në vitet ‘50-të.
Simone de Beauvoir, filozofja e famshme në vitin 1959 shkruan esene “Brigitte Bardot dhe Sindromi i Lolitës”.
Simone de Beauvoir e cilëson në këtë ese Bardot si “lokomotivën e historisë së grave” dhe e krahasoi hyrjen e saj në shoqërinë franceze me vetë ekzistencializmin.
Sipas saj, aktorja bukuroshe dhe seksi përfaqësonte femrën më të çliruar të racës së pasluftës.

De Beauvoir shkruante: “Kur Marlene Dietrich shfaqi nyjet e zhveshura të këmbëve ndërsa këndonte, ajo sikur bënte magji. Ndërsa Bardot nuk bën magji, ajo aktron. Mishi i saj nuk simbolizon pasivitet. Kur ajo zhvishet, ajo nuk nxjerr në pah mistere.
Ajo thjesht tregon trupin, një trup që është në një lëvizje të vazhdueshme. Ajo ecën, kërcen, lëviz. Në lojën e gjuetares ajo është viktima dhe gjahtarja njëherësh. Për të meshkujt janë thjesht një objekt, sikundër edhe ajo për ta është një objekt. Një sjellje e tillë ka lënduar shumë krenarinë mashkullore, ndaj për ta ajo është një “kurvë”.
Për të gjithë tashmë ishte e qartë që si “I Huaji” i Albert Camus, edhe Bardot e eksploronte botën përmes të ndjerit.
“Një grua e çliruar është e kundërta e një gruaje mendjelehtë dhe të pavlerë”, shkruante në artikullin saj De Beauvoir.
Për të, sensi që kishte Bardot për lirinë ishte absolut, thuajse ekzistencial.
Ikën pa kthim një aktore e madhe që simbolizonte Francën…
28 dhjetor 2025