back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Brigitte Bardot, 80 vjet bukuri autentike… Laura Squillaci

Gazeta

Brigitte Bardot 1934
Brigitte Bardot 1934 

Brigitte Bardot, 80 vjet bukuri autentike…

dhe një jetë jetë kushtuar kafshëve Laura Squillaci

Muza e Andy Warhol, katër martesa dhe një flirtim me Jimi Hendrix…

Të gjithë e njohin si BB,
si simbol seksi të kinemasë franceze.
Ajo qe ikonë sjelljeje,
nji yll i shumë filmave që shkaktuan skandal…
Vendosi ta lerë sheshin e xhirimit në moshen 38 vjeçe!
Dhe prej atëherë jeton larg vëmendjes së opinionit,
në nji çiflik të sajin në Saint Tropez

80 vjeçe!? Dhe as i bëhet vonë fare. “Ditëlindja ime nuk ndryshon asgjë në botën dhe në jetën time, tashmë i jam përkushtuar krejtësisht kafshëve…” (Intervistë dhënë Vanity Fair, në mars 2014).
Brigitte Bardot ka mbetur në thelb e njëjta. Po ajo vajzë e bukur dhe rrebele, të cilën tani s’mund ta njohësh më duke parë fotografitë që shumë prej fansave të saj ia dërgojnë për të marrë ndonji autograf në rastin e ditëlindjes së saj më 28 shtator.
Janë kohë tashmë të largëta kur ajo vlerësohej prej të gjithëve si nji seks-simbol.

Brigitte Bardot - sex-simbol
Brigitte Bardot – sex-simbol

Miti B.B. Lindi me … “Dhe Perëndia Krijoi Gruan”, film skandaloz në Francën e vitin 1956 me Roger Vadim, në të cilin ajo bën nji vallëzimi sensual mambo zbathur.
E ndjekin më pas nja pesëdhjetë të tillë midis të cilëve “Përçmimi” i Jean-Luc Godard, “Vajza e Mëkatit” e Klod Autant-Lara, “E vërteta” e Henri-Georges Clouzot, “Jeta Private” e Louis Malle. Ajo Bëhet muza e artistëve të mëdhenj si Andy Warhol dhe Richard Avedon. Po ndër keqardhje më të mëdha të saj mbetet fakti që nuk mundi të xhirojë diçka me Fellinin apo me Bergmanin.
E zgjedhur ‘Marianna’ e Francës, stili i saj ishin tashmë modë dhe trendi. Ajo qe e vetmja grua që do të pritesh e veshur me pantallona në Elysee prej Gjeneralit Charles de Gaulle. Flirtet e shumta të saj bënë që vazhdimisht të flitej për të,  përfshirë këtu edhe Jean-Louis Trintignant, Serge Gainsbourg dhe Jimi Hendrix. Po edhe katër martesat: me Roger Vadim; me aktorit Jacques Charrier, prej të cilit pati fëmijën e saj të vetëm: Nicolas-Jacques  Charrier;  me playboyin e pasur gjerman Gunter Sachs; dhe së fundi me politikanin e ekstremit të djathtë Bernard d’Ormale.
Ajo ishte vetëm 38 vjeçe kur e la kinemanë për t’iu përkushtuar krejtësisht kafshëve. Prej atëherë ajo jeton në Saint Tropez, pothuaj e fshehur, në nji çiflik të blerë këtu e 50 vite të shkuara. Mund të njihet lehtësissht, sepse është gjithnji e veshur me të zeza, me këmishë dhe pantallona të  zeza, dhe me nji sharpë gri në kokën. Rrudhat tashmë ia mbulojnë fytyrën. “Ua dhashë bukurinë time, rininë time burrave – shpjegoi ajo në nji nga intervistat e saja të rralla në paraqitjet publike – kam urtësinë time, përvojën time, pjesën më të mirë time për kafshëve…!”

Brigitte Bardot në kufijtë e të 80-ve
Brigitte Bardot në kufijtë e të 80-ve

Në  80 vitet e saj ajo s’kërkon asgjë për vete, por bën nji thirrje o ma mirë nji lloj testamentit, nji letër të hapur presidentit, Francois Hollande, ku i bën thirrje për heqjen e therjes rituale dhe mbylljen e thertoreve për kuajt. “Do të ishte e më e drejtë të m’i plotësonit këto dy kërkesa pas kaq shumë vitesh e lutjesh e pritjesh – i ka shkruar BB në deklaratën e saj të botuar nga e të përditshmet franceze Le Figaro dhe Le Parisien – Nëse ju nuk do të m’i pranoni para se të vdes këto kërkesa, unë do të  arrij në përfundimin se kam dështuar në jetën time.” Dhe në përfundim shton se: “Këto janë dëshirat e mia të fundit.”
Marrë nga http://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/Brigitte-Bardot
26 shtator 2014

Madam BiBi
Madam BiBi

Thënie të famshme të Madam BB

***
Kam qenë shumë e lumtur, shumë e pasur, shumë e bukur, shumë adhuruar, shumë e njohur po dhe shumë e pakënaqur.
***
Është më mirë të mos jeshë besnik, se sa të jeshë i tillë, kur s’e dëshiron të jeshë.
***
Sistemi i kalbur në të cilin notojmë, favorizon njerzit e ndyrë, të sëmurë,  intrigat,  shkatërrimin, ligësinë, në dëm të gjithçkaje që është e bukur, fisnike dhe dinjitetshme.
***
Ua kam dhuruar bukurinë time, rininë time burrave. Mendoj t’ua dhuroj urtësine time dhe eksperiencën time, pjesën time më të mirë kafshëve.
***
Vetëm idiotët refuzojnë t’i ndryshojnë idetë e tyre.
***
Kini guxim në opinionet tuaja, ju lutem vizitojini thertoret dhe vazhdoni të hani mish, nëse nuk e keni stomakun revoltuar prej asaj çka keni parë!
***
Njerëzit janë bisha madje, madje as bishat nuk sillen si ata.
***
Nji qen, nji mace dhe nji zemër me qimet e tyre përreth.
***
E ardhmja! E kanë krijuan vetëm për të na e rrënuar të tashmen!
Mblodhi dhe përshtati në shqip Jozef Radi

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Të jetosh të sotmen me ankthin e së nesërmes, nuk është ta rrënosh të sotmen… Mbase në të ardhmen, ndoshta e vlerëson më shumë të sotmen… që në të ardhmen do jetë e shkuar…
    Një lloj lufte midis pranimit dhe mohimit!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.