back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025

God Bless America dhe Presidenti Donald J. Trump – Breaking News – nga Klajd Kapinova

Gazeta

George Soros
George Soros

God Bless America dhe Presidenti Donald J. TrumpBreaking News
nga Klajd Kapinova

Ju lutem shikoni me shumë kujdes fotot se kanë shumë rëndësi sepse këto flasin shumë dhe ilustrojnë më mirë faktet e rradhitura këtu. Ju mund ta shpërndani këtë material dhe jeni të ftuar të jepni edhe opinionin tuaj. Nuk do të kalohet me heshtje kjo gjë…
God Bless America dhe Presidenti Donald J. Trump…
Natën e mirë se asht koha me shku me fjetë… Unë si qytetar amerikan e kreva detyrën time. Detyra e juaj asht ta shpërndani kudo. Respekte!

Soros & Trump
Soros & Trump

USAID, ka shpërndarë vazhdimisht para përmes Fondacioni Soros në Shqipëri, ku kreu i Soros-it atje Andi Dobrushi ka marrë një pagë vjetore $370.000, sa dyfishi i një senatori dhe kongresmeni amerikan (Fakte nga burime amerikane)
Kjo është një listë faktive, që pasqyron pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve në organizata të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në vendlindje, e cila fatmirësisht i është dërguar menjëherë D.O.G.E., i cili po merret në mënyrë aktive me zbulimin dhe luftën kundër korrupsionit në SHBA, Shqipëri dhe shtetet të tjera të botës. Lista publikohet në një kohë kur një konflikt i ashpër ka shpërthyer mes administratës së Presidentit konservator amerikan, Donald J. Trump dhe Agjencisë Amerikane për Ndihmën e Huaj (USAID), mbi mënyrën se si janë shpenzuar dhe shpërdoruar brutalisht fondet e taksapaguesve amerikanë, për mbështetjen e “projekteve” boshe marksiste të shoqërisë civile në mbarë botën.
Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump i kanë vendosur me të drejtë epitete të merituara USAID-it, duke e konsideruar si “organizatë e pastër kriminale, që pastron rregullisht si lavatrice para, përmes një pale apo organizate tjetër jo qeveritare (sikurse është ajo e drejtuar nga bossi i saj George Soros) dhe drejtpërdrejtë nga ajo vetë” apo “financuese e OJQ-ve të të majtës radikale”.
Sipas kësaj liste, shumë pozicione në OJQ kanë paga të cilat fatkeqsisht variojnë nga 187.000 lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj. Sikurse dihet “Shoqëria e Hapur” e bilionerit marksist hungarezo-amerikan dhe me origjinë ebre George Soros, duke shfrytëzuar në maksimum paratë e takpasapaguesve amerikanë, përmes organizatës qeverisë amerikane USAID (themeluar në vitin 1961 nga Presidenti demokrat John F. Kennedy) del se ai asnjëherë nuk shpenzuar apo nxjerrë nga xhepi i vet paratë e derdhura në Shqipëri dhe botë.
Sikurse shihet kjartë del se ajo renditet me disa nga pagat më të larta, në kontrast të madh apo në krahasim me standartin e ulët të jetës dhe të ardhurave financiare të punonjësve të administratës së qeverisë neo-komuniste shqiptare sot. Kështu nga burimet e reja të dokumenteve apo borderove të zbuluara (faktuara) dhe provuara tashmë (mbas 20 janarit 2025) nga Qeveria Amerikane dhe D.O.G.E, u vërtetua se drejtori ekzekutiv i “Fondacionit Shoqëria e Hapur” shtetasi shqiptar Andi Dobrushi (me banim në Tiranë) rezulton me pagë 31 mijë euro në muaj, ose rreth 370 mijë USD në vit.
Nga ana e tjetër edhe organizatat e tjera të financuara nga ombrella e madhe organizatës së qeverisë amerikane USAID me zyrat e saj qendore në Washington, DC këtu në SHBA, jo shumë larg nga Kongresi Amerikan dhe Shtëpia e Bardhë, sikurse shihet kjartë ato kanë shifra të larta astronomike apo përrallore, në krahasim me vendin më të varfër të Europës dhe një nga vendet e prapambetura të botës së tretë.

Emri, Pozicioni, Organizatat, Paga
1.A.P. Drejtori, IDRA, paga 1.000.000 lekë.
2.F.P. Administrator, IDRA, paga 600.000 lekë.
3.I.B. Menaxher, IDRA, 242.635 lekë.
4.I.L. Drejtor Ekzekutiv, Linja e Këshillimit për Gra e Vajza, 317.564 lekë.
5.E.P. Kordinator, Linja e Këshillimit për Gra e Vajza, 295.194 lekë.
6.R.L. Drejtor, Instituti Ekzekutiv Shqiptar i Medias, 246.246 lekë.
7.M.A. Drejtor Ekzekutiv, Aleanca Gjinore për Zhvillim, 300.000 lekë.
8.E.K. Drejtor Ekzekutiv, “Lëvizja Albania”, 376.720 lekë.
9.J.H. Drejtor Ekzekutiv, “Partneret, Shqipëria për Ndryshim”, 544.120 lekë.
10.I.P. Menaxher projekti, “Partneret, Shqipëria për Ndryshim”, 254.972 lekë.
11.A.B. Menaxher CO-Plan, 403.280 lekë.
12.I.L. Drejtor, “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas”, 251.033 lekë.
13.E.S. Drejtor, “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, 259.678 lekë.
14.E.K. Drejtor, “Instituti për Kontratën Shoqërore”, 252.000 lekë.
15.R.B. Drejtues, “Qendra për Shërbimin Ligjor Falas”, 217.357 lekë.
16.Sh.H. Drejtues, “Roma Active Albania”, 222.176 lekë.
17.E.K. Koordinator, “Youth of Act”, 208.031 lekë.
18.A.P. Drejtues, “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”, 196.114 lekë.
19.A.P. Drejtues, Qendra “Act for Society”, 187.520 lekë.
20.A.D. Drejtor Ekzekutiv, “Fondacioni Soros”, 2.177.953 lekë.
21.A.S. Drejtor Departamenti, “Fondacioni Soros”, 1.217.052 lekë.
22.K.S. Koordinator, “Fondacioni Soros”, 797.052 lekë.
23.D.N. Koordonator, “Fondacioni Soros”, 344.826 lekë.
24.E.S. Koordonator, “Fondacioni Soros”, 344.826 lekë.
25.E.C. Ekonomist, “Fondacioni Soros”, 344.826 lekë.
26.R.B. Gazetar, “Fondacioni Soros”, 262.226 lekë.
27.I.B. Inxhinier IT, “Fondacioni Soros”, 234.826 lekë.
28.J.P. Koordinator, “Fondacioni Soros”, 204.277

(‘Mercenary Army’ in Albania/ How Rama seized the Justice Reform with the help of Soros. What was Ambassador Lu’s role?)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.