back to top
25.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Braktisja e shekujve të Iluminizmit… – letër nga Kujtim Drishti

Gazeta

Kujtim Drishti
Kujtim Drishti
Braktisja e shekujve të Iluminizmit…
letër nga Kujtim Drishti

I nderuar zoti Drishti,
ju falenderoj shumë për shenimin tuaj, e duke qenë se kam një adhurim të hershëm për Iluminizmin, po edhe për Vitet ’30, si Epoka e artë e Kultures shqiptare, shpesh kthej shkrime dhe autorë të kësaj kohe, çka më lejon të besoj se zhbirja e kësaj fryme filozofike në arealin shqiptar, ishte një eksperiment që pësoi një zgjerim gjithnjë e më të madh më pas edhe nëpër bote dhe shënimi juaj e plotëson më së miri këtë frymqë të cilën unë do ta paraqes në faqen time me kënaqësi, si një frymë debati që kam dëshirë ta vazhdoje edhe më tej…
Ju përshendes dhe ju uroj çdo të mirë!
jozef radi, 4 prill 2025

Iluministët dhe Iluminismi
Iluministët dhe Iluminizmi

***
I dashur Jozef,
Më vjen shumë mirë që ju keni vendosur në faqet tuaja faktin që një shqiptar si Ali Kuqi është ngritur në nivelin e njerëzve që kanë kuptuar Descartin, Humin, Baconin e qe ka patur një shikim që shkonte deri tek Kanti.
Bota sot, ka braktisur shekujt e Iluminizmit, të quajtura edhe shekujt e Arsyes. Madje ajo po kalon në shkëputjen e arsyes nga bota njerëzore.
Dominique Moisi, shkruan sot në librin e tij titullin “Triumfi i Emocioneve”, ku emocionet duket se po drejtojnë Botën njerëzore me shumë se arsyeja. Ky është në planin e evolucionit të njeriut një fazë qëndrimi në vend. Çuditërisht Arsyeja i është futur IA-s duke braktisur njerzimin në emocionet e tij dhe duke tentuar të drejtojë njerëzimin si një “forcë e jashtme”.
Këtë kontradiktë midis – “Bazat e njohjes janë percepsionet” dhe “Baza e njohjes është Arsyeja” është një kontradiktë artificiale.
Njerëzimi nuk do të mund ta durojë për kohë të gjatë. Njerëzimi është një sintezë dialektike e dy proceseve të njohjes Percepsionit dhe Arsyes, të cilat nuk janë veçse dy etapa të njëpasnjëshme natyrore tek njeriu. Këto dy etapa të zhvillimit të sistemit nervor te njeriu kanë pamjen si dy elemente kontradiktore, por në fakt ato bashkëpunojnë në procesin e njohjes.
Njeriu fillon me percepsionin dhe përfundon me arsyen. Kjo ka qenë llogjika e zhvillimit të njeriut në Evolucionin e tij. Revolucioni brenda këtij Evolucionit të natyrës ishte Mendimi me Arsyen njerëzore.
Studimi shkencor evolucionit të zhvillimit të Sistemit Nervor konstaton se ndarja midis empiristëve anglosaksonë dhe racionalistë francogjermanë nuk është veçse një ndarje artificiale (e detyruar nga kuptimi i ngushtë shkencor i epokës) Percepsioni dhe Arsyeja janë dy etapa të domosdoshme, të lidhura e të njëpasnjëshme të Procesit të Njohjes.
Ky është vështrimi shkencor i sotëm.
Për arsye të pushteteve secila nga këto faza të Njohjes përdoret në interes të pushteteve ndërkohe që për shkencën ato bëjnë pjesë në Një proces.
Shumë autorë po akuzojnë sot Shkollën që nuk krijon nxënës që të ngrihen mbi nivelin e Emocioneve drejt nivelit të Arsyetimit.
Pushtetet mesa duket nuk e kanë preferencë Arsyetimin. Ato kanë preferencë Emocionin. Emocioni është i verbër pa Arsyetimin.
Evolucioni i species njerëzore është miliona herë më i fuqishëm se Pushtetet e verbëra që nuk shkëputen dot nga Konkretja ditore.
4 Prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.