back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 10 Tetor, 2024

Bob Dylan: “Unë jam poet dhe e di këtë”… përgatiti nga Ilir Seci

Gazeta

Nobelisti i 2016 - Bob Dylan
Nobelisti i 2016 – Bob Dylan

Bob Dylan: “Unë jam poet dhe e di këtë”…

përgatiti nga Ilir Seci

Në vitin 2004, revista “Newsweek” botonte një artikull me titull “Bob Dilan – figura kulturore e gjallë më me ndikim sot”, dhe jo pa të drejtë. Ai ka nxjerrë më shumë se katërdhjetë albume në këto katër dekadat e fundit dhe ka krijuar disa nga hymnet më të paharrueshme të shekullit të njëzetë, hite-klasike si “Kohërat po ndryshojnë”, (The Times They Are A-Changin), “Si një Rolling Stone”, (Like a Rolling Stone) dhe “Shpërthen në erë.”, (Blowin’ in the Wind). Megjithëse Bob Dilan e ka çimentosur vendin e vet në panteonin e muzikantëve amerikanë, prapëseprap mbetet një pyetje lidhur me karrierën e tij, pyetje që ka shkaktuar hutim ndër kritikë dhe studiues të muzikës dhe letërsisë: “Bob Dilan a duhet të konsiderohet kantautor apo poet?”
Kur i është drejtuar pikërisht kjo pyetje vetë Dilanit në një konferencë shtypi në vitin 1965, ai pati dhene përgjigjen e famshme: “Unë e konsideroj veten më shumë si një njeri të këngës dhe valles.” Debati lidhur me poezinë e Bob Dilanit ka shpërthyer që në fillimet e tij, por ky debat është intensifikuar edhe më shumë në vitin 2004, kur nëpër internet qarkulluan lajmet e para se Bob Dilan është konsideruar kandidat për çmimin Nobel në letërsi. Menjëherë pas këtyre lajmeve u publikuan pesë libra të përcjellë me shumë reklamim, libra qe dolën pothuajse në të njëjtën kohë: “Vizionet e Mëkatit te Dilanit”, (Dylan’s Visions of Sin), përgatitur nga profesori i poezisë ne Universitetin e Oksfordit, Christopher Ricks, i cili është një nga mbrojtësit e tezës se Bob Dilan është poet: “Lirika”, (Lyrics: 1962-2001,) një përmbledhje e këngëve Dylan që publikohen të shtypura ne një libër; -“Kronika”, (Chronicles), vëllimi i parë i kujtimeve re Dilanit; “Çelesat e Shiut”, (Keys to the Rain), një përmbledhje prej 724 faqesh e Enciklopedisë së Bob Dilanit; “Studio A”, (Studio A), një antologji ku përmblidhen ato që kanë thënë për Bob Dilanin shkrimtarë me famë si Allen Ginsberg, Joyce Carol Oates, Rick Moody dhe Barry Anës. Profesori i poezisë në Universitetin e Oksfordit, Christopher Ricks, autori i librave për T. S. Eliot dhe John Keats, argumenton se libri “Lirika” (Lyrics) i Bob Dilanit e bën autorin jo vetëm që të kualifikohet si poet, por e rendit atë ndër poetët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në të njëjtin nivel me Milton, Keats dhe Tennyson. Ai thekson mjeshtërinë e rimave që shpeshherë janë befasuese dhe të realizuara në mënyrë të përkryer nga Dilan. Për shembull, këto vargje nga “Erë e Marrë”, (Idiot Wind), publikuar në vitin 1975:

“Erë e marrë që fryn përreth kafkës time/
nga diga Grand Coulee deri në Kapitol.”

Bob Dylan - si karikaturë
Bob Dylan – si karikaturë

Lidhja metaforike midis kresë së poetit dhe kreut të shtetit, që të dyja dy kupola të mëdha, dhe “Erë e marrë” qe fryn prej Uashington DC-së, nga goja e politikanëve, e bëri veçanërisht këtë lirikë “rimë të zhgënjimit kombëtar” – sipas poetit Allen Ginsberg. “Nga njerëzit mendjehapur çështja e mohimit të titullit – poet për Bob Dilanin nuk mund shtrohet pretazi, madje asnjëherë, nëse i kushtohet vëmendje poezive te tij, menyrës se tij të përpunimit të fjalëve” – ka shkruar Profesor Ricks në librin “Vizionet e Mëkatit të Dilanit”, “Çështja do të duhej të fillonte me mediumin poetik të tij.”
Problemi qe shumë kritikë ngrenë për të mos i klasifikuar tekstet e këngëve si poezi, është se këngët realizohen plotësisht vetëm gjatë interpretimit. Duhen bashkë muzika, teksti dhe zëri që të shpalojnë fuqinë e një kënge, ndërsa një poemë ideale qëndron në vetvete, në një faqe libri, duke kontrolluar kohën e vet dhe muzikën e vet të brendshme. “Vargjet e Dilan, veçanërisht kreativiteti i rimë-thurjes të tij – shkruan kritiku Ian Hamilton, – mund të funksionojnë vetëm përmes bajameve me gjemba në fytin e tij.” Është e pranuar unanimisht se Bob Dylan ka pasur një ndikim të madh nga poezia. Ai vetë ka përmendur Artur Rembonë dhe Pol Verlenin se bashku me Woody Guthrie si pararendësit e tij më të rëndësishëm. Edhe emrin Bob Dilan, emër artistik që e mori në një fazë të karrierës, e mori nga poeti Uellsian Dilan Tomas – emri i tij i vërtetë është Robert Allen Zimmerman). Njëherë në vitet gjashtëdhjetë Bob Dilan e përshkroi veten si një “trubador te viteve gjashtëdhjetë,” ndërsa nganjëherë kur flet për thurjen e vargjeve Dilan tingëllon si një profesor letërsie: “Unë mund të krijoj disa orbita të ndryshme që udhëtojnë dhe ndërlidhen me njëra-tjetrën, orbita të ngritura në mënyrë metafizike” Ne krijimtarine e tij Dilan ka raste kur qëllimisht ndërfutet te poezia si zhanër. Në vitin 1966, ai shkroi një libër me poezi dhe prozë të quajtur “Tarantula”. Shumë nga shënimet që shoqërojnë albumet e tij të viteve ’60 janë shkruar si epitafë. Edhe këngët e thurura prej tij janë të mbushura me referenca letrare. Si për shembull, këto vargje nga “Rradha e shkretimit”, (Desolation Row), publikuar në vitin 1965 për “Autostradën 61 të Rivizituar”, (Highway 61 Revisited”):

Bob Dylan - kantautori më i famshëm i botës
Bob Dylan – kantautori më i famshëm i botës

Falënderimi i takon Neptunit të Neronit/ Titaniku lundron në agim/ Të gjithëve u dëgjohet britma:/ “Në cilën anë jeni ju?”/ Dhe Ezra Pound me T. S. Eliot/ Përleshen në kabinën e kapitenit/ Ndërsa nimfat Calypso qeshin me ta/ Dhe peshkatarët mbajë lulet.”
Profesor Ricks nuk është i vetmi studiues që e konsideron Bob Dilanin një poet të madh amerikan. Dilan është nominuar për çmimin Nobel në letërsi çdo vit që nga viti 1996, dhe vargjet e këngës së tij “Mr. Tambourine Man” janë përfshirë në Enciklopedinë “Një Hyrje e Letërsisë nga Norton”, (Norton Introduction to Literature). Atëherë a mund të kualifikohen si poezi vargjet e këngëve te tij!? Edhe Dilan vetë i përzien të dy zhanret nganjëherë. Dilan njëherë e quajti Smokey Robinson si poetin e tij të preferuar dhe pastaj më vonë u tërhoq duke thënë se poeti i tij i preferuar është Rembo. Dilan e ka shmangur në mënyrë të vazhdueshme këtë pyetje, bile edhe e ka vënë në lojë atë në këngën e tij: “Unë do të jem i lirë No. 10”:
“Urra! Unë jam poet, dhe e di këtë/ Shpresoj të mos e prish këtë gjë.”
Mbi të gjitha përgjigjien më të qēlluar, përgjigjen më të drejtpërdrejtë Dilan mund ta ketë shfaqur në shënimet bashkëngjitur disqeve të albumit të tij të dytë, dalë në vitin 1963, “Freewheelin – Bob Dylan” ku Dilan thotë: “Çdo gjë që mund ta këndoj, unë e quaj këngë. Çdo gjë që nuk mund ta këndoj, unë e quaj poemë.”
Artikull i përkthyer në shqip është marrë nga portali “Poets.org”…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.