back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Blerta Zhegu, një shqiptare tjetër me zë brilant

Gazeta

Sopranoja Blerta Zhegu - Koncert ne Akademine e Arteve - 19 tetor 2017
Sopranoja Blerta Zhegu – Koncert ne Akademine e Arteve – 19 tetor 2017

Blerta Zhegu, një shqiptare tjetër me zë brilant

Një tjetër shqiptare po lakohet nga kritika si një ndër zërat operistikë më të mirë në Evropë.
Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu ka tërhequr vëmendjen e kritikës italiane. Ajo ka performuar këtë fundjavë, në skenën e Teatrit Goldoni në Itali ku interpretoi në rolin e Musettës, nga vepra operistike “La Boheme”.
.
Blerta Zhegu - Teatro Goldoni Livorno.
Blerta Zhegu – Teatro Goldoni Livorno.
Publiku italian e ka duartrokitur sopranon shqiptare, ndërsa teatrot italiane e kanë kërkuar menjëherë për bashkëpunime të tjera gjatë këtij kalendari artistik.
“Duke qenë se kisha të bëja me një personazh shumë të njohur për publikun italian si ai i Musettës në “La Boheme” m’u desh të evidentoja cilësi të tilla si eleganca, kokëfortësia apo sensualiteti që përbëjnë pikërisht sharmin e saj”, tregon sopranoja për një nga mediat italiane.
Blerta Zhegu është njohur fillimisht në Itali, ku jetoi dhe hodhi hapat e parë pas përfundimit të shkollës shqiptare, por prej tre vitesh ajo është bërë pjesë e skenave operistike në Francë, ku konsiderohet si një yll në ngjitje.
.
Prova gjenerale per - "Don Pasquale", Verona
Prova gjenerale per – “Don Pasquale”, Verona
Marrë nga KultPlus. Shkurt 13, 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.