back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Bismarku dhe Shqiptarët

Gazeta

Otto fon Bismarck (1815-1898)
Otto fon Bismarck (1815-1898)

Bismarku dhe Shqiptarët

Më 1879 Abdyl Frashëri dhe Ali Vrioni shkruan të takojnë ne Berlin kancelarin gjerman Otto von Bismarku. Pasi i dëgjoi, ai iu drejtua delegatëve shqiptarë: “Ku i keni veprat e shkruara për Epirin?” Ata thanë se nën pushtimin otoman nuk lejohej shkrimi shqip dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme shqiptaret nuk kishin pasur mundësi të bënin studime për çështje kombëtare. Bismarku i dha fund bisedës duke i këshilluar: “Shkoni dhe shpenzoni disa kilogramë ngjyrë duke shkruar vepra mbi historinë tuaj dhe mbi të drejtat tuaja kombëtare, pastaj trokisni në dyert e fuqive të Evropës!” Pas më shumë se tri dekadash lindi shteti i ri shqiptar dhe elitat e Pavarësisë harxhuan shumë kohë, mund e ngjyrë për të shkruar libra, studime, deklarata, analiza dhe dokumente të tjera që lidheshin me identitetin, historinë, sfidat dhe problemet shqiptare. Ndër shqiptarët më të suksesshëm në këtë drejtim dhe ndjekës i këshillës së Bismarkut ishte pikërisht Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, njeriu që i fali shtetit shqiptar bibliotekën e tij personale me mbi 40 mijë kopje librash. Studimet e tij kanë vlerë të djeshme, të sotme dhe të nesërme dhe janë tregues i respektit për fjalën, mendjen dhe vlerat.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.