back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Bijtë e Dreqit të Mallkuar të Shekullit XXI – nga Leonardo Voci

Gazeta

Leonardo Voci në studio e tij
Leonardo Voci në studio e tij

Bijtë e Dreqit të Mallkuar të Shekullit XXI.

nga Leonardo Voci

Tiranasit e Rinj janë pjella ma djallzore,
me pak formim të përgjithshëm e sipërfaqsor.
Me dy gjuhë të huaja depërtojnë nën rrogoz
shfaqen të sjellshëm për herën e parë…
shenjtorë në dukje, të kuruar bukur…
pinjollë të kamufluar me maska modern,
kanë durimin e pritjes, flasin me kulturë…
mësojne instinktin e përshtatjes e të zvarritjes
në perfeksion, këto marioneta njëpërdorimshe.
.
Don Leonardo me armën e Fshehtë e Frymëzuese: Shishet me Venë… Oh Yeees!!
Don Leonardo me armën e Fshehtë e Frymëzuese: Shishet me Venë… Oh Yeees!!
Në gjak e deje ju rrjedh lëngu i spiunimit,
e servilizmit trashëguar prej majtizmit…
klëyshë të vegjël të rrahur prej djallit vetë…
rritur të regjur me paturpësinë e paskajshme,
trajnuar mbas kuintave në netët më t’errëta
kllounë e magjistrica të dala papritmas nga Hiçi,
që me urdhër futen në Skenën Politike e Artistike…
dhe shfaqja gjenerale e Ndyrësisë fillon…
Mashtrimi, vjedhja, hajnia hipokrizia,
thurja e intrigave, dredhia, pabesia,
klanet, grupimet, makinacionet fuqizohen
Ju tërhiqen fijet buratinove prej investorëve,
zhvatja dhe krimi dhe bashkëpunimi sekret…
Sektet dalin rrezikshëm në krye ngado…
Kërpurdha të lindura nga hija e korrupsioni…
në Bashki, në Qeveri, në Polici, në Drejtësi
në Prokurori, ndër Gjykata, e në Shtetin Kaos…
Oligarki, Banka, Para, Mafie e Pushtet,
katapultohen këta bastardë nëpër Kupola…
dhe media i mbështet, dhe flet për ta me hiperbola,
dhe Fëmijët e Djallit, fluturojnë këta Përbindsha…
Tashma Mjeshtra profesioni, Profesorë të s’Keqes n’ekspansion…
Mbas u vjen Luksi, Prepotenca, Udhëtimet,
Babëzia, Dashnoret, Preferencat, Transvestitët,
Banaliteti, Imoraliteti i pushton si metastazë.
Qenia e Re Monstruoze shpërthene lulëzon…
Njeriun e Ri sociopatik postkomunist,
Ja, kjo shëmbëlltyrë pseudodemokratike,
parakalon n’Arenën e Turpit Global…
Dhe shpirti ju del vetëm me Veset e perversitetin
Familjet e tyre ndahen përfundimisht
prej normalitetit, realitetit,
marrin Rrugën e Ferrit, e degjenerimi ju plas sheshit..
Kështu rilind kjo Pjellë e Dreqit të Mallkuar…
Me ngjyrën Mavi – e Kuqe e Pistë…
Sa edhe Djalli vetë habitet prej kësaj krijese…
Dhe fillon me ngè t’i hajë Bijtë e vet
një e nga një i heq qafe, i vret… i eliminon.
pastaj vetë Djalli, pjellat elitare
me Gjak e Mish të Ri e të freskët i rinovon.
Është Koha për Shfaqje të reja virusale,
ndaj Djalli s’pushon kurrë…
Nxjerr monstra që na tmerrojnë për nga Djallëzia…
Prandaj unë dehem pafund dhe pi ma shumë venë,
që t’i shoh këta Djaj të Kuq që më rrethojnë…
E t’i mbajë larg Vetes, Familjes e prej Kombit tim…
.
Marre nga Muri i fb i Leonardoi Vocit, 23 janar 2021
.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.