back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Besimi në Zot u jep dritë edhe tjerëve rrotull… – nga Jozef Radi

Gazeta

Iftarit ma i bukur për vitin 2018
Iftari ma i bukur per vitin 2018

Besimi në Zot u jep dritë edhe tjerëve rrotull…

nga Jozef Radi

Sot asht ditë Bajrami dhe e para gja asht urimi “Gëzuar Bajramin” gjithë besimtarve të kësaj feje dhe në veçanti gjithë miqve të mi që besojnë vërtetë në parimet e fesë… sepse siç na këshillon Fishta i madh: “…çdo ditë në besim ndaj Zotit asht edhe dita jeme…!”
Në qytetin ku jetoj prej vitesh asht nji shetitore “Corso Carlo Alberto”, rreth 5-600 metra e gjatë e futun e gjitha nën hijen e rrapeve të mëdhej, e cila me kalimin e viteve asht e frekuentueme ma shumë prej emigrantëve kah e gjithë bota… Qyteti, ka mjaft emigrantë e plot myslimanë, sepse ka tunizinë, marokinë, shqiptarë, palestinezë, egjiptianë, boshnjakë, kosovarë bangladeshas etje, dhe sot rastësia më bani me e pi kafen në Shetitore… ku Bajramit si festë e ndjeme dhe e vërtetë këtu ishte vetëm e komunitetit bangladeshas…
E gjithë shetitorja asht e mbushun me zanet e tyne, me gëzimin e lumtuninë e tyne të urimeve dhe përshndetjve, me ato ngjyrat e veshjeve të tyne, që i kanë dhanë nji pamje të ylbertë gjelbërimit dhe kalldramit të shetitores… Edhe pse burrat formojnë nji soliditet mashkullor të dukshëm, ashtu të veshun me ato tip fustanesh, (ku krejt pak janë ata që i kanë të njëllojta), shetisin në grupe urojnë, ndrisin, qeshin, pastaj mbas u vijnë familjet që janë në ecje, ose ulë ne stola me nji dritë që u buron së mbrendshmi dhe s’ka nevojë për fjalë pse asht dukshëm e vërtetë, asht dukshëm e parapërgatitun shpirtnisht, dukshëm festive, mandej janë fëmijtë e shumtë prej karrocetave deri te vajzat e vogla, që s’kanë lanë ngjyrë të dritës pa e vendosë në trup të tyne… Nji gëzim i natyrshëm prej fëmijësh që ka me vedi edhe përndritjen prindnore, po edhe të krejt miqve që janë aty të gjithë bashkë ne nji ecejake mëngjesore urimesh, nji demonstrim t’atij komuniteti që simbas meje asht shembullor në solidaritet… sigurisht edhe në besim ndaj Zotit, çfardo emni të ketë Zoti i tyne, e që Ai duhet të jetë i kënaqun me nji devotshmënie ksisoji që mbush jo veç shpirtnat e tyne dhe shetitoren me ngjyra e gëzim, po edhe gjithë ne tjerët që rastësia na ka vendosë sot në kët ditë qershori mes festës së tyne…!
Gëzuar Festën e Bajramit kujdo që e ka në shpirt besimin dhe që me besimin e vet u jep dritë edhe tjerëve rrotull!
15 qershor 2018 

(marrë nga muri i FB, i Jozef Radit)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.