
Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë,
jashtë zyrave të UNESCO-s
Një skandal diplomatik i paprecedent ka shpërthyer në heshtje nga zyrat e UNESCO-s në Paris: Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë pranë këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, është shkarkuar nga detyra.
Burime të besueshme konfirmojnë se ishte vetë UNESCO që e nxori jashtë Kadarenë, duke e shpallur të padëshiruar në mjediset e saj, për shkak të dështimeve të përsëritura në përfaqësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në vend që të japë një reagim transparent, Ministria e Jashtme, nën urdhrat e “Minukut të korridoreve” siç e quajnë ndryshe Edi Ramën për propagandën e integrimit imagjinar shkarkoi në heshtje Kadarenë, përmes një urdhri të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.
Por çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje?
UNESCO godet sepse Qeveria nuk mbrojti zonat e mbrojtura nga UNESCO.
Besiana Kadare, gjatë mandatit të saj, nuk ka mbrojtur asnjë nga zonat e mbrojtura shqiptare, përkundrazi, është kritikuar për heshtjen e saj në rastet më flagrante të shkatërrimit të trashëgimisë, si:
-Rasti i Butrintit, i dhënë me koncesion të dyshimtë.
-Liqeni i Pogradecit, i kërcënuar nga betonizimi dhe abuzimet e zyrtarëve lokalë.
-Laguna e Nartës, e rrezikuar nga ndërtimet industriale.
Skualifikimi i Kadare-së nuk është një rast i izoluar është një dënim ndërkombëtar ndaj mënyrës se si Shqipëria trajton trashëgiminë e saj dhe demokracinë.
BE-ja në dyshim, Shqipëria pa zë, ndërsa qeveria flet për “hapje kapitujsh me BE-në”, realiteti është krejt tjetër: besueshmëria e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare është në pikën më të ulët historike.
Në vend të transparencës, qeveria mbulon gjithçka me propagandë dhe lajme false nga Thethi apo nga skandalet e showbiz-it.
UNESCO i dha goditjen më të madhe kësaj qeverie, por njëkohësisht dha edhe një sinjal për të gjithë shqiptarët:
Demokracia nuk mbahet me propagandë dhe emërime klienteliste, por me përfaqësim dinjitoz dhe mbrojtje të vlerave.