back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Behar Gjoka – Një zë i madh i mendimit dhe i fjalës së shkruar – nga Hasan Pasha

Gazeta

Behar Gjoka,
Behar Gjoka,
Behar Gjoka – Një zë i madh i mendimit dhe i fjalës së shkruar
nga Hasan Pasha

Një surprizë nga vendlindja, nga Mati i poetëve dhe mbretërve, nga gazetari Hasan Pasha. Falenderim dhe mirënjohje për sa shkruan për përpjekjet e mia në lëmë të fjalës. Me shaka, ka içik konflikt interesi, si pjesë e lagjasë së dajave.
Të fala Bacës! Faleminderit dhe urime për librin e ri, Hasan!
Behar Gjoka

Nuk është e lehtë të shkruash për njerëz si Behar Gjoka. Jo pse mungojnë fjalët, por sepse ato duken të vogla përballë një figure që ka ditur të ndërtojë, me përkushtim dhe dinjitet, një jetë të tërë në shërbim të mendimit, dijes dhe fjalës së shqiptuar bukur.
Behar Gjoka nuk është thjesht poet, shkrimtar apo studiues. Ai është ndër ata njerëz të rrallë që bartin me vete një peshë të heshtur morali, një qetësi të mendimit të thellë, dhe një përkushtim të rrallë ndaj së vërtetës dhe fjalës së lirë.
Në një kohë kur fjala shpesh humbet kuptimin mes zhurmës dhe imitimit, ai mbetet shembulli më i qartë i një intelektuali të pavarur, pa retorikë boshe, pa protagonizëm të tepruar, pa nevojën për të bërë zhurmë që të dëgjohet.
Në komunikim me nxënës, me kolegë, me gazetarë, me njerëz të politikës Behar Gjoka nuk predikon, por bisedon. Nuk urdhëron, por mëson. Në thelb, është një njeri që nuk ka pasur nevojë kurrë të bëjë zë që të dëgjohet.
Dhe mbi të gjitha, ai është i lidhur ngushtësisht me vendlindjen. Mati dhe sidomos Budi i Madh, janë jo vetëm vendet e origjinës, por edhe burime frymëzimi të vazhdueshëm. Ai nuk i përmend me nostalgji, por i studion, i kthen në objekt të analizës, i jep zë në publikime, i vendos në hartën e kujtesës kombëtare. Është ndoshta ndër të paktët që i ka dhënë Budit jo vetëm vendin që i takon, por edhe gjuhën e duhur për ta thënë këtë.
Behar Gjoka është një nga ata njerëz që nuk i përkasin vetëm një krahine apo një brezi. Ai është pjesë e atij brezi mendimtarësh që i japin kuptim intelektualizmit shqiptar me dijen e thellë, me etikën e pashkëputur nga fjala, me kujdesin për të thënë saktësisht atë që duhet thënë.
Në librin tonë të tretë “Mati i fjalës së shkruar” përmendim disa nga krijimet dhe studimet e poetit dhe shkrimtarit të njohur:

Romane:
-Shitësi i gurëve të varrit
-Mashtrim i bukur
-Orët e ringjalljes
-Pengu i ëndrrës
-Qyteti i hienave

Studime dhe kritika letrare:
-Poetika e Budit (2002)
-Proza e Kutelit (2004)
-Trebeshina – ajsbergu i letrave shqipe (2005)
-Sistemi letrar piramidal (2007)
-Migjeni në pakohësi (2008)
-Kadare i rilexuar (2008)
-Martin Camaj – shkrimtaria e tij (2010)
-Kuteli dhe letrarja (2010)
-Agim Gjakova, shkrimtari i të dy anëve të kufirit (2011)

Autonomia e kritikës letrare
-Fenomeni Blushi
-Hajza e Pashkut
-Shenja Açka

Tematikat:
-Behar Gjoka i kushton vëmendje autorëve themelorë të letërsisë shqipe, si Pjetër Budi, Migjeni, Kuteli, Camaj, Kadare, Trebeshina, si dhe autorëve më të rinj. Ai trajton gjithashtu fenomene bashkëkohore dhe tendenca teorike në sistemin letrar shqiptar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.