back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Bè m’ka bà rrugën kujt mos t’ia lshoj!” – Kënga serbe e Kraleviç Markos e Musa Arbanasit”

Gazeta

Kraleviç Marko dhe Musa Arbanasi
Kraleviç Marko dhe Musa Arbanasi

“Bè m’ka bà rrugën kujt mos t’ia lshoj!”

Kënga serbe e Kraleviç Markos e Musa Arbanasit”

nga Col Mehmeti

Nji dialog mes dy kreshnikëve nga kanga serbe e mbledhun prej Vuk Karaxhiqit. Bahet fjalë për dyluftimin mes sundimtarit serb të Maqedonisë, Kraleviç Marko dhe Musa Arbanasit (Teodor Korona Muzaka) që trubullt e ruan kujtimin kur armët shqiptare shkatërruen fuqinë serbe të Mërnjaçeviqve. Sipas kangës, feudali serb niset nga Prilepi drejt Ohrit, por rrugës i del fatosi shqiptar dhe i kërkon duel.
Më tutje pasojnë fjalët e tij:
.
Ik o Mark, mos nxirr ngatërresa,
ose zbrit nga kali të pimë verë,
se unë ty rrugën nuk ta lëshoj;
e nëse ty të ka lindur krajlica
në çardhak e dyshek të butë,
me rroba mëndafshi të ka mbështjellë,
e me fije ari t’ka shtrënguar,
e të ka ushqyer me mjaltë e sheqer;
Mua më ka lindur shqiptarka e rreptë,
mes dhénsh, atje n’një rrasë të ftohtë,
me një dredhëz të zezë më ka mbështjellur,
me fije manaferrash më ka shtrënguar,
me qull tërshëre më ka ushqyer.
Edhe bé m’ka bërë kushedi sa herë,
që askujt rrugën mos t’ia lëshoj.
.
Marrë nga muri i i Fb i Col Mehmetin, 17 qershor 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.