
Barra e turpit mbi supet e një lajkatari të turpshëm…
nga Redi Shehu
Vizita e kryeministrit Rama ne Izrael dhe vetë prezenca e tij në institucionet, përfaqësuesit dhe protokollet më të larta të atij vendi, ishte prova më e qartë e degradimit ndërkombëtar, izolimit dhe bojkotit që Izraeli ka pësuar në marrëdheniet ndërkombëtare. Për herë të parë pashë një shtet sionist që ngazëllehej dhe duartrokiste një përfaqësues periferik të skenës globale, të cilit ndërkohë i dridheshin gjunjët. Për herë të parë pashë një të shpallur në kërkim si Netanjahu, të cilit para dy vitesh i vinin të gjithe liderët botërore t’i puthnin dorën, sot katandiset duke quajtur Ramën “lider vizionar”!!
Nëse ka pasur diçka historike në fjalimin e tij në Ksenet, ka qenë pikërisht fakti që ai u kthye në metaforën e izolimit ndërkombëtar të regjimit gjenocidial të Netanjahut.
Deri para holokaustit të Gazës, Gjermania mbante mbi supe turpin historik të holokaustit nazist. Regjimi i Netanjahut me masakrat e tij, ia lehtësoi barrën e turpit atyre duke marrë primatin botëror të shfarosjes. Pikërisht në këtë moment, Edi Rama pranon barrën e turpit mbi supet e tij duke lajkatuar turpshëm atë që e gjithë bota sot e refuzon. Nuk është justifikim të qenurit i vogël. Jo çdo i vogël ka pafuqinë në raport me të vërtetën dhe miqësinë me gënjeshtrën. Kosova me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nuk e kanë vizituar Izraelin. Po kështu edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pase vizita të nivelit të lartë. Po ta mbante të njëjten fjalë në kanceleritë perëndimore, Rama do masakrohej nga media, intelektualët dhe shoqëria e tyre civile. Padëshira për të mbajtur qëndrim ndaj një gjenocidi historik, nuk e bën historike një tufë me gënjeshtra.
Marrë nga Muri i FB, Redi Shehu 27 janar 2026