Avokat Muzafer Pipa (1914-1946)
dhe disa komente rreth figurës së tij
U torturua duke përdorur hekurin e skuqur në kockë, veprim që i shkaktoi vdekjen më 30.9.1946 në Shkodër. Për të kamufluar veprimin, thanë: “E vramë se u përpoq të arratisej!” Koçi Xoxe pranonte urdhërdhënien për tortura, por jo për specifikën e tyre.
Veprimin ia linte Vaskë Kolecit.
Gëzim Peshkëpia
Kam një arsye të veçante ta kujtoj me dhëmbje z. Myzafer Pipa: në Gjyqin Special në prill të 1945, ku u dënuan 17 vetë me pushkatim, ai ishte Avokat mbrojtës i Babës tim. dhe me një guxim të paparë iu drejtua Kryetarit Koci Xoxe: “Si të shkon ndërmend ty, një teneqexhi, të debatosh me një intelektual si Manush Peshkëpia? Kjo fjalë i kushtoi mjaft! Siç është shprehur dikush “Myzafer Pipa e proklamoi dënimin e tij me vdekje, në atë” moment” Lavdi kësaj figure madhështore që u shua në betejën për liri, për drejtësi, per demokraci me forcën e fuqishme të fjalës së një intelektuali kurajoz.
Tony Kukeli
Këta me emrat Vaskë, Maqo, Taqo, Gaqo, Rita, Pilo që vinin nga familjet ordinere, të ashtuquajtura proletariat, kanë qënë gjithmonë tregtarë flamujsh të brymosur nga kultura mesjetare të prapambetura dhe djallëzore nga turku, greku, bizanti e sllavi. Kanë ngrënë në të gjitha çanaqet prandaj të huajt i kanë shpërblyer dhe na kanë mbajtur nën hyqëm. Prandaj Europa nuk na do. Kur nuk duan vendin e vet dhe shofin secili interesin e vet, si do të dojë përparimi. Ata ku duam ne të shkojmë, qytetarët kanë luftuar edhe për shtetin dhe jo vetëm për vete, prandaj ne shkojmë dhe kërkojme punë, pensione
Genci Dautaj
Këta ishin “skalioni “ i dytë bashkë me Zoi Themelin e Pandi Kriston, që pas masakrave (atrocities) që kryen në Shkodër dhe gjithë Veriun (për “çudi” të gjithë të përzgjedhur nga rracë “teneqexhinjsh”, të pamëshirshëm ndaj elitës shqiptare të Veriut), – e vazhduan aktivitetin e tyre kundra elitës shqiptare me mjete dhe forma të tjera…!
Ylvi Begovich
Në një gjyq që ishte Muzafer Pipa avokat mbrojtës dhe Bedri Spahiu e Koci Xoxe si prokuror dhe kryegjyqtar i pati thënë që s’ka si të ketë drejtësi në këtë gjykim kur njeri është teneqexhi dhe tjetri opingar. Këtë gje Myzafer Pipa ja tha pasi në pushim seance po konsultohej me të pandehurit dhe teneqexhiu apo opingari i tha se çfarë po bën llaka-llaka me këta armiq dhe përgjigja e çastit ishte se nuk po bënte ashtu por ishte duke folë me të pandehurit e më pas hoqi dorë nga mbrojtja!
Rudina Mane Dema
Vaskë Kolecin e kisha komshi në Blesh si mi qenefi ishte. Kur na dërguan në interrnim në vitin 1975, na prunë dhe Vaskë Kolecin komshi, po nuk i thamë asnji herë merhabà!Se dhe atje filloi spiunllikun. Më kujtohet si sot, kur filluam punë në kooperative në lagjen Hysë, quhej vendi ku jetonim. Atje na vunë të mbillnim misër me kubikë dhe rreshtave që mbolli ai nuk doli asnji rrënjë. Ai vajtie e se i kishim mbjellë ne si familje se punonim të gjithë se ishim 3 veta bashkë. Për fat kishim nji familje nga Tirana dhe na mbrojtën ata! Pasi kaloi pak kohë! I thashë nja dy fjalë së shoqes e s’u ndje i gjallë. Njeri shumë i keq! Po ishin si familje! Kam shume histori për të! E kapën që kishte vjedhë kumbulla në bahçen o kooperativës. E aty i bënë një demaskimin të fortë. Po kam shumë histori për atë pis!
Fatmira Allmuça
Përveçse perverse dhe urryes të vlerave familjare dhe intelektuale të Myzafer Pipes, kishin xhelozi dhe bukurinë pse vetë ishin si shtupa haleje!