back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Atentatori komunist që i mori jetën pabesisht qeveritarit Idhomen Kosturi – Bashkim Kadiu

Gazeta

Idhomene Kosturi
Idhomene Kosturi (1873-1943)

Atentatori komunist që i mori jetën pabesisht

qeveritarit Idhomen Kosturi

nga Bashkim Kadiu

“I madh, i ndritshëm, i paharruar
do të ngelet ndër shekuj e më tutje
ky shpirt gjigand i genit shqiptar.
Shpirti na mbushet e zemra na flatërohet
kur cikim sado pak universin magjepsës
të burrave të përndritur të truallit arbnor.
Ata janë shpresë për të ardhmen
e tronditur të atdheut tonë të përbashkët,
janë ilaç shërues për zemrat e ligështuara të gjithë shqiptarëve
që e duan gjer në vdekje vendin e tyre të shenjtë,
truallin e të parëve e të brezave që do të vijnë…”

Përse e eleminuan Idhomene Kosturin, kush e organizoi vrasjen e tij, dora gjakatare e ekzekutorit, shkaku përse lihet në harresë Idhomene Kosturi?
Nuk ka të krahasur, nuk ka ndjenjë prekje më të fuqishme se sa harresa që është pjellë e vuajtjes në shkallë universi. Harresa është maskim ku ndihet dhe mallëngjimi, por gjithsesi duhet thënë e vërteta duke hequr dorë nga shpifja. Në jetë nuk më shqetëson historia e një njeriu se sa fati i tij, e pra e thënë troç: Të thuhet e vërteta, të vlerësohet ajo të shkruhet historia. Idhomen Jovan Kosturi ka lindur në qytetin e Korçës më 15 Maj 1873, me një fëmijëri të pasuruar plot ngjarje episodike që reflektonte një zgjuarsi premtuese për një personalitet intelektual. Studimet e njohjes si figurë qendrore e politikës shqiptare, Idhomen Kosturi i mori në Boston të SHBA-së, ku studioi për histori.
Një figurë e kompletuar në vlera njerëzore që arriti e u bë i njohur si figurë kombëtare nga ku daton si: Nën/kryetar i komitetit kombëtar të fshehtë shqiptar (K.K.F.SH), Idhomeni kishte dhe nënshtetësi amerikane me kombësi shqiptare. Një student sistematik, me një CV të pasur, njohës i disa gjuhëve të huaja. Ai kishte studiuar në Boston të Amerikës për historinë e SHBA dhe Gjermanisë. Adhurues i denjë dhe me shumë njohuri mbi kishën ortodhokse shqiptare në Boston, që daton më 1907 dhe në vazhdimësi me njohuri të plota dhe ndërgjegje të lartë, adhuron të parën kishë ortodokse shqiptare me qendër në Durrës e që në besnikëri të kohës zbulojmë vitin 1913.
Idhomen Kosturi kishte aftësi organizuese, një komunikim perfekt dhe aftësi të përkryera drejtuese, me një bagazh dijesh dhe njohës i situatave. Atë e sheh si komandant çete gjatë luftës së parë botërore 1914-1918. Nuk mund të mos pasqyrosh personalitetin e tij nëse e shkëput nga e vërteta e njohjes si figurë e asaj periudhe. Ai në Kongresin e Elbasanit caktohet si arkëtar e me mirëbesim si besnik i çështjes kombëtare përjeton një të ardhme.
Kështu zgjidhet delegat i Kongresit të Durrësit dhe të Lushnjes. Aty nga viti 1920 e shohim si zv/kryeministër i qeverisjes së Sulejman Delvinës, ku dhe shpalosi aftësi drejtuese të qeverisjes së vendit. Ç’është më e vlerësuar, te ky burrë shteti shihet shpirti organizues, themelues i opozitës liberale demokratike kundër feudalëve të vitit 1920. E kështu me një kolaps qeverisës, gjatë tranzicionit e shihim Idhomen Kosturin kryeministër të Shqipërisë që daton më 1921. Kosturi tashmë më bindje e parime për një demokraci e shohim si drejtues kryesor në revolucionin demokratik të Qershorit 1924. Koha dhe rezultati triumfues e sjellin përsëri në skenën politike Idhomenin si zv/kryeministër në qeverinë e Nolit më 1924. Një qeveri reformiste që daton deri më 1943 nga ku Idhomenin e shohim si nënkryetar i Konare. Një panoramë politike, një arritje e njëpasnjëshme në ngjitje e zbritje detyrash, por ç’është e vërteta sigla e tij gjendet kudo në procese qeverisëse.

Atentatori...
Atentatori…

Deputet nga 1 tetori 1943, zgjedhur në Korçë dhe po atë vit i ofrohet detyra e kryetarit të komisionit të letërpërfaqësuesve i Kuvendit Kombëtar shqiptar 1943, dhe më pas kryetar i Kuvendit të Kushtetutës shqiptare më 25 tetor 1943. Lindin pyetjet:
1.Përse e eleminuan Idhomene Kosturin?
2.Kush e organizoi vrasjen e tij?
3.Dora gjakatare e ekzekutorit?
4.Shkaku përse lihet ne harresë Idhomene Kosturi
Idhomen Jovan Kosturi gjithnjë sipas këndvështrimit në kuadrin patriotik del se ka mbajtur gjithnjë një qëndrim kritik parimor gjithnjë në shërbim të atdheut dhe se vetë qëndrim i tij si Fanolist e rradhit atë në njerëzit e penës e të pushkës. Idhomen Jovan Kosturi i vënë në shenjestër për t’u elemiuar fizikisht nga dora gjakatare e komunistëve. Një atentat tinzar nga një bastard e komunist, anëtar i njësitit guerril në Durrës, i komanduar, kryen krimin makabër ndaj Idhomen Kosturit në momentin që dilte nga shtëpia. Me urdhër të celulës pas shpine kryhet krimi më 25 nëntor 1943. Goditje pas shpine, vdekje në vend. Kur qeveria Mitrovica është paraqitur për votëbesim, kryeministri i asaj kohe Rexhep Mitrovica, i propozon kuvendit që të mbajë zi kombëtare për këtë burrë si kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.
Mbi këtë skenë të piketuar nga komunistët për eleminimin fizik të Idhomen Kosturit, kryetari i këshillit të lartë Mehdi Frashëri do të shprehej: Të pabesët dhe njerëzit e errësirës. Dora gjakatare e ekzekutorit e ish guerrilasit për Durrësin, më 5 nëntor të 1943, ekzekuton Idhomen Kosturin me urdhër. Ai ishte Kol Laku. Me një trup mesatar, thatanik, me një vështrim tinzar, i pashkolluar. Atentatori bëhet i njohur dhe me 24 shkurt të 1944, arrestohet. Arrestimi bëhet i menjëhershëm dhe në këto kushte Mehdi Abdyl Frashëri do të shprehet: Idhomeni mbetet i njohur si një figurë me parime e kritik dhe kjo rezulton si provë historike që daton më 16 tetor 1943, si dhe me 13 janar 1944 ku në fondin e parlamentit A.Q.SH provohet se: në faqen 90, fondi prokollit 136, në një mënyrë eksplicite Idhomen Kosturi si kryetar Kuvendi i Kushtetutës Shqiptare shpall të pavlefshëm të gjitha ligjet dhe vendimet që ishin miratuar në periudhën 7 prill 1939 dhe 14 shtator 1943. Ai pati kurajon, guximin dhe shpirtin patriotik që të rrëzojë poshtë “Bashkimin personal”, midis Italisë dhe Shqipërisë të vendosur më 12 prill 1939 dhe akordet që rridhnin prej saj. Shpalli botërisht asnjanësinë e Shqipërisë nga konflikti botëror me një qëndrim të tillë dinjitoz dhe vlera të padiskutueshme si gjithnjë njohës i situatave në shkallë kombëtare, Idhomeni bëhet shumë i diskutueshëm, gjë e cila rriti vlerat e njohurisë politike, por nga ana tjetër vihet në shenjestër nga njerëz të padenjë e pa ideal kombëtar. Ishte ky burrë që i riktheu pavarësinë Shqipërisë së bashku me statusin themeltar të vitit 1928.

Atentatori (vepër e K. Ramës)
Atentatori (vepër e K. Ramës)

Për merita të veçanta në jetën politike dhe qëndrimin e tij kushtetues shqiptar, si një burrë me vlera, kryetari pasardhës i parlamentit shqiptar Mihal Zallari do t’i propozonte organit legjislativ të kuvendit që ish sheshi “Costanzo Ciano” të merrte emrin Idhomen Jovan Kosturi në qeverisjen e rendit më 1924 (sot sheshi teatri i kukullave, sheshi Skënderbe dhe selia P.P.Sh-PS). Me një propozim të tillë mbyllet një cikël i dokumentuar dhe i ruajtur me fanatizëm në arshiv. Një veprimtari e tillë e ngjeshur plot episode të një karakteri kombëtar, në shërbim e ruajtje dinjiteti, gjithkujt i del për detyrë të studiojë, të argumentojë, të arsyetojë e analizojë këtë akt të këtij burri të harruar.
Më 24 shkurt të 1944, arrestohet Kol Laku. Pas arrestimit gjyqi i përhershëm ushtarak, seksioni për mbrojtjen e atdheut më 1 mars 1944, shpall vendimin për Kol Jakun, duke e cilësuar fajtor për krimin e kryer dhe dënuar me vdekje për kryerje veprash terroriste me pasoja vdekje të Idhomen Kosturit dhe dy personave të tjerë. Ekzekutimi i Kol Lakut u krye në sheshin “Idhomen Kosturi”, sot sheshi Skënderbe në Tiranë. Le ta themi hapur, shumë lakmitar, grabitës, hajdut të ish regjimit komunist, pjesëtarë të njësive guerrile si vrasës të pabesë, piketonin njerëzit e fuqishëm në tregti, biznes, bankierë e të pasur për t’i rrëmbyer më pas pasurinë, pas vrasjes që i bënin. Një fat të tillë pati dhe Idhomen Kosturi. Inkuizicionistët e kuq, komisarët bolshevikë, metodistët maoistë dhe hoxhistët shqiptarë, do ta shtrinin krimin e tyre makabër thellë në genin e njerzve të pafajshëm. Hijena komuniste la gjurmë gjaku, tmerr e varre pa emër. Ky autoritet i lartë shqiptar, kjo vlerë e qëndresës së dinjitetit, sot në këtë shekull ku thuhet se ka triumfuar demokracia në Shqipëri, për këtë tribun qeveritar askush s’flet, s’kujtohet dhe arsyeja e thjeshtë: as të lirë, as të ndryshëm, as të barabartë…
E vërteta duhet thënë troç. Kush ka hije në gjoks le të kurohet nëpërmjet ndërgjegjes. Mos e fshihni të vërtetën, mos e zhvlerësoni figurën e Idhomen Kosturit? Kush s’ka kurajo të flasë më shumë?
Kjo figurë duhet të zerë vend në histori.
Marrë nga http://bulevardionline.com 13 shtator 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.