back to top
-2.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

At David Pepa, përkthyesi i Ismail Qemalit në Austri – nga Bep Martin Pjetri

Gazeta

Franceskanë shkodranë
Françeskanë shkodranë
At David Pepa, përkthyesi i Ismail Qemalit në Austri
nga Bep Martin Pjetri

Një detaj që tregon urrejtjen komuniste për shqiptarët katolikë.
At David Pepa, përkthyesi i Ismail Qemalit në Austri, shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në Takimin e Ministrit të randoJashtëm të perandorisë Austro-Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në pragë të Pavarsisë së Shqipnisë. Historia e 47 vjeçare e komunizmit dhe ajo e viteve të demokracisë-tranzicionit heshti si për shumë Martirë të Veriut edhe për veprën fisnike atdhetare të At David Pepa. Dhe ja ç’na rrëfen At Zef Pllumi në kujtimet e tij për At David Pepën në Vjenë; At Zef Pllumi në veprën “Rrno vetëm për me tregue”, ka shkruar: “…Isha famullitar në Shosh dhe papritmas vjen një malsor nga Dushmani (i Shllakut – B.M.P.) e më tha: Më ka dërgue Patër David Pepa me të marrë me i dhanë sakramendet e mbrame, se asht tue dekë. E ka prekë ajo e mira e i ka prekë gjysën e trupit… U nisa për Dushman dhe mbërrita pak para muzgut… U vendos që të nesërmen të nisej për Shkodër, për t’u shtrue në spital…
At Davidi atë vjet kishte mbushë 75-at.
Atë natë ndeja pa fjetë tue bisedue me të… Më tregoi se në vitin e fundit të teologjisë (në Vjenë – B.M.P.), 1912, nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuen kolegun e tij, Àt Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëhere (Davidin) e muerën me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurrë sekretet. E muerën si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold (Konti Leopold Berchtold, austriak – B.M.P.) do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën… Atëhere Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma parë në Shqipni për me shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëhere Konti Berthold iu përgjegj: “Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa (austriakë – B.M.P.) të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar”.
Àt Davidin e ngarkuen me e shoqnue Ismail Kemalin deri në Triestë, ku pritshin tjerë shqiptarë.
U morë fjalë për fjalë te faqja (73 – 74) libri studim “Dushman – Temali në rrjedhjë të kohëve” – autor Ndoc Ndoja, Botimi “Camaj – Pipa” – Shkodër 2008.
At Davidi vdiq në moshën 78 vjeç, në pragë të Krishtlindjes, më 21 dhjetor të 1967, dhe u dërgue në shtëpinë e qetë pranë njerzve të familjes në Varrezat Katolike të Rrmajit. Egërsia e ateizmit komunist ndaj besimtarve katolikë nuk arriti të pengojë farefisin, miq e dashamir nga Shkodra besimtarët malsor të Shllakut, të Dushmanit, Temalit e ngado ku shërbeu me aq dinjitet e dashni.
Marrë nga Turning Point Alb, 28 nëntor 202

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.