Asgjë e rastësishme, gjithçka e qëllimshme – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli
Asgjë e rastësishme, gjithçka e qëllimshme
nga Elona Caslli

Kjo foto nuk është aspak rastësi. Është qëllim i pastër që synon veçse të japë një mesazh “Populli le të protestojë. Asgjë nuk do të ndryshojë.”
Është një shprehje e mirëfilltë arrogance dhe vulgariteti të skajshëm, ku një kryeministër e sheh veten të pacënueshëm nga askush dhe të paprekshëm nga gjithkush.
Nga vjen e gjithë kjo siguri e kryeministrit?!
Nga Drejtësia e Re, apo nga heshtja në gjuhën angleze që pret që kryeministri të vetëkorrigjohet, por kurrsesi të vetëdorëhiqet?! Apo është një koktej i të dy dyjave bashkë që u serviret shqiptarëve si standard i mirëfilltë demokratik?!
Anglishtfolësit dinë gjithçka. Ata janë të vetëdijshëm për numrin e dosjeve në SPAK që do të rrëzonin çdo qeveri dhe për hemorragjinë e shpopullimit në Shqipëri.
Shqiptarët janë përballë një realiteti ku drejtësia nuk vepron dhe faktori ndërkombëtar ka humbur gojën.
E teksa shqiptarët janë në kërkim të gojës që duhet të flasë në anglisht ka gjasa që ajo gojë të jetë pikërisht përballë syve të tyre, pasi siç thonë me të drejtë: Të vërtetat, që kemi para syve, kemi vështirësi t’i shohim.”

Protesta e madhe e Verës 2026
Protesta e madhe e Verës 2026

Post Scriptum – Goja e humbur e faktorit ndërkombëtar ka gjasa të jetë autori i kësaj fotoje ku kryeministri shtriqet gjerë e gjatë nën hijen e një çadre në Dhërmi.
Marrë nga Elona Caslli 6 gusht 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit