back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Ardhja në shqip e Platonit – misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit – nga Leka Ndoja

Gazeta

“Vepra e Platonit”
“Vepra e Platonit”

Ardhja në shqip e Platonit – misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit
nga Leka Ndoja
Apologjia e Sokratit, Kritoni, Fedoni, Simpoziumi, Platoni

Eseja e shkrueme për botimin e përkthimit kardinal të Lazër Radit, të librit të Platonit: “Apologjia e Sokratit & Simpoziumi dhe Kritoni”. Lazri kishte shfrytëzue përkthimin frangisht dhe pas nji kontrolli të imtësishëm të tekstit, tue e ballafaque me tekstet anglisht e italisht, pashë se nuk mund të korrigjoja asnji fjalë, përpos Mizës së Kalit, që ia dhashë fjalën adekuate: “zekthi”, metafore e filozofit ndaj qytetit të Athinës.
Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave: ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës…
Leka Ndoja

Dr. Lazër Radi (1916-1998)
Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit” dhe “Simpoziumi” nga filozofi i antikitetit, Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit. E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t’iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguiteteve që rezervon kjo gjuhë.
Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te “Apologjia” dhe “Simpoziumi”.
Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillimi i erës së filozofisë perëndimore në gjuhën shqipe. Lazër Radi, një nga personalitetet e ringjallura të Viteve ’30, diplomuar në Romë për jurispridencë në vitet ’40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t’i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.
Leka Ndoja

https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/platoni/11775-apologjia-e-sokratit-kritoni-fedoni-simpoziumi-platoni-9789928317384.html
Marrë nga Shtëpia e Librit, 7 tetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.