back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Apel: Një Nuremberg për komunizmin

Gazeta

Apel per nje Nuremberg ndaj Komunizmit!
Apel per nje Nuremberg ndaj Komunizmit!

Apel: Një Nuremberg për komunizmin

Për një Nuremberg të komunizmit! Nuk është një provokim, por është një kërkesë e bërë nga Vladimir Bukovskij, për të paktën dy dekada më parë. Disidenti rus, i cili vdiq në 27 tetor të vitit të kaluar, foli për të për herë të parë për këtë në 1992, një ditë pas shpërbërjes së BRSS. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë proces penal, por as historik dhe as kulturor për të kuptuar natyrën kriminale të komunizmit, një sistem që ka shkaktuar 100 milion vdekje në të gjithë botën, por që është kaluan me indiferentizëm nga historia.
Në Senatin italian në 7 nëntor 2019, në sallën e Të rënëve Nassirya, u zhvillua një konferencë për shtyp e thirrur nga senatori Adolfo Urso (Fratelli d’Italia), së bashku me senatorin Lucio Malan (Forza Italia) dhe deputetin Vito Comencini (Lega), ku u bë apel, me rastin e 102 vjetorit të Revolucionit të Tetorit (kapja e pushtetit nga bolshevikët në Rusi). Së bashku me politikanët e tre partive të qendrës së djathtë ishin edhe tre studiues të komunizmit, filozofi Renato Cristin (autori i apelit), historiani Roberto de Mattei dhe gazetari e pedagogu Dario Fertilio. Në mesin e nënshkruesve italianë është edhe Antonio Martino, Marcello Pera, Antonio Tajani, Giorgia Meloni, Lorenzo Fontana, Stefano Zecchi, Francesco Alberoni dhe Arturo Diaconale.
Ky Apel u bë edhe me rastin e 30 vjetorit të Rënies të Murit të Berlinit (9.11.1989) si një shans që i jepet historisë për t’i kontribuar kujtesës historike, por edhe për shtjellimin konkret të një kulture të gjerë anti-totalitare me sytë drejt së ardhmes, me qëllim të inicimit të një procesi që ka kuptimin dhe vlerën e një Nurenbergu të Komunizmit.
“Komunizmi nuk ra me Murin e Berlinit. Kjo ideologji është akoma e gjallë në botë, në shtetet dhe partitë që janë hapur komuniste dhe në mendimin politik dhe kulturor që minimizon dhe përpiqet të fshijë krimet e komunizmit, sikur të ishte një ide e mirë e cila vetëm ndodhi si një koinçidencë që përkonte me lindjen regjimimeve brutale njëri pas tjetrit përgjatë dekadave dhe kontinenteve…” (nga Apeli).
Ky apel mbështetet nga Platforma e Kujtesës dhe Koshiencës Europiane ku vihet shenja e barazimit midis komunizmit dhe nazizmit.
https://nuremberg.vladimirbukovsky.com/
.
Parlamenti Europian Midis Krimeve Naziste dhe Komuniste
Parlamenti Europian Midis Krimeve Naziste dhe Komuniste

Teksti i plotë i Apelit në shqip dhe anglisht

i paraqitur nga politikanët dhe studiuesit italianë:

“Tridhjetë vjetori i rënies së Murit të Berlinit na ofroi një mundësi të vlefshme. Ne jo vetëm që mund të japim një kontribut të nevojshëm në kujtesën historike, por gjithashtu të mund të zhvillojmë dhe mbështesim një kulturë anti-totalitare, me përmasa të gjera dhe largpamëse. Ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të propozuar krijimin e një Nurembergu për Komunizmin.
Proceset gjyqsore mbajtur në Nurenberg, nga 1945 deri më 1946, gjykuan dhe dënuan krimet dhe udhëheqësit e Nacional Socializmit gjerman, duke i dhënë totalitarizmit një gjykim përfundimtar gjyqësor, moral dhe politik. Gjyqet i sqaruan botës se nazizmi ishte mizor dhe shkatërrues për qytetarët e vet dhe nuk do të pranohej më askund në botë. Komunizmi, i cili ka shkaktuar më shumë vdekje dhe vuajtje masive në të gjithë botën sesa nazizmi për shumë më gjatë, nuk është thirrur kurrë për të dhënë llogari në një gjykatë globale siç është Nurembergu.
Që nga viti 1917, diktaturat komuniste ose socialiste në mbarë botën kanë shkaktuar më shumë se 100 milionë viktima. Jo vetëm që ata janë përgjegjës për shkeljen e gjerë të lirive individuale dhe nxitjen e urrejtjes së klasave, por edhe për genocidin dhe vrasjet masive të pashmangshme nën regjimet komuniste. Siç e dimë të gjithë, genocidet dhe masakrat njihen botërisht si krime kundër njerëzimit.
Sot, pas rezultateve katastrofike të të ashtuquajturit “socializëm i vërtetë” – “real socializëm” dhe të gjithë diktaturave të tjera të krijuara me kohë që kanë si themel ideologjinë komuniste (si sot në vende si Venezuela apo Kuba), si ngjarjet historike ashtu edhe ato aktuale lypin për një gjykim të ngjashëm përfundimtar – jo vetëm një aktgjykim për veprimet e individëve, por edhe një gjykim politik dhe moral mbi rezultatet e pashmangshme të kësaj ideologjie. Krimet e komunizmit kundër njerëzimit duhet të publikohen dhe të ndëshkohen.
Komunizmi nuk ra me Murin e Berlinit. Kjo ideologji është akoma e gjallë në botë, në shtetet dhe partitë që janë hapur komuniste dhe në mendimin politik dhe kulturor që minimizon dhe përpiqet të fshijë krimet e komunizmit, sikur të ishte një ide e mirë e cila ndodhi vetëm rastësisht e që përkoi me lindjen e regjimeve brutale njëri pas tjetrit nëpër dekada dhe kontinente.
Për të kundërshtuar influencat apologjike, ne kërkojmë krijimin e Gjyqeve të Nurenbergut për Komunizmin, një gjykim global që shqyrton krimet e kësaj ideologjie, cakton përgjegjësi politike dhe institucionale për ta, ndëshkon degjenerimin e tij moral dhe ua bën të qartë të gjithë se komunizmit ishte një regjim çnjerëzor dhe i papajtueshëm me shoqëritë e lira.
Ne jemi të vetëdijshëm që një projekt i tillë do të haste vështirësi praktike dhe kufizime ligjore. Por ne besojmë se barriera të tilla nuk do të jenë në gjendje të pengojnë apo ndalin rrugën e një procesi historik politik, etik dhe kulturor, të cilin ne e shohim si një detyrim ndaj njerëzimit që ne na e imponon ndërgjegjja historike.
Në emër të miliona të shfarosurve në të kaluarën dhe për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme nga ripërsëritja, proceset e Nurembergut për komunizmin duhet të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur.”
Përgatiti dhe përktheu Elida Buçpapaj
Press inquiries: info@vladimirbukovsky.com
.
Utopia Komuniste
Utopia Komuniste

Appeal for Nuremberg Trials for Communism

The thirtieth anniversary of the fall of the Berlin Wall presents us with a valuable opportunity. We can not only make a desperately-needed contribution to historical memory, but also develop and support an anti-totalitarian culture, broad-ranging and forward-looking. We take this opportunity to propose the creation of Nuremberg Trials for Communism.
The Nuremberg Trials, held from 1945 to 1946, tried and condemned the crimes of National Socialism and its leaders, handing down a definitive judicial, moral, and political judgment on that instance of totalitarianism. The trials made clear to the world that Nazism was evil and destructive to its own people, and would not be accepted anywhere in the world again. Communism, which has caused more deaths and mass suffering worldwide than Nazism for much longer, has never been called to account in a global court such as Nuremberg.
Since 1917, communist or socialist dictatorships around the world have caused more than 100 million deaths. Not only are they responsible for widespread suppression of individual liberties and incitement of class hatred, but also for the genocide and mass killings inevitable under communist regimes. As we all know, genocides and massacres are universally recognized as crimes against humanity.
Today, after the catastrophic results of so-called “real socialism” and of all the other dictatorships over time rooted in communist ideology (as today in places like Venezuela or Cuba), both historic and current events beg for a similarly final judgment – not only a verdict on the actions of individuals, but also a political and moral judgment on the inevitable results of this ideology. Communism’s crimes against humanity must be broadcast and punished.
Communism did not fall with the Berlin Wall. This ideology is still alive in the world, in states and parties that are openly communist and in political and cultural thought that minimizes and tries to erase the crimes of communism, as if it were a good idea which only happened to coincide with the rise of one brutal regime after another across decades and continents.
To push back against these apologist influences, we urge the creation of Nuremberg Trials for Communism, a global trial that scrutinizes the very real crimes of this ideology, assigns political and institutional responsibility for them, punishes its moral degeneracy, and makes clear to all communism’s intrinsic inhumanity and incompatibility with free societies.
We are well aware that such a project would encounter practical difficulties and legal limitations. Even so, we believe that such barriers will not be able to stand in the way of a historic political, ethical, and cultural trial, which we see as a duty to humanity imposed upon us by historical conscience.
In the name of millions exterminated in the past, and to safeguard future generations from a recurrence, Nuremberg Trials for Communism must be enacted as soon as possible.
Add your signature
here


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.