back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Antropologu Osmanagiç: “Historia e Njerzimit” e gjitha një gënjeshtër! Ja dhe provat!

Gazeta

Piramidat ne Bosnje
Piramidat ne Bosnje

Antropologu Semir Osmanagiç:

“Historia e Njerzimit”  e gjitha një gënjeshtër! Ja dhe provat!

“Historia e njerëzimit në këtë planet mbetet gënjeshtra më e madhe që është rrëfyer dhe shkruar ndonjëherë. Mezi pres që e vërteta të dalë në dritë dhe librat e fallsifikuar të historisë të hidhen në zjarr! Mass-mediat janë të përfshira në mbulimin e këtij krimi në përmasa epike…”

Antropologu Dr. Semir Osmanagiç, themelues i Parkut Arkeologjik boshnjak, rajoni arkeologjik më i ngarkuar në botë, tha se: prova shkencore, “të pakundërshtueshme”, kanë nxjerrë në dritë ekzistencën e qytetërimeve të lashta, përmes teknologjive më të përparuara, dhe s’do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, veç rishkrimit të historisë sonë, Historinë së Njerëzimit në Tokë.
Një shqyrtim i kujdesshëm i moshës së disa strukturave zbulon përfundimisht se ato janë ndërtuar prej qytetërimesh të përparuara më shumë se 29.000 vjet më parë.
“Duke ditur se ne jemi dëshmitarë, provat më të rëndësishme të ekzistencës së qytetërimeve të lashta më të hershme datojnë më shumë se 29 mijë vite më parë, dhe duke u bërë një ekzaminim të kujdesshëm strukturave shoqërore të tyre, e detyron botën ta rishikojë krejtësisht kuptimin e zhvillimin e qytetërimit të sotëm dhe historinë e tij…” – shpjegon Dr. Semir Osmanagiç.
“Të dhënat përfundimtare të vitit 2008, në rajonin e Piramidës boshnjake, dhe të konfirmuara këtë vit nga disa laboratorë të pavarur, rë cilët kanë kryer testet e karbonit radioaktiv, ata zbuluan se rajoni daton pak a shumë 29.400 vjet më parë.”
Të dhënat e provave me radiokarbon janë realizuar nga RadioCarbon Lab në Kiev, Ukrainë, mbi materialet organike të pranishme në vendndodhjen e Piramidës boshnjake.
Fizikantja polake Dr. Anna Pazdur, e Universitetit të Silesias, e ka njoftuar kët lajm në një konferencë shtypi në Sarajevë në gusht të vitit 2008. Profesor i Arkeologjisë Klasike në Universitetin e Aleksandrisë, Dr. Mona Haggag, e përshkroi këtë zbulim si “një faqe e re e historisë europiane dhe botërore.” Datimi afro 29.000 vjeçar i Parkut Arkeologjik Boshnjak, është marrë nga një copë materiali organik e mbuluar prej një shtresë prej balte që ishte në brendësi të shtresës së jashtme të piramidës. Ajo pason një mostër të tjetër të marrë gjatë sezonit të vitit 2012, dhe nga analizat e bëra në material që ndodhet mbi beton rezulton 24.800 vjet, çka do të thotë se kjo strukturë ka një profil ndërtimi që datoi diku te 30.000 vjet.

Piramidat ne Bosnje
Piramidat ne Bosnje

“Popujt e lashtë, të cilët ndërtuan piramidat i dinin këto sekrete të frekuencës dhe energjisë. Ata i përdoren këto burime natyrore për të zhvilluar teknologjinë, dhe për të ndërmarrë ndërtimin e shkallëve të cilët ne nuk i kemi vënë re në ndonjë vend tjetër të botës” – thotë Dr. Osmanagiç. “Provat tregojnë qartë se piramidat janë ndërtuar duke tërhequr rrjetin e energjisë së Tokës, dhe se ato shërbenin si makina që furnizonin me energji dhe fuqinë e shërimit.”
Studiues të historisë së Lashtë në Shtetet e Bashkuara, kanë gjithashtu një lajm befasues mbi diçka të gjetur në skajet më të largëta të globit. Për shembull, zbulimi i Rockëall jashtë Dallas, Teksas, është vetëm një shembull se si ne jemi duke i rishqyrtuar misteret e lashta që zbulojnë shumë lidhje me të kaluarën tonë. Siti Teksan është një mur kompleks dhe i fuqishëm dhjetë milje në diametër ndërtuar mbi 20.000 vjet më parë dhe i mbuluar me dhe shtatë kate nën tokë. Pyetja është: kush e ka ndërtuar këtë strukturë dhe mbi të gjitha për ç’qëllim ka shërbyer; dhe, më e rëndësishmja, si mund të na ndihmojë zbulimet e reja nga këto civilizime të lashta, që ta kuptojnë më mirë të ardhmen tonë?
Gjurmët e reja të civilizimeve të lashta ose rizbulimet kanë ndezur një kuriozitet lidhur me origjinën e njeriut, siç tregohet nga zbulimet e kohëve të fundit në mediat kryesore. Në numrin e Nëntorit 2013 – National Geographic: 100 misteret më të mëdha të zbuluara nga Civilizimet e Lashta thotë: “Ndonjëherë kulturat kanë lënë pas mistere që i ngatërrojnë ata që vijnë pas tyre, prej menhir-eve te dorëshkrime koduara, tregojnë se të lashtët kanë pasur qëllime të thella.”
Shkencëtarë largpamës vazhdojë të ndjekin njohjen e së kaluarës sonë që është e dobishme për të përcaktuar një të ardhme më të mirë. Autori i njohur Michal Cremo, në librin e tij Forbidden – Arkeologji, teorizon se njohja më e thellë e Homo sapiens nuk është marrë parasysh ose është injoruar prej komunitetit shkencor, sepse ajo bie në kundërshtim me pikëpamjet e deritanishme në lidhje me origjinën e njeriut, që e cila nuk përputhet me paradigmën dominuese.

Gobekli Tepe

Rezultatet tregojnë qartë se qytetërime të tilla të avancuara të qenieve njerëzore në të gjithë botën ishin të pranishme në atë moment historik. Për shembull, Gobekli Tepe është e vendosur në lindje të Turqisë. Ai është një kompleks i madh i qarqeve të mëdha guri megalitik, me një rreze midis 10 deri 20 metra, shumë më të mëdha se ato të faqes njohur të Stonehenge në Britani. Gërmimet në Gobekli Tepe që filluan në vitin 1995, kanë pasur teste të karbonit radioaktiv, të cilat kanë zbuluar se struktura daton të paktën 11.600 vjet më parë. Arkeologu gjerman Klaus Schmidt i Institutit Arkeologjik Gjerman në Berlin, Gjermani, me Institutin e ArchaeoNova në Heidelberg, po në Gjermani, ka udhëhequr gërmimet në këto rajone parahistorike të megalitikut të zbuluara në Turqi.

Gërmimet në Gobekli Tepe
Gërmimet në Gobekli Tepe

“Gobekli Tepe është një nga vendet më interesante neolitike në botë,” thotë Dr. Klaus Schmidt. Por, siç shpjegon ai në një raport të fundit, për t’i kuptuar zbulimet e reja, arkeologët duhet të punojnë ngushtë me specialistë e feve krahasuese, me teoricienët e arkitekturës dhe të artit, me teoricienët e psikologjisë evolucioniste, me sociologët që përdorin teorinë e rrjeteve sociale,  dhe shumë të tjerë.
“Dhe kompleksiteti i historisë së hershme, komunitetet e mëdha të shlyera, rrjeti i tyre i gjerë dhe kuptimi i përbashkët i botës së tyre, ndoshta edhe fetë e para të organizuara përfaqësojnë simbolikën e tyre të kozmosit”, thekson Klaus Schmidt.
Përveç strukturave megalitike janë zbuluar edhe figura e skulptura, që përshkruajnë pamjen e kafshëve prehistorike, të tilla si dinosaurë dhe kafshë të tjera të egra. Prej kohës kur nisën gërmimet, në vitin 1995, katër nga këto rajone janë pastruar pjesërisht, por mendohet se janë ende edhe 50 rajone të fshehura nëntokë. Këto monolite të mëdha nëntokësore, shtatë metra i gjatë dhe 25 ton si peshë, në Gobekli Tepe ndodhet në zemër të asaj që ne e perceptojnë si origjina e civilizimit. Kjo u ofron studiuesve informacione të reja mbi historinë e vërtetë të Tokës dhe të qytetërimit tonë të lashtë.
“Qëllimi i hulumtimeve arkeologjik nuk është thjesht për të zbuluar të gjitha rajonet megalitike, por mbi të gjitha të përpiqemi të kuptojë qëllimet e tyre!” – thotë Schmidt.

Gdhendje ne piramida
Gdhendje ne piramida

Piramida boshnjake:

Dëshmia e qytetërimit të avancuar 30.000 vjet më parë

Tani është viti i tetë i gërmimeve në vendin e Piramidës boshnjake, e cila shtrihet mbi gjashtë kilometra katrorë të pellgut lumor Visoko, 40 km në veriperëndim të Sarajevës. E përbërë prej katër piramidave të lashta gati tre herë më të mëdha se Gizës, dhe një kompleks i madh tunelesh nëntokësore të vendosura në bazë të piramidës. Piramida qendrore ajo gjigande e Diellit është shumë e lartë, 420 metra dhe ka një masë në miliona ton, gjë që i bën piramidat e Bosnjes më të mëdhatë dhe më të vjetrat piramida të njohura në planet (ajo e Keopsit është e lartë ‘vetëm’ 146 metra). Dr. Osmanagiç e ka habitur gjithë komunitetin shkencor dhe arkeologjik me grumbullimin e informacionit prej një ekipi të përbashkët inxhinierësh, fizikantësh dhe studiuesish nga e gjithë bota, për të kryer kërkime të hapura dhe transparente në rajonin arkeologjik, për të  zbuluar natyrën e vërtetë dhe qëllimin e vërtetë të këtij kompleksi piramidal.
“Kjo është një kulturë panjohur ku na paraqitent artet dhe shkencat, shumë të përparuara, të afta për të krijuar struktura me të vërtetë të mëdha. Ne besojmë në këtë proces duke demonstruar një aftësi për të shfrytëzuar burimet e pastra të energjisë…” tha Tim Mun, i cili është bashkuar kohët e fundit ekipit të Osmanagiç.

Piramida Diell ne Bosnje
Piramida Diell ne Bosnje

Projekti arkeologjik na ka ofruar një tjetër zbulim të rëndësishëm të gjetur këtë vit në kompleksin e tuneleve nëntokësore, e njohur si Ravina (Përroi). Ndërsa eksploronin një tunel që të çon te Piramida e Diellit, ekipi ka nxjerrë në dritë disa gurë megalitikë. Në muajin gusht, një gur i madh i vlerësuar rreth 25.000 kg u zbulua rreth 400 metra në thellësi. “Bëhet fjalë për një gur masiv varrosur nën qindra e mijra ton materiale. Përveç kësaj, janë identifikuar edhe mure themeli përgjatë gjithë perimetrit të formuar nga blloqe prej guri të palatuar” – shton Tim Mun.
Sasi të mëdha të objektesh janë nxjerrë nga tunelet e këtij rajoni duke përfshirë portrete, piktura mbi gur, objekte arti si dhe një seri tekstesh të lashta dhe hieroglifesh të gdhendura në muret e tunelit.
Dr. Osmangiç thekson se ka ardhë koha për të ndarë lirisht këto njohuri të reja, në mënyrë që të mund ta kuptojmë dhe të mësojmë nga e kaluara jonë.
“Është koha për t’i hapur mendjet tona ndaj origjinës sonë të vërtetë. Misioni ynë është ta rindërtojmë më dashamirësi shkencën, me qëllim që ajo të përparojë si mundësi, por kjo kërkon një rrugë të qartë drejt njohurive të përbashkëta”.
Marrë nga http://misteriufo.newsbella.it
Përktheu dhe përshtati ne shqip Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.