back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Antologji – Dhimbje dhe Mall – “Në raft të librave kërkomë!” – nga Mark Simoni

Gazeta

Antologji me 90 Poezi - Mark Simoni
Antologji me 90 Poezi – Mark Simoni

Dhimbje dhe Mall – “Në raft të librave kërkomë!”

nga Mark Simoni

E si mund ta shprehë më bukur se me këto vargje, dëshirën e tij ndaj nesh, një shkrimtar qē nuk është më!? Se atje në raftet me libra është përherë ai, e gjejmë atje te letrat që shkroi, ndër libra e ka frymën, janë netët e tija të pagjuma, në ato letra janë historitë dhe frymëzimet që ka patur.
Vërtetë ata shkrimtarë kanë ikur nga kjo botë, por kanë lënë mbi tokë me qindra e qindra faqe me letërsinë e tyre të bukur, që vazhdon të na magjepsë, të na mrekullojë, të na trondisë. Kujtimi për to na bën të përmallshëm dhe nostalgjikë, të dhimbshëm dhe mirënjohës.
90 poetë dhe 90 poezi të këtyre autorëve, kam përzgjedhur e mbledhur unë në këtë Antologji, që do ta botoj këtë javë, edhe si një promemorje, përshpirtje të përkorë, në respekt të punës së tyre, si një mundësi për t’i kujtuar dhe vlerësuar sado pak.
Kjo Antologji shoqërohet nga një Parathënie e imja.

Ja autorët e përfshirë në këtë Antologji:

Abdullah Konushevci – Abdullah Tafa – Adem Zaplluzha – Agim Mato – Aleksandër Zaka – Ali Podrimja – Anton Pashku – Arben Duka – Arshi Pipa – Avni Mulaj – Azem Shkreli
Bardhyl Londo – Bashkim M. Gjoza – Basri Çapriqi – Betim Muço – Bilal Xhaferri – Bledi Llangozi
Demir Gjergji – Dhori Qiriazi – Din Mehmeti – Dodë Kaçaj – Drago Siliqi – Drita Çomo – Dritëro Agolli
FaslliI Haliti – Fatos Arapi – Fehmi Korça – Frederik Rreshpja
Genc Leka – Gëzim Medolli – Gjokë Beci
Havzi Nela – Ilir Belliu – Izet Shehu – Jamarbër Marko
Kapllan Resuli – Kasem Trebeshina – Klito Fundo – Koçi Petriti
Lasgush Poradeci -Lazër Radi – Leonard N. Kola – Lola Musliaj Agaj – Luigj Gurakuqi
Maku Pone – Martin Camaj – Meri Lalaj – Met Gjergji – Milianov Kallupi – Mit’hat Araniti – Mitrush Kuteli – Moikom Zeqo – Musine Kokalari
Ndoc Gjetja – Nehat S. Hoxha – Nexhat Hakiu – Novruz Xh. Shehu
Pano Taçi – Pashko Gjeçi – Perikli Jorgoni – Petraq Kolevica – Petrit Ruka – Pirro Kuqi – Pirro Minguli
Qazim Shemaj – Qemal Draçini – Ramadan Musliu
Sejfulla Malëshova – Shefki Karadaku – Simon Vrusho – Skënder Temali – Sokol Olldashi
Teodor Keko – Teodor Laço – Trifon Xhagjika
Uran Kostreci – Vasil Tabaku – Vath Koreshi – Vehbi Skënderi – Vera Isaku – Vexhi Buharaja – Viktor Qurku – Vilson Blloshmi – Vladimir Toroveci – Vorea Ujko
Xhevdet Bajraj – Ylli Xhaferri – Zef Zorba – Zoi Dashi – Zyhdi Morava

.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.