
Anna Comnena – Historiania e parë femër
përgaditi Saimir Kadiu
Anna Comnena (1083 -1153),
Princesha e Bizantit, e bija e Alexius I Comnenus,
perandorit bizantin dhe Irene Doukaina
si dhe bashkëshortja e Nikephoros Bryennoise të Riut.
Si vajzë e një perandori bizantin, Anna ishte e arsimuar mirë në astronomi, mjekësi, histori, çështje ushtarake, histori, gjeografi dhe matematikë.
Babai i saj e vendosi atë në krye të spitalit të madh që ai ndërtoi në vitin 1096, me 10.000 shtretër për pacientët dhe jetimët, ku ajo jepte edhe leksione për mjekësinë.
Ajo konsiderohej eksperte për reumatizmën, duke trajtuar të atin gjatë sëmundjes së tij të fundit.
Anna ishte fëmija më i madh dhe duhej të ishte e para në radhë.
Pasi babai i saj u sëmur nga reumatizma në 1112, dhe nuk mund të ecte gjatë, ai ia dorëzoi qeverinë civile nënës së saj Irenës e cila miratoi të drejtën e vajzës së saj për fron.
Anna dhe bashkëshorti i saj Cezar Nikephoros Bryennios, bir i një familjeje aristokrate që kishte kontestuar fronin përpara hipjes së Aleksit I, mendonin se froni do të ishte i tyre.
Ndërsa Alexius ishte në shtratin e vdekjes, vëllai i saj thuhet se mori unazën e perandorit, duke deklaruar të drejtën e tij për fron.
Anna dhe nëna e saj u përpoqën ta sfidonin pasardhësin, por dështuan.
Gjatë funeralit të babait të saj pati një tentativë për të vrarë vëllanë e saj Gjonin, por pa sukses.
Anna e “pagoi” duke humbur pronat e saj.
Pas vdekjes së të shoqit në vitin 1137, ajo hyri në manastirin e Kecharitomene në Konstandinopojë, që ishte themeluar nga nëna e saj, duke jetuar atje deri në vdekjen e saj në 1153 duke u bërë murgeshë vetëm në shtratin e vdekjes.
Gjatë viteve të saj në manastir në izolim ajo studioi histori dhe filozofi, duke mbajtur edhe tubime intelektuale.
Në vitin 1148, Anna filloi të shkruante librin e saj me 15 vëllime, “Aleksiada”, i cili filloi nga i shoqi dhe konsiderohet vepra më e arrirë e shkruar nga një grua para Rilindjes, megjithëse ndoqi konventat dhe formulat e lashta dhe u mbështet tek Iliada dhe Odisea.
Shkrimet e saj historike përfshijnë mbretërimin e babait të saj dhe janë burimi kryesor i historisë politike bizantine, duke përfshirë Kryqëzatën e Parë, duke ofruar reagimin bizantin ndaj kryqëzatës dhe krijimin e mbretërisë latine të Jeruzalemit.
Ajo ishte historiania e parë femër në botë që shkruante për çeshtje ushtarake, fetare, mjekësore dhe astronomike dhe luajti një rol kyç në ringjalljen e studimeve Aristoteliane.
Bashkëkohësit e saj si peshkopi i Efesit Georgios Tornikes e konsideronin Anën si një person që kishte arritur “majat më të larta të urtësisë, si laike ashtu edhe hyjnore”.
Marrë nga Muri i Fb Saimir Kadiu, 20 maj 2025