back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Ambasadorja Yuri Kim përjeton dramën e motrës beqareshë Sano të diktatorit Enver Hoxha – nga Kastriot Myftaraj

Gazeta

Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj

Ambasadorja Yuri Kim përjeton dramën e motrës beqareshë Sano

të diktatorit Enver Hoxha

nga Kastriot Myftaraj 

Diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha kishte një motër që i mbeti pa martuar, Sanijen e famshme që e thërrisnin Sano. 
Enver Hoxha në librin e tij me kujtime “Kur lindi Partia” jep një shpjegim edhe për atë se përse mbeti pa martuar motra e tij Sanoja.
Kur po themelonim partinë, thotë Enver Hoxha, donim të hynim në lidhje me parti komuniste të huaja që të merrnim këshilla prej tyre. Menduam për Partinë Komuniste Italiane. Dërguan Koço Tashkon në Itali dhe për këtë i dhamë paratë që kishte mbledhur familja ime për pajën e Sanos. Koçoja i shpenzoi paratë dhe nuk e bëri detyrën. Kështu Sanoja mbeti pa martuar, – thotë Enveri, për faj të Koços, – i cili kaloi njëzet e ca vjet në burgje dhe internime me sa duket për fajin kryesor se hëngri pajën e Sanos! 
Por tre vjet pas themelimit të partisë Enver Hoxha mori pushtetin dhe mund t’i bënte shumë më tepër se pajë Sanos se ç’i hëngri Koçoja, nëse ia hëngri vërtet. Problemi ishte se askush nuk pranonte që ta merrte Sanon për grua me gjithë privilegjet që do të kishte ai që do të pranonte.
Sanoja kishte dëshirë që të përjetonte atë përrallën në të cilën një princ i bukur martohet me një bretkosë dhe pastaj në shtrat ajo shndërrohej në një vajzë me bukuri magjike. Dhe pastaj merret me mend se çfarë ndodhte natën në shtrat mes princit dhe vajzës.
Por nuk ka përralla ku bretkosa mbetet bretkosë edhe kur princi i bukur e çon në shtrat dhe ai të ketë marrëdhënie seksuale me të. Prandaj e shkreta Sano mbeti pa martuar.
Të njëjtën dramë si të Sanos përjeton edhe Yuri Kim.
Ambasadorja Yuri Kim nëse do mund të marrë me një ligj kushtetues statusin e Kim Kardashian në Shqipëri, me votat e përbashkëta të PS të Ramës dhe PD të Bashës, por këta nuk ia përmbushin dot dëshirën që të përjetojë atë përrallën ku bretkosa shndërrohet në vajzë të bukur në shtrat para princit dhe shijon kalon natën me të.
Disa gjëra janë të pamundura edhe për përfaqësuesen e plotfuqishme të superfuqisë dhe për shërbëtorët e saj të bindur vendas.
Amerika mund të dërgojë Lulzim Bashën edhe në Hënë por nuk mund ta bëjë lider që fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin. 
Amerika mund ta dërgojë Edi Ramën edhe në Hënë por nuk mund ta bëjë atë një kryeministër të përgjegjshëm të aftë për të qeverisur Shqipërinë.
Zonja Kim mund të ngushëllohet me atë se fatin e Sanos e ka pasur më parë edhe një paraardhëse ambasadore amerikane, Mariza Lino, një tjetër “Sano” amerikane.

Marre nga muri i fb i Kastriot Myftarajt, 5 tetor 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.