back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

ALICE MUNRO – Nobeli i Letërsisë 2013

Gazeta

Alice Munro - Nobeli i Letërsisë 2013
Alice Munro – Nobeli i Letërsisë 2013

Alice Munro – Nobeli i Letërsisë 2013

Përgatiti Aida Campbell

“Një histori nuk është si një rrugë për t’u ndjekur…
është më shumë si një shtëpi.
Ju hyni brenda dhe qëndroni atje për një kohë,
përqark, para, mbrapa dhe ju ndaleni atje ku ju pëlqen
dhe zbuloni se si dhoma dhe koridori lidhen me njëri-tjetrin,
se si bota jashtë shihet ndryshe nga këto dritare…
dhe ju, vizitues – lexues, keni pësuar ndryshime duke qenë në këtë hapësirë të mbyllur…
Nëse ajo është e mjaftueshme ose e plotë,
me kthesa të shtrembëta, ose e mobiluar mirë.
Ju mund të riktheheni përsëri te kjo shtëpi, dhe historitë që kjo shtëpi përmban,
janë gjithmonë më të shumta se ato që verejtët në vizitën e parë.
Gjithashtu kjo shtëpi ka një ndjenjë të guximshme brenda vetvetes,
pse, është e ndërtuar nga nevojshmeria, dhe jo thjesht për strehim ose argëtim…!”
Alice Munro

Alice Munro e re
Alice Munro e re

Kush është Alice Munro…

në moshën 82, me një karrierë ndërkombëtare pothuaj 60 vjeçare, ajo fiton çmimin Nobel të Letërsisë 2013. Akademia Suedeze vlerësimin e saj për Munron nënvizoi faktin “Mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor”. Me fitimin e këtij çmimi prestigjioz, Alice Munro është jo vetëm e para grua autore kanadeze që fiton një çmim të tillë, por edhe e vetmja autore e bazuar në Kanada.
Munro ka lindur me 10 Korrik të 1931, në ëingham, Ontario, Canadaë. E rritur në një periudhë ku prindët e saj, Robert Eric Laidlaë dhe Anne Clarke Laidlaë kalonin një situatë të vështirë financiare, ku ju mungonin jo vetëm të ardhurat, por edhe koha që t’u ofronin fëëijëve të tyre një jetë të përshtatshme. Munro u rrit në një kohë ku ishte mjaft normale përdorimi i dhunës te fëmijët, gjë që ndihmonte në disiplinimin e tyre. Në një kohë kur “vendi” i një gruaje ishte në shtëpi. Në një kohë kur seksualiteti ishte armiku dhe pretendimet nga femrat ishin që ato të ishin të moralishme dhe fetarisht puritane. Munro qe një fëmijë jashtëzakonisht rebele… ajo ishte shumë larg “një zonje të zakonshme”, gjë që prindët e saj pretendonit që ajo të ishte!! Kjo ishte një zhgënjim i madh për nënën e saj dhe kjo krijonte vazhdimisht një konflikt mes tyre! Munro gjithmonë e konsideronte nënën si një figurë kryesore në jetën e saj, sepse jeta e saj ishte e trishtuar dhe e padrejtë dhe ajo gjithmonë përpiqej për ta bërë Munronë një vajzë të bindur shtëpiake.
Munro u dha mbas leximeve dhe shkrimeve si njëlloj arratisje nga ajo jetë e vështirë. Në moshën 11 vjeçare, Munro dëshironte të ishte shkrimtare dhe ajo kurrë nuk bëri kompromis me dëshirën e saj.
Kjo vajzë rebele nuk ishte ndryshe vetëm me rregullat e jetës por gjithashtu edhe në shkrimet e saj. E njohur për shkeljet e disiplinës së tregimeve të shkurta dhe romaneve, Munro pa ndonjë ndërprerje dhe në një mënyrë disi të çuditshme, vazhdimisht i shkruante historitë sipas mënyrës se si ajo i shihte të arsyeshme dhe të vlefshme për lexuesit e saj. ..
Ndërsa po kryente studimet në Universitetin e ëestern Ontario, nën një bursë dyvjeçare, Munro botoi tregimin e saj të parë “Dimensionet e një Hije”, në vitin 1950. Gjatë kësaj kohe, Munro u njoh me burrin e saj, James Munro dhe u vendosën me shtëpi në Vankuver, ku u lindën tri vajzat e tyre, Sheila, Catherine dhe Jenny. Në vitin 1963, Munro dhe bashkshorti i saj blejnë një shtëpi në qytetin Viktoria dhe hapin një librari “Librat e Munros”, e cila u bë e njohur si një nga libraritë më madhështore në Kanada!
Munro, e cila shumë herë është referuar nga të tjerë si. Çehovja kanadeze (veprat e të cilit Munro i admiron) është kryesisht e njohur për shkrimet  e saj të shkurta. Tregimet e saj janë të bazuara në qytete të vogla ku ajo zbulunte paqartësitë dhe të vërtetat e thella në marrëdhëniet njerëzore. Munro shkruan rreth gjërave që ndoshta autorët e tjerë nuk do t’i kishin konsideruar të një interesi të mjaftueshëm. Tregimet e saj janë të jashtëzakonshme për njerëzit e zakonshëm dhe i shkruan në një mënyrë që mbeten të paharrueshme nga lexuesit dhe pothuajse të gjithë mund të kenë një lidhje me historitë e saj në një periudhë të jetës së tyre.
Libri i saj i parë, “Vallëzim me Hijet e Gëzuara”, fitoi Çmimin e Përgjithshëm të Governatorit Letrar në vitin 1968. Munro fitoi të njëjtin Çmim në vitin 1978, për “Kush Mendoni se Jeni” dhe në 1986 për librin, “Përparimet e Dashurise”. Munro gjithashtu ka fituar dy herë Çmimin më prestigjioz letrar të Kanadasë me librat e saj “Dashuria e një Gruaje të Mirë” ne 1998 dhe “I Arratisuri” në 2004.

Alice Munro 2009
Alice Munro 2009

Kjo është ajo që ndodh
E vini atë larg për një kohë të shkurtë,
dhe tani dhe perseri
ju shikoni në dollap,
për diçka tjetër
dhe të ju kujtohet
dhe ju mendoni, së shpejti.
Pastaj bëhet
diçka që është vetëm
atje, në dollap,
dhe gjëra të tjera
e bllokojnë përpara
mbi të e kudo
dhe më në fund ju nuk
mendoni fare për atë
Gjëja që ishte mv e vlefshme. Ju nuk
mendoni për atë. Një humbje
që nuk mund ta kishit parashikuar
në një kohë, dhe tani ajo
bëhet diçka
që ju mezi mund ta mbani mend
Kjo është ajo që ndodh…
Alice Munro, “I Arratisuri”

Disa nga shkrimet e saj më të njohura janë “Jetët e Vajzave dhe të Grave”, historia e një vajze të re, e rritur në një fshat në Ontario, gjatë viteve 1940 dhe ballafaqimi i saj me jetën në vitet e adoleshencës. Gjithashtun një nga shkrimet e saj të shkurta është “Arushi kaloj mbi Malet”, ku tregohet për një çift të moshuar që ndeshet me pabesitë e jetës, në fillim burri në të kaluaren dhe tani gruaja, e cila ka humbur kujtesën e saj dhe ka rënë në dashuri me një person tjetër të cilin ajo e njohu në shtëpinë e të moshuarve ku ajo tani jeton.
Në tregimet e fundin në 2012, “E Dashur Jetë”, Munro u mbështet në kujtimet e  jetës së saj. “Me moshën kujtimet bëhen më të gjalla, veçanërisht ato të largtat… Nëse do të shkruash seriozisht në lidhje me prindët tuaj, fëmijërinë tuaj, duhet të jeshë mjaft e sinqertë, dhe të mendohesh çfarë ndodhi në realitet, dhe jo çfarë thjeshtë kujtesa jote dëshiron të kujtojë” (intervist e Alice Munro -2013, me Lisa Awamo). Këto tregimet janë edhe shkrimet e saj të fundit.

“Gjëja kryesore është të jeshë i lumtur”, tha ai. “Pa marrë parasysh se çfarë. Vetëm përpiqu. Ti mundesh. Bëhet gjithnji dhe më e lehtë. S’ka asgjë të bëjë me rrethanat. Nuk do ta besosh se sa mirë është. Prano gjithçka dhe pastaj zhduket tragjedia. Ose tragjedia lehtësohet, gjithsesi, ti je vetëm atje, duke shkuar së bashku lehtësisht nëpër botë… “
Alice Munro, E Dashur Jete: Historitë.
Me gjithë popullaritetin e saj të gjerë dhe një listë të çmimeve letrare dhënë gjatë katër dekadave të kaluara, Munro, 82 vjeçe, mbetet po aq e thjeshtë dhe modeste ashtu si personazhet që ajo zgjedh në koleksionet e saj të tregimeve të shkurta.

Botimet e Alice Munro-s

Vallëzim me Hijet e Gëzuara – 1968
Jetët e Vajzave dhe Grave – 1971
Diçka që Kam Dashur të Tregoj Ty – 1974
Kush Mendoni se ju jeni – 1978
Hënave të Jupiterit – 1982
Progresi i Dashurisë – 1986
Miqte e Rinisë Sime – 1990
Sekreta të Hapura – 1994
Dashuria e një Gruaje të Mirë – 1998
I Arratisuri – 2004
Pamja nga Kështjella shkëmb – 2006
Lumtumira të Shumta – 2009
E Dashur Jetë – 2012

Alice Munro
Alice Munro

Çmimet e Alice Munro:

Çmimin e Përgjithshëm të Governatorit Letrar (1968, 1978, 1986)
Cmimin Libërshitës Kanades  për  “Jetët e Vajzave dhe the Grave” – 1971
Çmimin Man Booker (U.K.) – 1980 për “Pastrusja Lypsare”
Çmimin Marian Engel – 1986
Çmimin Libri Trillium -1991 për “Miqtë e Rinisë Sime”
Çmimin Libri Trillim – 1999 për “Dashuria e një Gruajte të mirë”
Çmimin Letrar W.H. Smith – 1995, (UK) për “Sekrete të Hapura”
Çmimin PEN/Malamud për Përsosmëri në shkrime të shkurta.
Çmimin Kombëtar i Rrethit të Kritikëve – 1998, U.S për “Dashuria e një Gruaje të Mire”
Çmimin Giller – 1998
Çmimin Giller – 2004
Çmimin Rea për shkrimet e shkurta – 2001 (Çmim i dhënë shkrimtarëve amerikanë ose kanadezë)
Çmimin O’Henry 2006
Çmimin O’Henry 2008
Çmimin Ma Booker Kombëtar (U.K) – 2009
Çmimin Letrar Kanada-Australia
Çmimin Pasuria e Përbashkët e Shkrimtarëve Rajonalë për Kanada dhe Karaibet

Aida Campbell
Aida Campbell

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

  1. Edhe pse shumë kritikë ose jo, e kanë cilësuar Munro (edhe pse me dashamirësi) si një version femëror i Raymond Carver, unë mendoj se ajo ka krijuar markën e saj personale të tregimit të shkurtër që patjetër është bërë pjesë e piramidës së traditës në këtë gjini sa delikate po edhe aq të vështirë. Mbase nuk mund të thuhet se Munro e ka revolucionarizuar mënyrën e të shkruarit të tregimit, por mund të them me siguri se ka ridimensionuar atë, ka hedhur poshtë procese, klishe dhe ka rindërtuar të tjera, falë punës dhe këmbënguljes së vazhdueshme, falë dashurisë për tregimin. Sikurse thotë edhe Franzen (po e citoj gjithë qejf kur është fjala për këtë autore të mrekullueshme) “Munro është njëri nga të paktët emra që më vjen në mend, kur mendoj se letërsia është besimi (fetar) i imi!”.

  2. Faleminderit Noni…
    Nëse do t’ju thoja të vërtetën, kjo më ka emocionuar mjaft, por gjithashtu më ka habitur. E para sepse nuk mendoja se një shkrim i tillë ishte i atij niveli të merituar për një sit të tillë. Dhe nuk mendoj aspak se arsyeja ka qenë vetëm shkrimi. Zoti Radi, duhet falenderuar jo vetëm për vendin që i rezervoi kësaj pune modeste (edhe pse me gabime ortografike, apo përdorimi i disa fjalëve me të njëjtin kuptim, o përsëritja e fjalëve, etj), por ai ka vlersuar guximin tim, kurajon, ambicjen, po edhe dëshirën, përkushtimin dhe koherencën time, duke e vënë emrin tim krahas një personaliteti të letërsisë botërore në sitin e tij. Sepse duke më inkurajuar mua, një person që pothuaj është rritur plotësisht tek një gjuhë tjetër, (nuk ishte fort e lehtë diçka e tillë), ai më dha mundësinë të besoj në vetvete, sepse si duket, ai gjithmonë shikon tek njerzit më shumë se njerzit janë në gjendje të shikojnë tek vetja e tyre… Prandaj më duhet ta falenderoj përzemërsisht Zotin Radi.

  3. Përgëzime e dashur Aidë,
    Meriton shumë like…!! Në thellësi të shpirtit tënd, fsheh mjaft talent dhe unë pres me padurim të shikoj dhe shkrime të tjera informative dhe të vlefshme si ky, që do t’na jenë mjaft të dobishëm! Më gëzon edhe fakti që u bërë pjestare e këtij siti që bën një punë mjaft cilësore në çdo aspekt, në veçanti në fushën e informimit dhe kulturës!!
    Urime mikja ime…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.