back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Aktiviteti letrar e publicistik i Shpend Sollaku Noé.

Gazeta

Shpend Sallaku - Noé
Shpend Sollaku – Noé

Aktiviteti letrar e publicistik i Shpend Sollaku Noé.

Vitae Shpend Sollaku – Noe

Shpend Sollaku – Noé; lindi më 3 prill të vitit 1957, në Lushnje nga një famil­je beratase, transferuar në Myzeqe për arësye politike. Është diplomuar në gjuhë e letërsi. Ka punuar si arsimtar në Çermë dhe gjimnazet e Lushnjes dhe më pas si themelues, drejtues dhe gazetar i gazetave të opozitës Ora e fjalës dhe Republika.
Ai ka qenë ndër pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ndër the­meleuesit e Partisë Demokratike e asaj Republikane. Që nga viti 1992 je­ton si azilant politik në Itali, ku ka punuar për gazeta e televi­zione të ndryshme italiane e amerikane. Ka shtetësi të dyfishtë shqiptaro-italiane.
Shpend Sollaku – Noé është aktiv edhe si përkthyes, veçanërisht nga shqip­ja, italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkëpu­nimi me shumë revista letrare ndërkombëtare. Veprat e tij deri tani janë përkthyer në 21 gjuhë kryesore dhe janë shitur në rreth njëqind vende të botës. Për t’u shënuar veprimtaria në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, sidomos të emigrantëve dhe në veçanti të të burgosurve dhe të azilantëve politikë.

Poeti Shpend Sollaku në fund të viteve '70
Poeti Shpend Sollaku në fund të viteve ’70

Li­brat e tij të fundit: Abysses-Voragini, Barcodes-Codici a Barre, si dhe Antologitë në shqip, italisht, frëng­jisht, spanjisht e anglisht, të botuar në SHBA, kanë arritur të kenë një prestigj ndërkombëtar.
Sapo ka botuar me sukses në Itali (Romë) romanin “Il confine della nebbia”, (Kufiri i mjegullës), ambientuar në Beratin e viteve ’80 e ’90.
Shpend Sollaku – Noé ka nisur të shkruajë që në fëmijëri e të bo­tojë që në moshën 14 vjeçare, në gazetat Shkëndia, Drita dhe Zëri i rinisë si dhe në revistën Nëntori.

Shpend Sollaku - Noe "Confine della Nebia"
Shpend Sollaku – Noe “Confine della Nebia”

Midis librave kryesore të tij përmenden:

Mëzat e kaltër – Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1987;
Il regno del proibito – Itali 1995;
Applaudire Caligola – Firence, Itali 1997;
Un posto a piedi per Galilea – Raguza, Itali 1999-2000;
La Colombia dei Balcani – prozë investigative, Itali 1994;
Il secolo breve – prozë investigative, Itali 1994;
Abysses – Voragini – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2009;
Barcodes-Codici a Barre – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2010;
Piramidi in frantumi – antologji, italisht, SHBA 2011;
Es hora de andar Sócrates – antologji, spanji­sht, SHBA 2011;
Se réveiller au fond du précipice – antologji, frëgjisht, SHBA 2011;
Pantheon in Blackout – antologji, anglisht, SHBA 2012;
Atdheu i tjetrit – shqip, antologji, SHBA 2011;
Il confine della nebbia – roman, italisht, Romë, Itali 2012.

Shpend Sollaku - Noe "Abysses-Voragini"
Shpend Sollaku – Noe “Abysses-Voragini”

Ka bashkëpunuar ndër të tjera me këto organe shqiptare e të hua­ja:

“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandina­vian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Cio­ciaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione”, “Gazetta di Parma”, “Il tem­po”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Obser­ver”, “Dielli – The Sun”, “Fenix”, “VOA”, “Elite”, “Standart” etj

Shpen Sollaku - Noe "Barcodes - Codici a Barre"
Shpend Sollaku – Noe “Barcodes – Codici a Barre”

Citime rreth veprës së Shpend Sollaku Noè-së:

“Vepra e Sh.S. Noè-së mund të përfshihet e gjitha në fillin e zi të traditës europiane që shkon nga Marionettetheater i Kleistit tek Teatro della crudeltà të Artaudit e më tej. Kjo vepër mund të radhitet, madje në më­nyrë të ndryshme, me krijimtarinë e një brezi të tërë poetësh (Brodskij, Milosz, Herbert, Kancev), të cilët, ashtu si Noè u shtërnguan të braktisin atdhetë që nuk mund të shuanin etjen e tyre për liri…”
C. Cottardi, C. Diddi, Presi­dentë Kombëtarë të Amnesty In­ternational, Romë, prill 1995.

“Një pëzierje eksplozive akuzash, sarkazmash e sulmesh ndaj atij që ai (Noè) e quan komunizëm i maskuar… Mund të duket subjekti i një roma­ni të Kunderas o Grossmanit, por ankthi i realitetit kthehet në dramë nje­rëzore me fjalët e këtij autori…”
Gazzeta di Parma, qershor 1992.

“Një intelektual i huaj i trapiantuar me sukses në Itali…”
Il Messaggero, janar 1996.

“Një penë therëse që shkruan në një italishte perfekte…”
“Alto Adige”, shkurt 1996.

Drejtuesit e "Orës së Fjalës" - Sallaku, Hajdari, Greca
Drejtuesit e gazetes “Orës së Fjalës” – Sollaku, Hajdari, Greca

“I aftë të shkrijë formulat e ndërtuara nga tradita, i aftë të revizio­nojë bo­tën e domethënieve…”
Firenze Libri, 1997.

“Një shkrimtar që ka brenda vullkanin; një art për të cilin do të flitet gja­të…”
Attilio Bertolucci, poet, 1999.

“Shpend Sollaku Noé është një intelektual i madh poliedrik…”
Floriana Gavazzi, gazetare RAI, Radio Due, 2002.

“Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambien­tet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i le­trave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kultu­rale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guxim­shëm, kurioz nga instikti, inte­ligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë le­trare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, kafshuese, mal­lëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse…”
Stelvio Mestrovich Wotninsky, shkrimtar, poet e kritik, 2010; nga parathënia e librit “Abys­ses-Voragini”.

Shpend Sollaku - Noé "Atdheu i tjetrit"
Shpend Sollaku – Noé “Atdheu i tjetrit”

“Mare Nostrum: një poemë thellësisht njerëzore, e regjur në dhimbje, ankth, rebelim…”
Paolo Chiozzi, Universiteti i Firences.

“Kurrë sʼkam lexuar një poemë kaq të bukur, por ngjethëse; kaq të ngje­shur me lirizëm, por të hidhur dhe plot helm; kaq të vërtetë, saqë të vjen të rilexosh, menjëherë pas kësaj, Shkrimet e Shejnta; kaq të përditshme, saqë të vjen të kesh nostalgji për të kaluarën; kaq shpue­se e therëse saqë të vjen të veshësh dorashka para se tʼa shfletosh…”
Stelvio Mestrovich Wotninsky, 2010, nga parathënia e librit “Bar­kodë”.

“…Nuk rrodhi kurrë gjak i mirë midis meje e sovranëve… Autori i këtyre vargjeve, Shpend Sollaku Noé, shkruan një poesi civile, me retrospektiva në histori e mitologji, por për tʼu kthyer gjithmonë në bashkëkohoren dhe problemet e sotme të një bote të populluar nga ti­ranë, xhelatë, banka të kthyera në perëndi… Në qendër të veprës së tij është raporti midis fuqiplo­tëve dhe individit, midis fuqiplotëve e in­telektualit…”.

Shpend Sollaku- Noe, Faslli Haliti dhe rrethi letrar ne Cerme
Shpend Sollaku – Noe, Faslli Haliti dhe rrethi i tij letrar ne Cerme

Marco Rizza, “Alto Adige”, Tetor 2010.

“Romani Kufiri i mjegullës i Shpend Sollaku -Noé-së, shkrimtar, poet e përkthyes shqiptar, alternon momente të ashpra e ironikë. Një tension i fortë udhëheq lexuesin nëpërmjet historisë së beratasve Oresti që gërshe­tohet mjeshtërisht me ngjarjet e mëdha historike…”
Franz Giordano, RAI, qershor 2012.

“Vepra e Shpend Sollaku Noé-së, renditet për­krah le­tërsisë europiane që në dhjetë vjetët e fundit ka përmbledhur dëshmi me vlera absolute nga veprat e Marai, Pahor, Bettizza, Brod­skij e Herta My­ler. Në faqet e shqetësuara e të rrjedhshme të prozës së tij Shpend Sollaku Noé prek, me një stil të magjishëm, arësyet më të thella të humanizmit e të shpirtit dhe këtu romani i tij arrin një frymëmarrje të jashtëzakonsh­me.”
Giuseppe Marchetti, kritik letrar, Gazetta di Parma,2013.

Faqe zyrtare e autorit: www.shsnoe.com

4 janar 2015
(përgatitur nga redaksia për librin e ardhshëm në shqip)

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Kam lexuar të gjitha shkrimet dhe statuset që publikon herëpashere Shpendi, pasi librat që ka shkruar nuk ka qenë e mundur që ti kem!
    Në këtë shkrim Jozefi ka bërë një përmbledhje të kujdesshme të asaj çka është Shpendi dhe të asaj që ka shkruar. Nje shkrim kompleks me shumë dimensione. Pikërisht ky është dhe mendimi im personal për Shpend Sollakun:
    Një njeri shumëdimensional!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.