
Ahmet Zogu, Mbret i Shqiptarëve (8 tetor 1895 – 9 prill 1961)
nga Kristaq Jorgo – Nderim, Kujtesë, Krahasim… në 130-vjetori i lindjes
Mjafton të sjellësh ndërmend:
– gjendjen e mjerimit mesjetar që trashëgoi Shqipëria deri në 1920-ën e më tej,
– bashkë me situatën krejt të kundërfavorshme gjeopolitike në të cilën u ndodh në vitet 20′-30′ të shekullit të kaluar,
– detyrat tmerrësisht të shumta e të vështira që duhet të zgjidheshin
– dhe veprimtarinë e kontributet e Ahmet Zogut në ato kushte si themelues real i shtetit shqiptar,
– e pastaj t’i krahasosh gjithë këto me situatën gjeopolitike ideale të Shqipërisë pas 1990-ës
– e me katrahurën që i shkaktuan asaj ‘idealistët’ e kësaj epoke,
për t’i dhënë të drejtë historianit amerikan Bernd Fischer se: “Mbreti Zog ishte disa kokë më lart në aftësi drejtimi se gjithë pjesëtarët e elitës politike të kohës së vet…”
Dhe po aq më lart do të kishte qenë mbi drejtuesit e kohë sonë Varianti Modern i Ahmet Zogut, sikur Shqipëria ta kishte pasur fatin pas 1990-ës të udhëhiqej nga një talent politik e një burrë shteti i kalibrit të tij.
Por, nga ana tjetër, le të mos harrojmë se në epokën e udhëheqjes së Presidentit e më pas të Mbretit Zog, brenda një harku kohor aq të shkurtër, pjesërisht edhe për meritë të Tij, Shqipërinë e bekoi elita më e ndritur që Ajo ka pasur ndonjëherë përgjatë gjithë historisë së vet shekullore.
Marrë nga Muri i FB Kristaq Jorgo, 8 tetor 2025